Nënshkruhet marrëveshja për kalimin e aseteve të 12 fshatrave të Prizrenit tek K.R.U. “Gjakova

Loader Loading...
EAD Logo Taking too long?

Reload Reload document
| Open Open in new tab
Sot, Kryeshefi Ekzekutiv i K.R.U. “Gjakova” Sh.A., Hasan Krasniqi, nënshkroi marrëveshje me Kryetarin e Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, për kalimin e aseteve të 12 fshatrave të Komunës së Prizrenit. Me këtë marrëveshje, K.R.U. “Gjakova” do të marrë përgjegjësinë për mirëmbajtjen, si dhe do të ofrojë shërbime për kanalizimin dhe menaxhimin e ujërave të ndotura të këtyre fshatrave.
Kryeshefi Ekzekutiv, z. Krasniqi, tha se kompania që ai drejton do të jetë e përkushtuar dhe në shërbim të të gjitha fshatrave ku ushtron kompetencat e saj, ashtu siç ka vepruar deri më tani me shërbimet e ujësjellësit.
Nga ana tjetër, Kryetari i Komunës së Prizrenit, z. Totaj, u shpreh i kënaqur me punën që K.R.U. “Gjakova” po bën në territorin e Komunës së Prizrenit dhe shtoi se është i bindur se edhe në fushën e mirëmbajtjes së kanalizimit dhe menaxhimit të ujërave të ndotura, kjo kompani do të jetë në lartësinë e detyrës.
Ky është një hap i rëndësishëm që sjell përgjegjësi të reja dhe zgjerim të veprimtarisë së K.R.U. “Gjakova”, e cila po vazhdon të zgjerojë kompetencat dhe shërbimet e saj në komunat e Gjakovës, Rahovecit dhe Prizrenit.
Loader Loading...
EAD Logo Taking too long?

Reload Reload document
| Open Open in new tab

NJOFTIM PËR NDËRPRERJE TË FURNIZIMIT ME UJË

Ju njoftojmë se për shkak të një intervenimi në gypin AC Ø600 në daljen e Pataqanit të Ulët, me datë 12.03.2026, do të bëhet ndërprerja e furnizimit me ujë të pijes duke filluar nga ora 08:00, deri në përfundimin e punimeve.
Pa furnizim me ujë do të mbesin këto zona:
Rahovec, Fortesë, Sapniq, Pataqan i Ulët, Pataqan i Epërm, Nashpallë dhe Brestovc.
Po ashtu, për shkak të kësaj ndërhyrjeje në linjë, ndërprerja do të ndikojë edhe në këto dalje të rrjetit:
• Dalja nga Ngrohtorja e Qytetit – Gjakovë
• Dalja për Dol – Lipovec
• Marmull dhe Bishtazhin
• Dalja për Rugovë
• Dalja për Romajë
• Dalja Xërxë – Ratkoc
• Dalja Bellacërkë – Krushë – Piranë.
Ekipet teknike do të jenë në terren dhe do të punojnë për sanimin sa më të shpejtë të defektit.
Falënderojmë qytetarët për mirëkuptim!

NJOFTIM PËR NDËRPRERJE TË MUNDSHME TË FURNIZIMIT ME UJË

Njoftohen konsumatorët që furnizohen nga rezervuarët e Palabardhit dhe Hereqit se, për shkak të punimeve në rrjetin elektrik nga KEDS, mund të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë në këto intervale kohore:
•E Hënë, 23.02.2026 – nga ora 10:00 deri në 16:00
•E Mërkurë, 25.02.2026 – nga ora 10:00 deri në 16:00
•E Premte, 27.02.2026 – nga ora 10:00 deri në 16:00
Faleminderit për mirëkuptim.

Ndërprerje e planifikuar e furnizimit me ujë në disa pjesë të Gjakovës

Ndërprerje e planifikuar e furnizimit me ujë në disa pjesë të Gjakovës:
Ju njoftojmë se më datë 11.02.2026 (e mërkurë) do të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijshëm në disa pjesë të qytetit të Gjakovës.
Zonat që do të preken nga ndërprerja janë:
– Rruga “Tranzite”
– Rruga “Mbretëresha Teutë” me rrugët anësore
– Rruga “Musa Zajmi” me rrugët anësore
– Rruga “Ali Pashë Tepelena” me rrugët anësore
– Rruga “Petro Nini Luarasi” me rrugët anësore
– Rruga “Bihije Dashi” me rrugët anësore
Koha: nga ora 08:00 deri në 15:00.
Ndërprerja vjen si pasojë e vazhdimit të punimeve në Rrugën Tranzite, projekt i realizuar si bashkëfinancim ndërmjet Komunës së Gjakovës dhe KRU “Gjakova”, ku operatori i kontraktuar ka arritur në fazën e realizimit të lidhjeve kryesore të ujësjellësit.
Për shkak të rëndësisë dhe kompleksitetit të lidhjeve së degëzimeve kryesore, te Pallati i Sporteve, te Pompa IP Petrol, si dhe në afërsi të objektit të Gjykatës, ndërprerja e përkohshme e furnizimit me ujë është e domosdoshme.
Faleminderit për mirëkuptimin tuaj!

