Mirëmbajtja e kanalizimit
Mirëmbajtja e kanalizimit
Si aktivitet i mirëmbajtjes së kanalizimit, për pos debllokimit dhe pastrimit të pusetave, ekipet adekuate nga KRU “Gjakova” janë duke bërë njëkohësisht dhe inspektimin e pusetave të kanalizimit-fekal.
Gjatë këtij aktiviteti punues, bëhet verifikimi i gjendjes aktuale të pusetave, gjendjes fizike të tyre, lidhjeve shtëpiake si dhe inqizimi gjeodezik i tyre ku të gjitha të dhënat faktike futen në sistemin GIS.
Ky aktivitet momentalishtë është duke u zhvilluar në rrugën “Gjergj Fishta” si dhe “Rrustem Berisha” në Orizen Jugore-Gjakovë.
Deri më tani është bërë inspektimi i mëse 25 pusetave.
Ndërsa banorët i lusim për më shumë kujdes, mos dëmtoni rrjetin e kanalizimit në objektet tuaja të banimit!
Tregoni më shumë vetëdijësim ndaj rrjetit të kanalizimit sepse problemet e shfaqura në rrjetin e kanalizimit reflektojnë në kualitetin e jetës dhe mirëqënjes suaj.
KRU “Gjakova” SH.A.
22.04.2021.