Vërejtje para ngritjes së Procedurës për Ekzekutim tek Përmbaruesi Privat

Vërejtje para ngritjes së Procedurës për Ekzekutim tek Përmbaruesi Privat.

Të nderuar konsumator, nga Sektori i Shitjes na njoftojnë se jemi duke bërë pregatitjen e lëndëve tek Përmbaruesi Privat për të gjithë konsumatorët të cilët kanë borxhe të akumuluara duke mos kryer pagesa mujore.

Apelojmë tek konsumatorët se në momentin që pranojnë faturën e ujit të kryejnë obligimet e tyre në baza mujore si detyrim kundrejtë ujit të shpenzuar, në rast të mos përgjigjjes ndaj obligimeve tuaja, përkundër dëshirës sonë ne si ofrues i shërbimeve jemi të detyruar të ndjekim procedurat përmbarimore.

Duke mos dashur të ju implikojmë me shpenzime shtesë, ftojmë konsumatorët që të përmbushin obligimet e tyre si detyrim ndaj shërbimeve që ju ofrojmë dhe shpenzimit të ujit.

E njëjta vlen për gjithë zonën ku operon KRU “Gjakova”, Gjakovë, Rahovec, Prizren duke përfshirë të gjitha kategoritë e debitorëve, amvisëri, komerciale, ente dhe industri.

Mbesim me shpresë se njoftimi ynë do të respektohet nga ana juaj!
Faleminderit për mirëkuptim

KRU “Gjakova”sh.a.
24.05.2021.

Vazhdojnë punimet në Impiantin e Ujërave të Ndotura-Gjakovë

KRU “Gjakova” me bashkëpuntorët e saj është duke bërë përpjekje maksimale në finalizimin e projektit për ndërtimin e Impiantit të Ujërave të Ndotura, i cili mundëson mbledhjen dhe trajtimin e ujërave të zeza në qytetin e Gjakovës.
Kjo do të kontribuojë në mbrojtjen e burimeve sipërfaqësore dhe ujërave nëntokësorë duke ndikuar në përmirësimin e kushteve të jetesës për banorët e Gjakovës.

Po vijnë të tjera projekte të rëndësishme për rrjetin e ujësjellësit

Po vijnë të tjera projekte të rëndësishme për rrjetin e ujësjellësit!
Kryeshefi Ekzekutiv i KRU “Gjakova” z.Ismet Ahmeti në bashkëpunim me Kuvendin Komunal-Gjakovë, nënshkruan 4 marrëveshje të reja!
Me realizimin e këtyre projekteve jetike, të tjerë banorë të Komunës së Gjakovës do bëhen me ujë të pijes nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova” si dhe do përfitojnë nga shërbimet tona.
Projektet janë këto;
“Ndërtimi i Ujësjellësit në Firzë për 42 shtëpi”.
“Ndërtimi i Rrjetit të Ujësjellësit në fshatin Zhub për Qafë Prush, Zylfaj dhe Doganë”.
“Ndërtimi i Stacionit të Pompave Shtytëse për fshatin Morinë” .
“Asfaltimi i rrugës kryesore deri te Objekti Administrativ si dhe Rezervuari në Batushë”.
KRU “Gjakova”, mbetet e përkushtuar në realizimin e synimeve të saja, në zgjerimin e zonës së furnizimit me ujë cilësorë si dhe shërbime efikase për të gjithë konsumatorët e saj.
KRU “Gjakova” SH.A.
12.05.2021.

Intervenime u bënë edhe në fshatin Molliq të Gjakovës

Ekipet tona nga të gjitha njësit punuese të KRU “Gjakova” që nga orët e mëngjesit janë mobilizuar në teren për të intervenuar aty ku paraqitet nevoja.
Sot njësia e Lumbardhit, në një kohë rekord eleminuan defektin në fshatin Fortes.
Intervenime u bënë edhe në fshatin Molliq të Gjakovës, ku njësia e Rekës së Keqe, intervenoi në rregullimin e pusetës së ujëmatësve kryesor të fshatit.
Ekipet tona nuk kanë të ndalur, për të ofruar në kohën dhe vendin e duhur, shërbimet që ju nevojiten konsumatorëve tanë!
KRU “Gjakova” Sh.A.
10.05.2021.

Ekipa e KRU “Gjakova”

Ekipa e KRU “Gjakova” gjatë aktivitetit në pastrimin e pusetave në rrugën “Musa Zajmi”, në vendin ku më parë është bërë sanimi i kanalizimit.

Telegram ngushëllimi

Telegram ngushëllimi
E nderuara familje Lila,
Me dhembje të thellë morëm lajmin për humbjen e jetës së më të dashurit tuaj, Dr Rifat Lila, mjek dhe bashkëpuntorë i yni ndër vite!
Ai ishte ndër mjekët më të nderuar dhe më të aftë, gjithmonë pozitiv dhe i buzëqeshur, me humbjen e Dr Rifatit, Gjakova humbi një doktor të devotshëm!
Njerëzit si Rifat Lila, gjithmonë lënë pas vetes dhembje, por edhe kujtime të mira, prandaj vepra e tij jetësore është ngushëllim edhe për familjarët, komunitetin e doktorëve dhe të gjithë atyre që e kanë njohur.
Në emër timin dhe të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Gjakova”, pranoni ngushëllimet më të sinqerta!
Me respekt,
Ismet Ahmeti
Kryeshef Ekzekutiv i
KRU “Gjakova” Sh.A.

Urime 1 Maji!

Urime 1 Maji!
Kjo ditë i dedikohet punëtorëve në mbarë globin, të cilët, me punën e përkushtimin e tyre i japin shumë kujt mundësi jetese.
Me këtë postim duam t’u shprehim falenderim të madh, punëtorëve të Ujësjellësit KRU “Gjakova” në krye me Kryeshefin Ekzekutiv z. Ismet Ahmeti, të cilët me punën dhe perkushtimin e tyre bënë që KRU “Gjakova” të rënditet ndër vite si kompania më e sukseshme në vend.
Gëzuar 1 Maji!
Gëzuar dita e punëtorit!
Përzemërsisht KRU “Gjakova” Sh.A!

Njoftim për pagesa

Njoftim për pagesa
KRU “Gjakova” njofton të gjithë konsumatorët (amvisëri, biznese dhe institucione), në njësitë Gjakovë, Rahovec dhe Prizren, se konsumatorët të cilët kanë borxhe ndaj kompanisë në vlerë mbi 100 Euro, duhet të kryejnë pagesat obligative kundrejtë ujit të shpenzuar, ndryshe përkundër dëshirës sonë, jemi të detyruar të vazhdojmë procedurat e dërgimit të borxhlinjëve tek përbaruesit privat.
KRU “Gjakova” njëherit ua rikujtonë konsumatorëve se ekziston mundësia e riprogramimit të borxhit, me kusht që të paguajnë 20% të vlerës të cilën e kanë borxh dhe pjesa tjetër do të ju riprogramohet për 24 muaj, mundësi e pagesës së borxhit me këste.
Mbesim me shpresë se njoftimi ynë do të respektohet nga ana juaj!
Faleminderit për mirëkuptim
KRU “Gjakova”SH.A.
26.04.2021.