Sot në fshatin Lubizhd të Hasit, fillojë furnizimi me ujë cilësor.

Sot në fshatin Lubizhd të Hasit, fillojë furnizimi me ujë cilësor të pijës nga Stacioni i filtrimit të K.R.U "Gjakova", në kuadër të projektit: Rehabilitimi i sistemeve rurale të ujësjellësit në zonën e shërbimit të K.R.U "Gjakova" - Sh.A. Gjakovë.

Ky projekt është financuar nga qeveria Zvicerane, qeveria e Kosovës dhe një pjesë nga K.R.U "Gjakova" - SH.A. Gjakovë. Vlera totale e projektit është mbi 1,200.000€, ndërsa vetëm për fshatin Lubizhdë janë investuar mbi 500.000€, përfshirë edhe gypin kryesor nga Rogova deri në fshatin Kabash dhe tek rezervari ne Lubizhdë.

Prezent në këtë inaugurim ishin: Kryeshefi Ekzekutiv z.Ismet Ahmeti, kryetari i komunës së Prizrenit z.Mytaher Haskuka, z.Allan Brown nga CDI, z.Sheh Gjemajlia me përfaqësues të tjerë të fshatit.

Prezantimin e hapi z.Shkodran Gaxherri – Menaxher i Departamentit Teknik, ku dha sqarime rreth projektit dhe investimeve. Pastaj fjalen përshendetëse e mori z.Ismet Ahmeti - Kryeshef Ekzekutiv, ku theksoj se krahas këtij investimi që ishte një ëndërr dhe sot u bë realitet, nuk do ndalemi me investime tjera ku përmendi disa nga projektet. Pastaj z.Mytaher Haskuka i përshendeti të pranishmit dhe premtoj në investimin e rrjetit sekondar në bashkëpunim me K.R.U "Gjakova", si dhe në fund kryetari i fshatit i përshendeti të pranishmit.

Mbetet përgjegjësi e konsumatorëve që ujin cilësor ta shfrytezojnë në menyrë racionale. /K.R.U "Gjakova"/

Preteni: ”Radoniqi” gati 100% kompani e suksesshme

Raif Preteni, Drejtor i Autoritetit rregullativ të ujit, ka vlerësuar performancën e kompanisë ‘’Radoniqi’’ ku tha se ka rezultate pozitive.

Mirëpo ndonëse ARRU nuk është e kënaqur ende me asnjë kompani rajonale të ujësjellësit, Preteni ka thënë se ‘’Radoniqi’’ i afrohet gati 100% kompanisë së suksesshme, njofton Klan Kosova.

Këto fjalë Preteni i tha gjatë takimit që ministri i MMPH Ferat Shala pati me menaxhmentin e kompanisë së ujësjellësit rajonal “Radoniqi” Ismet Ahmeti në ambientet e brendshme të kësaj kompanie në Gjakovë, njofton Klan Kosova.

Ministri Shala viziton KRU “Radoniqi”

Në KRU “Radoniqi” sot ishte për vizitë Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferat Shala së bashku me drejtorin e Autoritetit Rregullativ të Ujit, Rraif Preteni.
Kryeshefi Ekzekutiv i KRU "Radoniqi", Ismet Ahmeti ka mirëpritur mysafirët dhe i ka falenderuar për vizitën e tyre.

Ahmeti është shprehur që prioritet i tyre është ofrimi i shërbimeve të mira ndaj konsumatorëve. Ai ka dhënë detaje edhe rreth projektit që ka të bëjë me impiantin e ujërave të zeza i cili do të fillojë të ndërtohet si dhe fabrikës së përpunimit të ujit e cila është afër përfundimit dhe me ndërtimin e saj KRU Radoniqi do të mund të furnizojë edhe 35.000 Konsumatorë.

Ministri Shala ka lavdëruar punën e Radoniqit dhe është shprehur i gatshëm që të vazhdojë përkrahjen dhe bashkëpunimin pasiqë është një ndër kompanitë më të mira në vend.

Edhe Rraif Preteni, u shpreh i kënaqur me punën që po bëhet në KRU "Radoniqi" duke thënë që është në kontakt të vazhdueshëm më zyrtarët e Kompanisë, dhe i ka të njohura të arriturat e kësaj kompanie, me rezultate shumë pozitive që i afrohet gati 100% Kompanisë së suksesshme.

Më pas zëdhënësja e kompanisë Kaltrina Rudi, ka bërë një prezantim të sukseseve dhe sfidave por ajo përmendi edhe disa përparësi investive për të ardhmen si:

Projekti: Mbulimi i kanalit të hapur me elemente të betonit dhe rrethimi për siguri nga Lluka e Epërme deri Ratish, gjatësia 7 km.

Projekti: Rregullimi i kapërderdhjes në Digë dhe Renovimi i Digës në Llukë të Epërme

Vlera investive e këtyre projekteve është 2.320.000 €

Në fund të gjithë kanë vizituar edhe Stacionin e Filtrave, por edhe punimet për ndërtimin e Fabrikës së Re. Dhe të gjithë kanë mbetur të kënaqur nga ky takim.

Së shpejti me 35 mijë konsumatorë të rinj

Kryeshefi ekzekutiv i Kompanisë ”Radoniqi” Ismet Ahmeti, ka thënë se sivjet pritet që impianti i ujërave të zeza të fillojë punimet në ndërtimin e fabrikës për trajtimin këtyre problemeve.

Ai ka thënë se tani shkalla e inkasimit është 95%, teksa shtoi se shumë shpejt do të ketë edhe 35 mijë konsumatorë të rinj, njofton Klan Kosova.

