Eleminohet defekti ne Xërxë, faleminderit ekipes së KRU “Gjakova”, për perkushtimin e treguar në sanimin rekord të defektit si dhe faleminderit konsumatorëve për durimin dhe mirëkuptimin e tyre!
Vërejtje para ngritjes së Procedurës për Ekzekutim tek Përmbaruesi Privat.
Të nderuar konsumator, nga Sektori i Shitjes na njoftojnë se jemi duke bërë pregatitjen e lëndëve tek Përmbaruesi Privat për të gjithë konsumatorët të cilët kanë borxhe të akumuluara duke mos kryer pagesa mujore.
Apelojmë tek konsumatorët se në momentin që pranojnë faturën e ujit të kryejnë obligimet e tyre në baza mujore si detyrim kundrejtë ujit të shpenzuar, në rast të mos përgjigjjes ndaj obligimeve tuaja, përkundër dëshirës sonë ne si ofrues i shërbimeve jemi të detyruar të ndjekim procedurat përmbarimore.
Duke mos dashur të ju implikojmë me shpenzime shtesë, ftojmë konsumatorët që të përmbushin obligimet e tyre si detyrim ndaj shërbimeve që ju ofrojmë dhe shpenzimit të ujit.
E njëjta vlen për gjithë zonën ku operon KRU “Gjakova”, Gjakovë, Rahovec, Prizren duke përfshirë të gjitha kategoritë e debitorëve, amvisëri, komerciale, ente dhe industri.
Mbesim me shpresë se njoftimi ynë do të respektohet nga ana juaj!
Faleminderit për mirëkuptim
KRU “Gjakova”sh.a.
24.05.2021.
Më posht mund ta gjeni linkun e dekumentarin nga Radio Televizioni i Kosovës (RTK) ku është i ftuar Drejtori i shitjes Z.Xhavit Hoxha .
https://www.facebook.com/110299813858/videos/299321855103744
Të gjithë ju, që nuk arritët të shikoni transmetimin e plotë të kronikes “Fshatrat që u bënë me ujë të pijes nga KRU “Gjakova”, e gjeni të bashkangjitur në këtë link.