KRU “Gjakova” realizon një tjetër projekt të rëndësishëm

KRU “Gjakova” realizon një tjetër projekt të rëndësishëm.
“Montimi me panela solare dhe kartela GSM në rezervoarët dhe stacionet e pompave në këto lokacione: Demjan, Dedaj, Opterushë, Lipovec, Dol, Kusarë, Cermjan, Pataqan, Dushkajë dhe Reti.
Sistemi përbëhet nga pajisjet që komunikojnë përmes sistemit GSM duke bërë kyçjen\çkyçjen e pompave që mbushë rezervoaret me ujë në mënyrë automatike.
Me realizimin e këtij projekti, përveç modernizimit të paisjeve dhe lehtësirave në proces, operimi poashtu kursen më shumë ujë dhe energji.
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova”, vazhdon të jetë e përkushtuar në realizimin e shumë projekteve ekskluzive në shërbim të konsumatorëve të saj!
KRU “Gjakova” SH.A.
20.04.2022.

Vërejtje!

Të nderuar konsumator,
ju njoftojmë se Departamenti i Shitjes së KRU “Gjakova”, në muajin paraprak ka bërë shpërndarjen e vërejtjeve tek të gjithë konsumatorët të cilët kanë borxhe të akumuluara.
Konsumatorët të cilët janë njoftuar paraprakisht me anë të vërejtjes, janë të obliguar të paraqiten pranë zyreve tona, me qëllim të kryerjes së obligimit ndaj borxhit ose riprogramimit të tij me këste.
Poashtu ju njoftojmë se KRU “Gjakova”, ka filluar me implementimin e lëndëve tek Përmbaruesi Privat.
Duke mos dashur të ju implikojmë me shpenzime shtesë, apelojmë tek të gjithë konsumatorët që kanë borxhe të akumuluara të përmbushin obligimet e tyre.
Faleminderit për mirëkuptim!
KRU “Gjakova”SH.A.
19.04.2022.

Për shumë mot Pashkët

Duke ju dëshiruar paqe, bekim, mbarësi, mbi të gjitha harmoni e dashuri në familjet tuaja!
KRU “Gjakova” ju uron përzemërsisht për shumë mot Pashkët!
KRU “Gjakova” SH.A.
17.04.2022.

Finalizimi i projektit, ndërrimi i gypit 360 metra në rrugën “Skënderbeu”.

Finalizimi i projektit, ndërrimi i gypit 360 metra në rrugën “Skënderbeu”.
Sot KRU “Gjakova” po kryen ekzekutimet përfundimtare në ndërrimin e gypit nga Azbest Cimento fi 300 me gypin e ri PE D-EN 315MM, projekt i realizuar në bashkëpunim me Komunën e Gjakovës duke ndjekur dinamikën e zgjerimit të rrugës “Skënderbeu”.
Punimet janë mbikqyrur në vazhdimësi personalishtë nga UD.Kryeshefi Ekzekutiv i KRU “Gjakova” inxh.Visar Hasi si dhe UD. Drejtori i Departamentit Teknik inxh. Agron Tafarshiku.
Me realizimin e këtij projekti jetik, siq është vendosja e gypit të ri i cili do të lehtësoi jo vetëm punën e kompanisë por edhe shërbimet ndaj konsumatorëve.
KRU “Gjakova” SH.A.
15.04.2022.

KRU “Gjakova” pritet të pajiset me një sistem të avancuar kompjuterik për shërbimet ndaj konsumatorëve

Në një të ardhme të afërt, KRU “Gjakova”, pritet të pajiset me një sistem të avancuar kompjuterik, me qëllim që shërbimet ndaj konsumatorëve dhe puna e personelit të kompanisë të jenë në hap me kohën.

Që ky sistem i avancuar t’i shërbej qëllimit, KRU “Gjakova”, së shpejti do të filloj me procesin e inventarizimit/përditësimit të të dhënave të konsumatorëve të saj.

Personeli i cili është i trajnuar me kujdes, do të angazhohet në terren duke vizituar secilin konsumator me qëllim të përditësimit të të dhënave të hollësishme të konsumatorëve si; të dhënat personale, të dhëna mbi ujëmatësin, shërbimet e ofruara, shqetësimet e mundshme të konsumatorëve, etj.

Prandaj, KRU “Gjakova” me plot mirëdashësi, lut konsumatorët që të bashkëpunojnë dhe të ndihmojnë personelin tonë në përmbushjen e kësaj detyre.

