Dushkaja shumë shpejtë do të furnizohet nga KRU Gjakova

Sot Kryeshefi Ekzekutiv z. Ismet Ahmeti së bashku me menaxhmentin ftuan në takim Përfaqësues të fshatrave: Shqiponjë, Gërgoc, Kralan, Zhabel dhe Bardhaniq.

Temë e diskutimit ishte finalizimi i punëve në Projektin e Dushkajës. Projekt ky i financuar nga CDI, Kuvendi Komunal i Gjakovës dhe KRU Gjakova.

Kryeshefi Ekzekutiv ju tha përfaqësuesve që do të ju ndihmojë maximalisht në finalizimin e punimeve për kyqjen e rreth 600 shtëpive të këtyre fshatrave.

Por duhet edhe angazhimi i vetë komunitetit që të marrin përsipër përgjegjësitë që ju takojnë. Në një diskutim të hapur dhe shumë miqësor të gjithë u shprehën të lumtur për këtë të mirë të madhe dhe shumë të nevojshme që do ti ndodhë Dushkajës për një kohë shumë të afërt. /K.R.U Gjakova/

Po bëhet renovimi i Fabrikës së Vjetër

Pas përfundimit të ndërtimit të Fabrikës së Re të përpunimit të ujit, po bëhet renovimi i Fabrikës së Vjetër.

Do të ndërrohen gypat e asbestit, latat për sendimentim - flokulim, pllakat e filtrave, dyshemeja, izolimi dhe korigjimi i mureve dhe lyerja komplete e objektit.

Njoftim

Sektori i Shitjes njofton të gjithë Konsumatorët që kanë mbi 200.00 Euro borxh të vijnë deri me datën 31.08.2018   dhe të paguajnë një pjesë të  borxhit ndërsa pjesën tjetër ta riprogramojnë.

Në të kundërten jemi të detyruar që pas datës 31.08.2018  ti dërgojmë  tek Përmbaruesi Privat.

Lusim konsumatorët që të vijnë dhe të paraqiten në Kompani.

U lëshua në fazën e testimit fabrika e re Faza II

Pikërishtë sot para 33 viteve, u lëshua në funksion furnizimi me ujë i Komunës së Gjakovës, nga Liqeni i Radoniqit dhe fabrikes Faza I.

Por edhe sot me datë: 15.08.2018, u lëshua në fazën e testimit fabrika e re Faza II, e cila ka kapacitet + 500l/sec.

Me dy kapacitetet, KRU “Gjakova”, do të ketë prodhim 1000 l/sec, ku mendohet në zgjerimin e zones së shërbimit, me ujë cilësor dhe furnizim 24 orë në ditë.

Zyrtarisht në fund të muajit Shtator 2018, pritet inaugurimi zyrtar i dy fazave të prodhimit, falë angazhimit të palodhur të Kryeshefit Ekzekutiv z.Ismet Ahmeti dhe menaxhmentit të Kompanisë.

Me respekt, K.R.U Gjakova.

Falenderime për Qeverinë e Kosovës dhe Ministrin Lluka

Pas zotimit të ministrit Valdrin Lluka për shtyrjen përpara të çështjes se gypave, është aprovuar projekti “Ndrrimi i gypave të Azbest – Cimentos” për K.R.U Gjakova.

Ne si kompani duam ta falenderojmë Qeverinë e Kosovës si dhe Ministrin Valdrin Lluka, për mbështetjen e dhënë për këtë qështje shumë të rëndësishme dhe shpresojmë edhe për bashkëpunime tjera në të ardhmen.

Vlera e projektit është: 5.572.734,10 €

Me respekt Kryeshefi Ekzekutiv, z.Ismet Ahmeti, K.R.U Gjakova.