Sqarim

Problemi me kanalizim në rrugën "Ali Hadri".

Në bazë të Projektit për Trajtimin e Ujërave të Ndotura faza (3), i cili është bashkëfinancim me Komunën, sipas kontratës është parashikuar ndërrimi i kolektorëve (1)dhe (2) të Komunës së Gjakovës.

Mirëpo, për shkak të mungesës së mjeteve, projekti për rehabilitimin e kolektorëve është ndërprerë deri në sigurimin e fondeve për këtë rehabilitim, i cili konsiston në zgjidhjen e përhershme të problemit me kanalizim në Komunën e Gjakovës.

Vlen të cekët se kanalizimi fekal dhe atmosferik i Komunës së Gjakovës, si asete ende nuk kanë kaluar në menaxhim të KRU "Gjakova".

Pavarësisht kësaj neve si kompani në bashkëpunim me Komunën jemi mobilizuar të bëjmë zgjidhje alternative, të përkohshme meqënse është problem më emergjent, që të iu lehtësojmë situaten sado pak banorëve.

Përmes intervenimit të sotëm nga ekipet tona është bërë zbrazja e pusetave nëpërmjet pompave.

Ndërsa hapat që do ndërmirren për zgjidhjen afatgjatë është devijimi i ujërave të ndotura nga kolektori Nr.(1) në kolektorin Nr.(2), për të mundësuar zgjidhjen e problemit me kanalizim në rrugën "Ali Hadri".

Punimet do të nisin sapo të mbyllen intervenimet aktuale në rrugën "Bardhyl Çaushi", për shkak të qeshtjeve teknike.

Procedura për legalizimin e kyçjeve të reja

Duke u bazuar në rregulloren me nr. 10/2019 të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit në Kosovë, Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova” Sh.a me seli në Gjakovë njofton konsumatorët e sajë për mënyrën e Procedurave dhe Aplikimin e tyre për lidhjet e reja.

Të nderuar qytetar, të respektuar konsumatorë, ky njoftim ju referohet kërkesave për lidhje të reja ku KRU "Gjakova" si ofrues i shërbimeve, ju njofton me procedurat për regjistrim në bazë të rregulloreve në fuqi në mënyrë që lidhja juaj të jetë e rregullt.

Në të kundërtën çdo ndërhyrje - lidhje e paautorizuar, në rrjetin e ujësjellësit të KRU "Gjakova", përbën vepër penale, e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës.

Andaj ju apelojmë që të paraqiteni në zyrat e kompanisë dhe të bëni aplikimin për lidhje të reja bazuar në Rregulloren Nr.10\2019 për Standardet Minimale të Shërbimeve të Ujit në Kosovë, Neni 19.

Neni 19.

Instalimi i lidhjes në shërbime:

1. Pasi të jetë aprovuar aplikacioni për shërbime dhe të jenë kryer pagesat nga aplikuesi sipas procedurave në fuqi, ofruesi i shërbimeve do të kryej instalimin e lidhjes së shërbimeve brenda njëzet (20) ditëve të punës. Nëse kjo nuk ndodh, atëherë ofruesi i shërbimeve duhet të informojë aplikuesin me shkrim për arsyet e shtyerjes së instalimit të lidhjes.

2. Instalimi i lidhjes së shërbimeve (gypit të lidhjes dhe ujëmatësit) bëhet nga ofruesi i shërbimeve. Në rast se punët e lidhjes kryhen nga kontraktori i pavarur, një gjë e tillë duhet të bëhet nën mbikëqyrjen dhe pranimin teknik nga ofruesi i shërbimeve.

3. Të gjitha shpenzimet për ekzekutimin vendosjes së gypit të lidhjes (punët tokësore, materiali, punimet ujëinstaluese) duhet të paguhen nga aplikuesi në bazë të tarifës në fuqi e cila është e aprovuar nga Autoriteti.

4. Përcaktimi i pikës së lidhjes në rrjetin e ujësjellësit dhe në rrjetin e kanalizimit si dhe përcaktimi i diametrit të gypit të lidhjes dhe të ujëmatësit bëhet nga ofruesi i shërbimeve.