Përfundon vazhdimi i punimeve në rrugën “Tranzite” në Gjakovë, ku është realizuar lidhja e pusetës kryesore të ujësjellësit

Përfundon vazhdimi i punimeve në rrugën “Tranzite” në Gjakovë, ku është realizuar lidhja e pusetës kryesore të ujësjellësit.
Furnizimi me ujë sapo është rikthyer për rrugët;
• Rruga “Tranzite”.
• Rruga Mbretëresha “Teutë” me rrugët anësore.
• Rruga “Musa Zajmi” me rrugët anësore.
• Rruga “Ali Pashë Tepelena” me rrugët anësore.
Ua kujtojmë se, kur kemi punime të tilla në gypa më të mëdhenj, në moment që uji vjen në krojet tuaja duhet lënë që uji të rrjedhi për pak, për shkak që mund të vijë i turbullt, deri në shpërlarjen e linjes.
Ju falënderojmë për mirëkuptimin tuaj!

Ndërprerje e planifikuar e furnizimit me ujë në disa pjesë të Gjakovës

Ndërprerje e planifikuar e furnizimit me ujë në disa pjesë të Gjakovës;
Ju njoftojmë se më 04.02.2026 (e mërkurë) do të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijshëm në disa pjesë të qytetit të Gjakovës.
Zonat që do të preken nga ndërprerja janë:
• Rruga “Tranzite”,
• Rruga Mbretëresha “Teutë” me rrugët anësore
• Rruga “Musa Zajmi” me rrugët anësore
• Rruga “Ali Pashë Tepelena” me rrugët anësore
• Blloku i Ri – Orize me rrugët anësore
• Rruga “Skënderbeu” me rrugët anësore
• Rruga “Gaspër Karaqi” me rrugët anësore
– Koha e ndërprerjes: nga ora 08:00 deri në 17:00.
Ndërprerja vjen si pasojë e vazhdimit të punimeve në Rrugën Tranzite, projekt i realizuar si bashkëfinancim ndërmjet Komunës së Gjakovës dhe KRU “Gjakova”.
Operatori i kontraktuar ka arritur në fazën e realizimit të lidhjes së pusetës kryesore të ujësjellësit.
Për shkak të rëndësisë dhe kompleksitetit të lidhjes së pusetës kryesore pranë Objektit të Policisë, ndërprerja e përkohshme e furnizimit me ujë është e domosdoshme.
Ju falënderojmë për mirëkuptimin tuaj!

RIKUJTIM

Ndërprerje e planifikuar e furnizimit me ujë në disa pjesë të Gjakovës;

Të nderuar konsumatorë,

Ju njoftojmë se më datë 15.12.2025 (e hënë) do të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijshëm në disa pjesë të qytetit të Gjakovës.

Zonat që do të preken nga ndërprerja janë:

• Rruga Tranzite
• Qendra e qytetit
• Blloku i Ri
• Orize
• Brekoc

Koha, nga ora 07:00 deri në 16:00.

Ndërprerja vjen si pasojë e vazhdimit të punimeve në Rrugën Tranzite, projekt i realizuar si bashkëfinancim ndërmjet Komunës së Gjakovës dhe KRU “Gjakova”, ku operatori i kontraktuar ka arritur në fazën e realizimit të lidhjes së pusetës kryesore të ujësjellësit.

Për shkak të rëndësisë dhe kompleksitetit të lidhjes së pusetës kryesore, ndërprerja e përkohshme e furnizimit me ujë është e domosdoshme.

Faleminderit për mirëkuptimin tuaj!

Njoftim

Ekipa nga Reka e Keqe të angazhuar në mbulimin e gypave të rrugës drejt kaptazhit, pasi reshjet e ditëve të fundit kanë shkaktuar vërshime në këtë zonë.

Mënyra e Pagesave të Ujit përmes Bankes

KRU Gjakova njofton të gjithë konsumatorët të cilët i kryejnë pagesat përmes transaksioneve të bankës (E-banking), në përshkrimin që ju kërkohet tek transaksioni përveç emrit dhe mbiemrit, i rëndësishëm është kodi i konsumatorit apo numri referent i faturës, të cilët janë të shënuar në ç’do faturë.
Për konsumatorët fizik kodi i konsumatorit është gjashtë shifror A XXXXXX, kurse për konsumatorët juridik kodi është katër shifror B XXXX .
Kërkojmë nga konsumatorët të identifikojnë numrin e saktë të kodit të tyre apo numrin referent të faturës si referencë për pagesa të shërbimeve të ujit.
Ndryshe në mungesë të këtyre te dhënave pagesat mbesin të panjohura dhe si pasojë borxhi nuk mund te zbritet në kartelën tuaj.
Ju si konsumator keni të drejtë ankese nëse vëreni se ndonjë pagesë e juaja përmes bankës nuk është zbritur në kartelën tuaj te ujit, ju lutem të paraqiteni në zyrat tona ose të na kontaktoni përmes mjeteve tona të informimit, duke paraqitur si dëshmi fletëpagesën tuaj përmes bankës.
KRU “Gjakova” falënderon konsumatorët për bashkëpunimin e treguar në vazhdimësi.