Ahmeti ka thënë po ashtu se kanë ndërruar rrjete të ujësjellësit qe 5 vjet dhe kanë bërë investime në objekte të reja.

Keto deklarime u dhanë gjatë takimit që ministri i MMPH Ferat Shala pati me menaxhmentin e kompanisë së ujësjellësit rajonal “Radoniqi” Ismet Ahmeti në ambientet e brendshme të kësaj kompanie në Gjakovë, njofton Klan Kosova.

KRU “Radoniqi” i gatshëm për pranverë

Stina e pranverës e gjen KRU “Radoniqi” të përkushtuar për të filluar projekte madhore në rehabilitimin e rrjetit të ujësjellësit në tërë regjionin që e menaxhon.

Këto ditë në koordinim me Komunën e Rahovecit, po punohet në Lagjen UÇK, ku po bëhet një shtrirje e rrjetit prej 820 m, me diametër të gypit Ǿ 90.

Kurse në koordinim me komunitetin e fshatit Hoqë e Vogël – të Komunës së Rahovecit, në Lagjet: Ilir Krasniqi, Ylvi Krasniqi dhe Avni Kastrati, është duke u finalizuar Rehabilitimi i rrjetit të ujësjellësit me gjatësi mbi 800 m.

Edhe në fshatrat e Rekës së Keqe të Komunës së Gjakovës, gjegjësisht në 28 fshatra, ka filluar shtrimi i rrjetit të ujësjellësit, fshatra këto të cilat nuk kanë pasur asnjëherë qasje në rrjet të ujësjellësit.

Ky projekt madhor po realizohet fal Community Development Initiatives – CDI me mbështetjen e Qeverisë Zvicerane dhe pjesërisht të Qeverisë së Kosovës.

Sistemi i ujësjellësit i këtyre fshatrave pasi të finalizohet do të kalojë në menaxhimin e KRU “Radoniqi”

Ekspertët e fushës nga KRU “Radoniqi” po monitorojnë të gjitha këto punime.

Poashtu punëtorët e KRU "Radoniqi', po punojnë edhe në eleminimin e defekteve që paraqitet në mënyrë të vazhdueshme në gjithë zonën që mirëmbahet nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Radoniqi”.

Të gjitha këto po arrihen me një intesitet të madh të punës për të furnizuar sa më mirë konsumatorët me ujë dhe atë 24/7, që mbetet përparësi e kësaj Kompanie.

Gjithashtu prodhimi i ujit është në nivelin e duhur dhe prodhohet aq sa ka nevojë për furnizim të duhur në tërë rrjetin e ujësjellësit.

KRU “Radoniqi” punon në të mirë të Konsumatorëve të vet.

Shënohet Dita Botërore e Ujit

22 Marsi - Dita Botërore e Ujit u shënua në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor, ku edhe Kompania Rajonale e Ujësjellësit Radoniqi - Kompania Lider në Kosovë mori pjesë. Në këtë ditë përveçse u diskutua për sfidat dhe të arriturat në sektorin e ujit, u nderuan edhe 7 punëtorët më të mirë të 7 kompanive të ujësjellësve në Kosovë.

Nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit Radoniqi u përzgjodh Punëtorja më e mirë zëdhënësja Kaltrina Rudi - e cila punon që 1 vit e disa muaj në këtë Kompani.

Ishte po ajo që u mor me organizimin për Shënimin e Ditës së Ujit në Kompaninë Radoniqi. Në bashkëpunim me Konzorciumin Dorsch/ CDI, dhe me pjesëmarrjen e Kryetares së Komunës së Gjakovës - Mimoza Kusari Lila, Përfaqësuesve të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, Përfaqësuesve të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor, Përfaqësuesve të KfW, Konsulentave të Projektit të Eleminimit të Ujërave të Ndotura në Komunën e Gjakovës, Drejtorëve të Bordit të KRU "Radoniqi" dhe Mediave, u zhvillua një debat me temën "Uji dhe Kanalizimi". Debatin me një fjalë përshëndetëse e hapi i pari i Kompanisë Radoniqi - z. Ismet Ahmeti.

Ismet Ahmeti: "Sot jemi mbledhur që edhe ne si Kompani e Ujësjellësit ta festojmë këtë Ditë. Tema për këtë vit është "Uji dhe Kanalizimi", dhe unë ju ftoj që bashkarisht ta diskutojmë këtë temë, që të ndikojmë më shumë në popullatë që ata të senzibilizohen për rëndësinë e kursimit dhe ruajtjes së ujit. Por edhe kujdesin që ata duhet të kenë në ruajtjen ambientit e më shumë burimeve ujore.

Ahmeti foli edhe për të arriturat e kësaj kompanie.

Mimoza Kusari Lila: Foli për te arriturat dhe sfidat e Komunës së Gjakovës në Sektorin e Ujit. Ajo u shpreh e kënaqur me punën e KRU "Radoniqi". Dhe foli për rëndësinë e ujit.

Të gjithë të pranishmit tjerë diskutuan rreth kësaj teme.

Pas debatit të gjithë shkuan në SHMU " Mazllum Këpuska" - ku u paraqit një ekspozitë punuar pikërisht për këtë ditë. Në ekspozitë u paraqitën punime të nxënësve. Ky projekt kishte për qëllim që të përçojë mesazhe vetëdijësuese për rëndësinë e ujit. I gjithë ky aktivitet u organizua nga mësimëdhënëset e kësaj shkolle: Jeta Bakalli dhe Rrezarta Stuja si dhe zëdhënësja Kaltrina Rudi. Kjo ekspozitë u mbështet nga Kompania Radoniqi.