Njoftim

Për shkak të të reshurave që po mbretërojnë në vendin tonë dhe si rezultat që shumica e objekteve banesore dhe shtëpiake sistemin e ujërave atmosferik e kanë të lidhur me rrjetin e kanalizimit fekal, ka ardhur deri tek mbingarkesa e rrjetiti të kanalizimit fekal.
Ekipet e mirëmbajtjes nga KRU “Gjakova” janë tërë kohës në teren të mobilizuar në monitorim të gjendjes si dhe për të intervenuar aty ku është e nevojshme.
Ju lutem tregoni kujdes me rrjetin e kanalizimit mos e ngarkoni atë si dhe bëni me kohë ndarjen e ujërave atmosferik nga kanalizimi fekal në mënyrë që të mos ketë pasoja.
KRU “Gjakova” sh.a  06.11.2021.

Defekt në rrugën “Skënderbeu”-Gjakovë

Defekt në rrugën “Skënderbeu”-Gjakovë.
Të nderuar konsumator,
ju njoftojmë se gjatë punimeve në zgjerimin e rrugës “Skënderbeu”, operatori ekonomik kontraktuar nga Komuna e Gjakovës, ka dëmtuar gypin e furnizimit me ujë të pijes, fi 300.
Si pasojë e këtij dëmtimi, jemi të detyruar të ndërpresim furnizimin me ujë, për banorët e rrugëve “Skënderbeu” si dhe “Besim Bishtazhini”.
Ekipet tona janë duke punuar në sanimin e defektit për ta rikthyer sa më shpejtë furnizimin me ujë.
KRU “Gjakova” sh.a.
29.11.2021
.

Sot pranë zyreve të Ujësjellësit KRU “Gjakova” është mbajtur dëgjimi publik për Procesin Tarifor 2022-2024, të zonës së shërbimit të KRU “Gjakova” sh.a Gjakovë.

Sot pranë zyreve të Ujësjellësit KRU “Gjakova” është mbajtur dëgjimi publik për Procesin Tarifor 2022-2024, të zonës së shërbimit të KRU “Gjakova” sh.a Gjakovë.
KRU “Gjakova” bëri shpalosjen e Procesit Tarifor 2022-2024, prezantuar nga UD Kryezyrtare Financiare znj.Sihana Asllani.
Të pranishëm ishin dhe z.Hysni Feka si dhe znj.Lule Aliu përfaqësues nga Autoriteti Rregullator i Ujit (ARRU).

Defekt

Defekt.
Të nderuar konsumator ju njoftojmë se, gjatë intervenimit nga firma private ETG, në vendosjen e largëpërquesve, është dëmtuar gypi fi 350 në fshatin Zhdrellë.
Si pasojë e këtij defekti është ndërprerë furnizimi me ujë për fshatrat; Zhdrellë, Bec, Vraniq, Doblibarë, Berdosanë, Rezinë dhe Meqe.
Ekipet tona janë duke punuar në sanimin sa më të shpejtë të këtij defekti.
Ju falenderojmë për mirëkuptim!
KRU “Gjakova” SH.A.
11.11.2021.

Përfaqësues nga Banka Gjermane për Zhvillim, vizitë Impiantit të Ujërave të Ndotura në Gjakovë

Përfaqësues nga Banka Gjermane për Zhvillim, vizitë Impiantit të Ujërave të Ndotura në Gjakovë.
Sot përfaqësues nga Banka Gjermane për Zhvillim (KFW), vizituan Impiantin e Trajtimit të Ujërave të Ndotura, të cilët të mirëpritur nga UD i Kryeshefit Ekzekutiv të KRU ”Gjakova” z.Visar Hasi si dhe stafi menaxherial i kompanisë u njoftuan nga afër rreth këtij projekti të ITUN si dhe ecurisë së punimeve.
UD i Kryeshefit Ekzekutiv Visar Hasi, shprehu falënderimet për gjithë angazhimin dhe mbështetjen në shumë projekte të rëndësishme që Qeveria Gjermane i ka dhënë kompanisë KRU “Gjakova” e në veçanti për rolin e saj të rëndësishëm në realizimin e projektit të ITUN.
Impianti I Trajtimit të Ujërave të Ndotura në Gjakovë, është bashkëfinancim nga Qeveria Zvicerane, Qeveria Gjermane si dhe Komuna e Gjakovës, vlera totale e këtij projekti është 16.8 milion euro.
Impianti pritet të funksionalizohet brenda vitit 2021.
KRU “Gjakova” SH.A.
10.11.2021.

Ekspozita e 9-të e Përbashkët Ballkanike

Ekspozita e 9-të e Përbashkët Ballkanike
Është mbajtur Konferenca dhe Ekspozita e 9-të e Përbashkët Ballkanike, organizuar nga SHUKOS dhe SHUKALB këtë vit tema e konferencës ishte “Vlera e Ujit“, e cila u zhvillua si një aktivitet virtual në datat 3-5 Nëntor 2021.
KRU “Gjakova” u përfaqësua nga inxh. Avni Caka me temën ” Mirëmbajtja aktive në funksion të zvogëlimit të humbjeve teknike të ujit ” si dhe zëdhënësja Dafina Syla në sesionin “Zgjidhje Inovative”.

Defekt

Defekt.
Të nderuar konsumatorë, ju njoftojmë se kemi defekt në gypin fi 150 në Ujzë.
Për arsye të punimeve në lokalizimin dhe sanimin e defektit, jemi detyruar të ndërpresim furnizimin me ujë për fshatrat; Muhader dhe Pnish!
Ekipet tona janë duke punuar në sanimin e defektit duke ndërmarrur të gjitha masat që sa më shpejtë ta rikthejmë furnizimin me ujë.
Ju faleminderit për mirëkuptimin tuaj!
K.R.U.”Gjakova” Sh.A.
17.10.2021.

May be an image of outdoors