Ndërprerje e furnizimit me ujë për disa lagje të Komunës së Gjakovës

Ndërprerje e furnizimit me ujë për disa lagje të Komunës së Gjakovës.
Të nderuar konsumator,
ju njoftojmë se punimet në shtrirjen e gypit të ri në rrugën “Skënderbeu” do të vazhdojnë edhe sot, projekt ky i cili është bashkëpunim me Komunën e Gjakovës.
KRU “Gjakova” është duke intervenuar në ndërrimin e gypit të vjetër ekzistues nga AC ∅300mm me gypin e ri PE100 RC DN 315mm.
Si pasojë e këtij intervenimi, sot datë: 13.04.2022, do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë nga ora, 10:00 deri në ora 16:00.
Rrugët të cilat përfshihen në këtë ndërprerje janë:
1. Rr.”Skënderbeu”
2. Rr.”Xhafer Lipoveci”
3. Rr.”Migjeni”
4. Rr.”Xhevat Hoxha”
Faleminderit për mirëkuptimin tuaj!
KRU “Gjakova” Sh.A.
13.04.2022..

Punime në Ratkoc- Ndërprerje e furnizimit me ujë

Punime në Ratkoc- Ndërprerje e furnizimit me ujë.
Për shkak të punimeve në projektin: “Dislokimi dhe ndërrimi i gypit nga AC 250 në PE 250 për fshatrat Xërxe, Gexhë, Radostë, Ratkoc, Dejnë dhe Dobidol- Komuna e Rahovecit, nesër datë 13.04.2022, do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë.
Ndërprerja e furnizimit me ujë e cila do të zgjasë nga ora 09:00-16:00, përfshin fshatrat Ratkoc, Vrajak, Dejnë, Bratotin dhe një pjesë e fshatit Radostë.
Faleminderit për mirëkuptimin tuaj!
KRU “Gjakova” Sh.A.
12.04.2022.

Inventarizimi i konsumatorëve

Inventarizimi i konsumatorëve.

Të nderuar konsumatorë,
në një të ardhme të afërt, KRU “Gjakova”, pritet të pajiset me një sistem të avancuar kompjuterik, me qëllim që shërbimet ndaj konsumatorëve dhe puna e personelit të kompanisë të jenë në hap me kohën. Që ky sistem i avancuar t’i shërbej qëllimit, KRU “Gjakova”, së shpejti do të filloj me procesin e inventarizimit/përditësimit të të dhënave të konsumatorëve të saj.

Përsoneli i cili është i trajnuar me kujdes, do të angazhohet në terren duke vizituar secilin konsumator me qëllim të përditësimit të të dhënave të hollësishme të konsumatorëve si; të dhënat përsonale, të dhëna mbi ujëmatësin, shërbimet e ofruara, shqetësimet e mundshme të konsumatorëve, etj.

Prandaj, KRU “Gjakova” me plot mirëdashësi, lut konsumatorët që të bashkëpunojnë dhe të ndihmojnë personelin tonë në përmbushjen e kësaj detyre.

KRU “Gjakova” SH.A.
12.04.2022.

Defekt, ndërprerje e furnizimit me ujë

Defekt, ndërprerje e furnizimit me ujë.
Të nderuar konsumatorë,
ju njoftojmë se operatori ekonomik gjatë ekzaminimit të gypave, ka shkaktuar dëmtimin e gypit ∅200 në rrugën “Gjon Nikollë Kazazi”-Gjakovë.
Pa furnizim me ujë të pijes duke u atakuar nga ky defekt janë fshatrat; Jahoc, Orize si dhe lagjet “Brekoc”, “Mullah Jusuf” dhe “Dëshmorët e Lirisë” të Komunës së Gjakovës.
Ekipet tona janë angazhuar me të gjitha kapacitetet në sanimin e këtij defekti, për të rikthyer sa më parë furnizimin me ujë!
KRU “Gjakova” Sh.A.
11.04.2022.

Ekipa e KRU “Gjakova” të angazhuar në pastrimin e Ujëmbledhësit

Pamje nga Ujëmbledhësi i Liqenit të Radoniqit nga ku furnizohen me ujë shumica e konsumatorëve të KRU “Gjakova”.
Përkundër terenit të vështirë dhe shirave të dendura që po mbretërojnë aktualisht, Ekipa e Mirëmbajtjes së KRU “Gjakova”, po bëjnë një punë të jashtëzakonshme në kontrollimin dhe pastrimin e Veprës Marrëse-Ujëmbledhësit, që mbushë Liqenin me ujë nga Bjeshka e Deçanit.
Falë angazhimit të përditshëm të këtyre puntorëve dhe gjithë stafit të KRU “Gjakova”, konsumatorët tanë furnizohen me ujë të sigurtë dhe shërbime cilësore!
Uji është gjëja thelbësore për mbijetesën tonë, qmojeni atë!
KRU “Gjakova” SH.A.
10.04.2022.