Për çdo informacion shtesë mund të drejtoheni në zyret tona për Shërbime me Konsumatorë, e njëjta vlen për gjithë zonën tonë operative, Gjakovë, Rahovec dhe Prizren.

Urime Kurban Bajrami

Për të gjithë besimtarët mysliman urime Kurban Bajrami, urojmë që kjo festë e madhe të përcillet me vepra të mira, falje dhe mirësi për komunitetin ku jetoni dhe familjet tuaja!

Përzemërsisht KRU Gjakova!

Apel për Konsumatorë

Duke e ditur rëndësin që paraqet përdorimi i ujit sidomos në këtë periudhë Pandemie, shto kësaj edhe thatësiren verore ne si kompani jemi duke punuar me të gjitha masat e shtuara operative, 24\7 që konsumatorët ti furnizojmë pa ndërprerje me ujë të pijshëm dhe cilësor në të gjithë zonën e mbulueshmërisë.

Kohëve të fundit ka shqetësime për ngritje të jashtëzakonshme të shpenzimit të ujit të pijes si pasojë e keqpërdorimit nga konsumatorë të papërgjegjëshëm dhe të pa kujdesshëm.

Me qëllim të furnizimit në sasi të nevojshme dhe shprëndarje sa më të barabartë për të gjithë dhe që konsumatorët në pikat më të larta të munden të furnizohen rregullisht me ujë të pijes - KRU "Gjakova" apelon tek të gjithë konsumatorët që të racionalizojnë shpenzimin e ujit të pijes nga rrjeti i ujësjellësit.

Me theks të veçantë njoftohen konsumatorët e zonës së Cërmjanit, Skivjan, Gërqinë, Rugovë si dhe Komuna e Rahovecit që kohët e fundit, janë ngritur shqetësime për shpenzim enorm të ujit në këto zona.

Iu rikujtojmë konsumatorëve që janë në fuqi Ndalesat për keqpërdorimin e ujit të pijes, ku ndalohet përdorimi i ujit të pijes për:

1. Ujitjen e arave
2. Spërkatjen e pa autorizuar të rrugëve dhe trotuareve
3. Ujitje të kopshteve
4. Autolarje
5. Çfarëdo shfrytëzimi jo i domosdoshëm.

Ju njoftojmë që ekipet tona janë mobilizuar në teren për të inspektuar gjendjen e krijuar. Për mos respektimin e këtyre ndalesave, ndaj personave që identifikohen duke keqpërdorë ujin e pijes nga rrjeti i ujësjellësit do të pasojnë gjobat e parapara sipas akteve ligjore.

Njoftim

Njoftojmë konsumatorët e fshatit Pastasel Komuna e Rahovecit se që nga nesër datë 25.07.2020. fillon furnizimi me ujë nga rrjeti i Ujësjellësit të KRU "Gjakova" për banorët e kësaj zone.

Vëmendje- Vlen të theksohet se për shkak të dezinfektimit të rezervuarit si dhe procesit të klorizimit të ujit i cili është i domosdoshëm, sasia e parë e ujit e cila arrin në krojet tuaja nuk mund të konsumohet, deri në një njoftim të radhës nga KRU "Gjakova".

Njëherit kërkojmë nga konsumatorët e fshatit Pastasel qe të fillojnë me aplikimin e kyçjeve familjare sipas rregulloreve të kompanisë të cilat ua kemi sjellë më parë, në të kundërtën ndaj çdo mos respektimi të rregulloreve jemi të detyruar të veprojmë në bazë të procedurave ligjore.

Rregullohet defekti në fshatin Bec

Pas një pune maratonë nga ekipa e mirëmbajtjes së KRU "Gjakova", më shumë se 6 orë punime, rregullohet defekti në fshatin Bec duke iu rikthyer furnizimin me ujë fshatrave të cilat u atakuan nga ky defekt.

Njoftojmë konsumatorët se uji shumë shpejt do arrijë në krojet e tyre.