Një rezyme mbi aktivitetet e KRU “Gjakova” , gatë vitit 2023!
Një rezyme mbi aktivitetet e KRU "Gjakova", gatë vitit 2023!
KRU – GJAKOVA gjatë vitit 2023 ka pasur aktivitet dhe punë tepër dinamike për realizimin e objektivave dhe planeve të planifikuara e të pa planifikuara . Prodhimi i ujit të pijes , faturimi i ujit, mirëmbajtja teknike, investimet, rrjedhja e parasë dhe shpenzimet kan qenë puna dhe aktivitete që Kompania ka realizuar.
Mobilizimi i Menaxhmentit dhe Bordit, shpërndarja e përgjegjësive dhe inkuadrimi i drejtpërdrejtë e i plotë në vendimmarrje karakterizon frymën e njerëzve profesional në Kompani kët vit, së bashku me Sekretarinë, administratën dhe personelin , Departamentin e Financave, Drejtorin Komercial me menaxhmentin dhe Shefin e Shitjes , Drejtorin Teknik me Menaxherët e Planifikimit dhe Zhvillimit, Mirëmbajtjes dhe Operimit, furnizimit me ujë dhe ITUN-it si dhe menaxherët e njësive tona në Rahovec e Prizren.
Puna e komitetit të Auditimit, puna dhe koperimi me Autoritetin Rregullativ të Ujërave, me Drejtorinë e Ndërmarrjeve Publike në Ministrinë e Ekonomisë , me Shoqatën e Kompanive të Ujërave të Kosovës po ashtu karakterizojnë bashkëpunimin dhe rezultatin e këtij viti.
KE dhe Kompania ka bashkëpunuar dhe realizuar takime të rëndësishme me :
Zyrën ndërlidhëse të Kryeministrit të Kosovës , Ministrinë e MPI, Ministrinë e Ekonomisë dhe mbështetjen e Ministres z. Artane Rizvanolli.
Ambasadorin e Gjermanisë me Bankën e saj KFW dhe Zvicres me bankën e saj SECO.
Kuvendin Komunal të Gjakovës
Kuvendin Komunal të Prizrenit
Kuvendin Komunal të Rahovecit.
Kemi ndërtuar strukturën Organizative të re të përsonelit për Kru- Gjakova dhe njësive, sipas vendimit të Kryeministrit ( jan hequr 7 drejtora dhe tani jan 2, është shpërndarë përgjegjësia në Menaxhera dhe Shefa. )
Kemi shkruar rregullorën e re të brendshme të kompanisë ( përcaktohet përgatitja profesionale dhe niveli i shkollimit)
Kemi bërë rritjen e pagave 8% .
Inaugurimi dhe futja në funksion e ITUN, Impianti i Ujërave të Ndotura, vlera 7.270.000€, investitorë banka Gjermane KWE dhe banka Zviceriane SECO me 80% , mjetet e tjera nga Ministria e Ekonomisë dhe KK-Gjakovë.
Furnizim me ujë 24 orë në tërë rrjetin tone.
Rritje e numrit të konsumatorëve dhe zgjerim të rrjetit sipas kërkesave.
Riprogramim të borxheve dhe inkasim i borxheve të këqija i konsumatorëve.
Gjetja dhe dënimet tek keqpërdoruesit e ujit, veprimet me përmbarues dhe rastet në Gjykatë.
Ndër investimet më kapitale janë:
Mirëmbajtja teknike e rrjetit të ujit duke eliminuar defektet në afatë brenda orëve .
Ka përfunduar vizibiliteti i projektit : "Përmirësimi i Furnizimit me Ujë dhe Mbrojtja e Resurseve Ujore për KRU-Gjakova vlera 900.000 €, investim nga Banka Evropiane për Zhvillim dhe Ministria e Ekonomisë.
