Njoftim

KRU Gjakova, njofton konsumatorët se mbrëmë rreth orës 24:00, është paraqitur një defekt në gypin kryesorë Ø 800 në Rezinë.
Për këtë arsye, jemi detyruar të ndërpresim furnizimin me ujë, që përfshinë zonën operative Rahovec, Prizren si dhe disa fshatra të Komunës së Gjakovës.

Ekipet tona janë duke punuar në lokalizimin dhe sanimin e defektit, duke ndërmarrë të gjitha masat që sa më shpejtë ta rikthejmë furnizimin me ujë.

Ju faleminderit për mirëkuptimin tuaj!

Të nderuar qytetar!

Bazuar në Ligjin në fuqi të Republikës së Kosovës , mbi Ujërat, Urdhëresat Administrative si dhe Vendimin e Inspektoratit të MMPH, KRU "Gjakova" sh.a, nxjerr këtë;

Urdhëresë

Me qëllim të mbrojtjes së Liqenit, nga veprimet e dëmshme që ndikojnë në ndotjen dhe dëmtimin e Liqenit "Radoniqi", të gjithë qytetarëve ju ndalohet:
-Peshkimi me rrjeta gjatësore
-Peshkimi me rrjeta hedhëse
-Peshkimi me mjete plasëse
-Peshkimi me gjenerator të rrymes elektrike
-Sfrytëzimi i Liqenit për peshkim pa leje dhe autorizim të organeve kompetente të K.R.U. "Gjakova" sh.a, dhe F.P.S.R të Kosovës.
-Qarkullimi i të gjitha automjeteve për rreth dhe afer liqenit akumulues "Radoniqi" në rreze prej 500m nga uji, pa leje dhe autorizim të organeve kompetente të K.R.U "Gjakova" sh.a.
-Qarkullimi i barkave me motor ne liqe.
-Të gjitha aktivitetet të cilat mund të kenë ndikim në ndotjen dhe de-natyralizimin e liqenit dhe bregut të tij.
-Çdo shfrytëzim i zhavorit dhe i masës drunore në zonën e bregut të liqenit në rreze 500m nga uji, pa leje dhe autorin përkatës nga Drejtoria për Ujëra pran Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor dhe Drejtoria e Pylltarisë pran Ministrisë së Bujqësisë.
-Peshkimi me më shumë se tre kallama.
-Peshkimi gjatë kohës së shumëzimit deri me 1 Qershor.
-Ndaj personave që nuk i respektojnë këto ndalesa, do të ndjekim masat ligjore.

Ekipa e kontrollës së KRU "Gjakova" në bashkëpunim me Policinë e Kosovës janë duke bërë patrullime të vazhdueshme në monitorimin dhe mbrojtjen e liqenit nga keqpërdoruesit.

Njoftim

KRU Gjakova njofton konsumatorët se për shkak të defektit në gypin kryesorë Ø 800, që ka ndodhur në afërsi të fshatit Marmull, jemi detyruar të ndërpresim furnizimin me ujë .

Respektivisht zonat që do mbesin pa ujë përfshijnë zonën operative Rahovec, Prizren si dhe në disa fshatra të Komunës së Gjakovës.

Ekipet tona janë duke punuar në sanimin e defektit duke ndërmarrur të gjitha masat që sa më shpejtë ta rikthejmë furnizimin me ujë.

Ju faleminderit për mirëkuptimin tuaj!

Modernizimi i infrastrukturës të sistemit për trajtimin e ujrave të ndotura

Përveç ndërtimit të Impiantit të Ujrave të Ndotura, KRU "Gjakova", mbështetur nga donatorët e jashtëm, ka kontraktuar dhe po bënë modernizimin e infrastrukturës përcjellëse të sistemit të trajtimit të ujrave të ndotura.

Si pjesë e fazës së V-të, po pastrohen dhe inspektohen me kamera me qark të mbyllur, rreth 24km gypa të kanalizimit për të vërtetuar gjendjen ekzistuese dhe pastaj të vazhdohet me rehabilitim në ato segmente ku është e domosdoshme.

Impianti i Ujrave të Ndotura, një tjetër projekt madhështor nga KRU "Gjakova" .

Njoftim

Njoftojmë konsumatorët e regjionit të Rekës së Keqe specifikisht banorët e fshatrave Vugovë dhe Zhub se vazhdon procesi i punimeve në gypat e ujësjellësit të cilët janë në fazën e testimit dhe pranimit teknik nga operatori ekonomik.

Gjatë kësaj faze po bëhet ndrrimi i gypave të cilët nuk janë në cilësin e duhur duke u zëvendësuar me gypa të rinj.

Deri në finalizimin e këtij procesi jemi të detyruar të ndalim furnizimin me ujë, respektivisht ujë nuk do të kenë fshatrat Vugovë dhe Zhub.

Ju falenderojmë për mirëkuptimin tuaj!

Apel për qytetarët që të mos e keqpërdorin ujin

KRU "Gjakova" apelon tek qytetarët që të mos keqpërdorin ujin e pijshëm.

Njoftojmë konsumatorët se kohëve të fundit ka një rritje të konsumit që po shoqërohet me një shkallë të madhe të keqpërdorimeve të ujit të pijshëm.

Andaj me qëllim të furnizimit me sasi të mjaftueshme dhe të barabartë për të gjithë konsumatorët, Kompania Rajonale e Ujësjellësit "Gjakova" apelon që të racionalizohet shpenzimi i ujit të pijes nga rrjeti i ujësjellësit

Me theks të veçantë njoftojmë konsumatorët e fshatrave Cermjan, Skivjan dhe Lipovec që kohët e fundit janë ngritur disa shqetësime për shpenzim enorm dhe keqpërdorim të ujit në këto zona.

Njoftojmë konsumatorët që KRU "Gjakova" ka për detyrë të parandalojë dhe të pengojë çdo derdhje të pa kontrolluar të ujit në sipërfaqe publike si dhe keqpërdorimin e ujit të pijes, për ujitjen e arave, spërkatjen e pa autorizuar të rrugëve dhe trotuareve, ujitjen e kopshteve, autolarje dhe çfarëdo shfrytëzimi tjetër jo të domosdoshëm.

Për mos respektim ndaj ndalesave, personat që identifikohen nga ekipa e kontrolles , duke keqpërdorur ujin e pijes nga rrjeti i ujësjellësit do të ndëshkohen me gjobat e parapara sipas rregulloreve në fuqi.

Lusim konsumatorët për vetëdijsim në përdorimin racional te ujit të pijes dhe mos keqpërdorim të tij.