Takim pune me përfaqësues nga Autoriteti Rregullativ i Ujërave.
Sot U.D. Kryeshefi Ekzekutiv i KRU Gjakova z.Visar Hasi me stafin menaxherial të KRU “Gjakova”, mirëpriten në një takim pune Drejtoreshën e ARRU-së znj. Hajrije Morina me bashkëpunëtor.
Në takim u shqyrtuan tema të rëndësishme rreth aplikimit të rregulloreve dhe monitorimit të gjëndjes aktuale në KRU “Gjakova”.
KRU “Gjakova” SH.A.
03.02.2022.
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova”, ka ftuar konsumatorët të cilët nuk i janë përgjigjur detyrimeve ndaj ujësjellësit kundrejt ujit të shpenzuar, që t’i kryejnë obligimet e tyre, në të kundërtën thonë se janë të detyruar që lëndët t’i dërgojnë në procedurë përmbarimore.
Përmes një komunikate për medie, KRU “Gjakova”, thotë se kjo gjë vlen për Gjakova, Rahoveci dhe Prizreni.
“Ftojmë të bëni pagesat për arsye të mos grumbullimit të borxhit, si dhe stabilitetit financiar të kompanisë duke qenë se operojmë si kompani vetëfinancuese dhe pagesat e juaja kontribuojnë drejtë për drejtë në shërbime të cilat ofrojmë dhe efikasitetin e prodhimit”, thuhet në komunikatë.
“KRU “Gjakova” njëherit ua rikujtonë konsumatorëve se ekziston mundësia e riprogramimit të borxhit, me kusht që të paguajnë 20% të vlerës të cilën e kanë borxh dhe pjesa tjetër do të ju riprogramohet për 24 muaj, mundësi e pagesës së borxhit me këste. Mbesim me shpresë se njoftimi ynë do të respektohet nga ana juaj”, thuhet në fund të komunikatës.
Sot U.D. Kryeshefi Ekzekutiv i KRU Gjakova z.Visar Hasi me bashkëpuntor u pritën nga Kryetari i Komunës së Rahovecit z.Smajl Latifi.
Temë e takimit ishte rritja e bashkëpunimit dhe bashkëfinancimit të projekteve në vazhdimësi, kryesisht ndrrimi i gypave të vjetër të ujit të pijes dhe zgjerimi i zonës së shërbimit me bashkëfinancim.
Po ashtu U.D.Kryeshefi z.Hasi e garantoi Kryetarin z.Latifi se KRU “Gjakova”, do të furnizoi me ujë të pijes pa ndërprerë në 24h të gjithë zonën e shërbimit të Komunës së Rahovecit.
KRU “Gjakova” SH.A.
20.01.2022