Ka përfunduar projekti i dislokimit dhe ndërrimit të gypit të azbestit në PE në linjën Xërxe-Gexhë-Radostë-Ratkoc-Denjë-Dobidol, vlera 496.000€, investues Ministria e Ekonomisë 350.000€ , KRU-Gjakova 146.000€.
Ka përfunduar projekti "Stacioni i Pompimit dhe Furnizimi me ujë të pijshëm në fshatin Randobravë", vlerea 56.000€ , investimi 51% KRU-Gjakova me 49% KK Prizrenit.
Ndrrimi i pompave zhytëse për fshatin Senoc dhe Drenoc, vlera 8.000€, investimi vetanak KRU-Gjakova.
Ndërrimi i Filtrave të Shpejtë në Stacionin e Filtrimit në Botushë, vlera 35.000€ investim vetanak i KRU- Gjakova.
Ndrrimi i gypave nga AC në PE, gjatë renovimit të tri rrugëve në Rahovec , vlera 33.300€, investimi 51% KRU-Gjakova me 49% KK Rahoveci.
Rrethimi dhe intervenimi në Veprën Marrëse të ujit në Bjeshkën e "Babaj Bokës", vlera 26.000€, investimi vetanak nga KRU-Gjakova.
Renovimi i Objektit Administrativ në Gjakovë, vlera 43.200€ investim vetanak i KRU-Gjakova.
Renovim i Objektit Administrativ në Prizren vlera 42.500€, investim vetanak i KRU-Gjakova.
Ndërrimi i Portave Kryesore në Penden e LLukës , vlera 44.500€ investim vetanak i KRU-Gjakova.
Ndrrimi i gypave të ujësjellsit nga AC në PE prej Gjykatës deri në Osek, vlera 580.000€ , investimi 51% KRU-Gjakova me 49% KK Gjakovës.
Sanimi i rrjetit të kanalizimit në Qytet Gjakovë, vlera 30.000€, investim vetanak nga KRU-Gjakova.
Ndrrimi i Gypit 800 mm në hyrje të qytetit nga "Pika e Zezë", vlera 1.3 miljon €, investim i Ministrisë së Mjedisit dhe Infrastrukturës.
Është investuar në 3 vetura të reja për personel dhe dy automjete speciale të terenit, vlera 141.000€ investim vetanak i KRU-së.
Janë bërë edhe një mori investimesh vetanake më të cekëta në rrjetin e ujësjellësit të kompanisë.
Është bërë Plani i Zhvillimit për vitin 2024 dhe ai trevjeçarë .
Duke pasur besim në të gjithë të punësuarit e kompanisë dhe bashkëpunëtorët tanë me energji të reja në suksese të reja në vitin 2024!
Gëzuar 2024!
Hasan Krasniqi
Kryeshef Ekzekutiv
K.R.U. “GJAKOVA” SH.A
KRU Gjakova
KRU Gjakova, si projekt i nisur nga një grup entuziastësh, sot është ndër kompanitë e shërbimeve publike të ujësjellësit më të mëdha në rajon, me zonën më të madhe të shërbimit dhe ndoshta me shërbimin më të mirë ndaj konsumatorëve. Shërbimet e kësaj kompanie nuk janë ndërprerë as për një çast të vetëm që nga inaugurimi i sistemit, që tregon një përkushtim të pamohueshëm të menaxhmentit dhe punëtorëve.
Departamenti Teknik
Përgjigjet për kualitetin e ujit të pijes nga burimi gjerë në stacion të filtrimit, si dhe pëcjellë kualitetin e ujit të pijes në rrjetën distributive. Pëgjigjet për punën dhe disiplinën e punëtorëve në sektorin e punimit …
Prodhimi i Ujit
Procesi teknologjik i përpunimit të ujit në Stacionin e Filtrimit Stacioni i Filtrimit është objekt i ndërtuar enkas vetëm për përpunimin e ujit. Momentalisht punon vetëm një fazë , me që faza e dytë akoma nuk është ndërtuar. …