Ushtarë të shtetëve të ndryshem, vizituan KRU Gjakovën

Sot ushtarë të Ushtrisë së Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë dhe Turqisë vizituan Liqenin e bukur të Radoniqit dhe Stacionin e Filtrimit të KRU Gjakova.

Ata mbetën të mrekulluar me pamjen e bukur që të ofron Liqeni, poashtu me mikëpritjen e stafit dhe punën e madhe që bëhet në KRU Gjakova.

Njoftim

Në kuadër të Bashkëpunimit Financiar Gjerman me Republikën e Kosovës sot Kryeshefi Ekzekutiv i "KRU Gjakova" z. Ismet Ahmeti, nënshkroi marrëveshjen e veçantë të marrëveshjes së financimit dhe projektit me bankën Gjermane për zhvillim "KFW" për projektin Eliminimi i Ujërave të Ndotura në Jugperëndim të Kosovës - Faza VI.

Me këtë marrëveshje, kompanitë e ujësjellësit të tri qyteteve të rajonit të Dukagjinit, Gjakovës, Pejës dhe Prizrenit, përfitojnë një kontribut financiar donacion prej 9.5 milion Euro, të ndara barabartë mes kompanive.

Përmes këtij kontributi financiar do të financohen aktivitetet e mëposhtme të projektit:

• Riparimi, rehabilitimi dhe punët ndërtimore të kanalizimeve në ato pjesë të qyteteve që do të lidhen me impiantet e trajtimit të ujërave të ndotura të ekzekutuar në fazat e mëparshme të programit;
• Investimet në rrjetin e ujit atmosferik në ato pjesë të qyteteve që do të lidhen me impiantet e trajtimit të ujërave të ndotura të ekzekutuar në fazat e mëparshme të programit;
• Pajisjet për mbledhjen e të dhënave për GIS;
• Pajisjet për mirëmbajtjen parandaluese (të tilla si mjetet e thithjes dhe pastrimit të kanalizimeve ose pajisje për inspektimin e kanalizimeve)

Me këtë rast Kryeshefi Ekzekutiv i "KRU Gjakova" z. Ismet Ahmeti falënderon përzemërsisht qeverinë Gjermane dhe bankën Gjermane për zhvillim "KFW" për këtë donacion dhe zotohet se edhe ky projekt do të implementohet me përkushtim të lartë nga Kompania.

Punimet kanë arritur deri tek ujëmbledhësi

Punimet në realizimin e projektit të Rekës së Keqe kanë arritur deri tek ujëmbledhësi.

Me të gjitha vështirësitë që na kanë përcjellur si nga faktori njeri ashtu edhe nga faktorët natyror, KRU Gjakova po mban premtimet që ky projekt të realizohet në kohë.

KRU Gjakova gjithmonë afër qytetarëve.

Njoftim

Njoftojmë konsumatorët e KRU Gjakova që nesër me datë 21.09.2019 (e shtunë) prej orës 08:00 do të ndërprehet uji prej urës së Llukacit deri në Nakaradë, për shkak të punimeve në "Ndërtimin e Qarkores së Gjakovës, drejtimi Prizren".

Ndërprerja do të bëhet për disa orë derisa të përfundohen punimet e ndërtimit të rrjetit të ri të ujësjellësit, në segmentin rrugor të lartë cekur.

Të gjithë konsumatorët i falenderojmë për mirëkuptim.