KRU “Gjakova” shpërndan vërejtjet e fundit për konsumatorët që kanë borxhe: Jemi të detyruar t’i dërgojmë te përmbaruesi

Vërejtje para ngritjes së Procedures për Ekzekutim te Përmbaruesi Privat.
Të nderuar konsumator, nga Sektori i Shitjes na njoftojnë se jemi duke shpërndarë vërejtje ndaj konsumatorëve të cilët kanë borxhe të mbledhura mbi 30 euro, për ti njoftuar paraprakisht mbi masat dhe procedurat që jemi të detyruar ti ndjekim konform rregulloreve në fuqi.
Konsumatorët të cilët njoftohen paraprakisht me anë të “Vërejtjes para ngritjes së Procedurës për Ekzekutim te Përmbaruesi Privat”, në afat prej 5 ditësh janë të detyruar të paraqiten në zyret tona me qëllim të kryerjes së obligimit ndaj borxhit ose riprogramimit të tij me këste deri 24 muaj.
Në rast të mos përgjigjjes ndaj obligimeve kundrejt borxhit të akumuluar në afat prej 5 ditësh, përkundër dëshirës sonë ne si ofrues i shërbimeve jemi të detyruar të ngrisim procedurat përmbarimore, tek Përmbaruesit Privat.
Duke mos dashur të ju implikojmë me shpenzime shtesë, ftojmë konsumatorët borxhlinj që të përmbushin obligimet e tyre si detyrim ndaj shërbimeve që ju ofrojmë dhe shpenzimit të ujit.
E njëjta vlen për të gjithë zonën ku operon KRU “Gjakova”, Gjakovë, Rahovec, Prizren duke përfshirë të gjitha kategoritë e debitorëve, amvisëri, komerciale, ente dhe industri.
Mbesim me shpresë se njoftimi ynë do të respektohet nga ana juaj!
Faleminderit për mirëkuptim!
KRU “Gjakova”SH.A.
05.03.2022.
Comments for this post are closed.