Menaxhimi i Integruar i Resurseve Ujore

Në Prishtinë, këto ditë është zhvilluar trajnimi me temën “Menaxhimi i Integruar i Resurseve Ujore”, bazuar në Programin IWRM-K i financuar nga Zyra Zvicerane.
KRU “Gjakova” po merr pjesë, përfaqësuar nga Inxh.Shkodran Gaxherri si dhe Sekretarja e Kompanisë Saranda Vehapi Baruti.
Poashtu në këtë trajnim po marrin pjesë përfaqësues nga Zyrja e Kryeministrit të Kosovës, Këshilli Ndërministror, 7 Kompanitë Rajonale të Ujësjellësit, MMPH, ME, si dhe ARRU.
Inxh. Shkodran Gaxherri me shumë profesionalizëm duke përfaqësuar kompaninë KRU “Gjakova”, shpalosi para të pranishmëve prezantimin si kompani storie suksesi në Rajon, me q’rast nga pjesëmarrësit u parashtruan një sërë pyetjesh mbi të arriturat, projektet dhe sfidat e së ardhmes në KRU “Gjakova”.
KRU “Gjakova” Sh.A.
Maj,2022.

Njoftim

Nesër datë 24 Maj 2022 poashtu KRU “Gjakova” SH.A do të zhvilloi punime në shtrirjen e gypit të ri në rrugën “Skënderbeu”.
Me këtë rast do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë nga ora 10:00-14:00.

Kryeni me rregull pagesat e faturave të ujit!

Kryeni me rregull pagesat e faturave të ujit!
Apelojmë tek konsumatorët se në momentin që pranojnë faturën e ujit të kryejnë obligimet e tyre në baza mujore si detyrim kundrejt ujit të shpenzuar. Në rast të mos përgjigjes ndaj obligimeve tuaja, jemi të detyruar të aplikojmë procedurat përmbarimore.
Ftojmë konsumatorët që të përmbushin obligimet e tyre si detyrim ndaj shërbimeve që ju ofrojmë dhe shpenzimit të ujit.
E njëjta vlen për gjithë zonën ku operon KRU “Gjakova” ( Gjakovë, Rahovec, Prizren), duke përfshirë të gjitha kategoritë e debitorëve, amvisëri, komerciale, ente dhe industri.
Mbesim me shpresë se njoftimi ynë do të respektohet nga ana juaj!
Faleminderit për mirëkuptim!
KRU “Gjakova” Sh.A.
23.05.2022.

Sot Liqeni i Radoniqit ka arritur kuotën maksimale dhe ka kaluar në tepricë, në kuotën 456 m!

Sot Liqeni i Radoniqit ka arritur kuotën maksimale dhe ka kaluar në tepricë, në kuotën 456 m!
UD. Kryeshefi Ekzekutiv Msc.Inxh. Visar Hasi, ka vizituar nga afër ekipen që është kujdesur për mbushjen e Liqenit të cilët kan punuar ditë dhe natë vetëm që të kemi ujë të bollshëm për sezonën e verës.
Po ashtu z.Hasi ka shprehur falenderimin dhe përkushtimin që ekipa e përbër nga:
Fidan Alija, Salih Zenaj, Enver Molliqaj dhe Arton Arifaj edhe përkundër vështirësive dhe thatësisë që ka mbizotëruar në dimrin që lam pas, kanë arritur që të jenë racional në limitet kohore, pastrimin e mbetjeve dhe ruajtjes së ujit për futje në Liqe.
“KRU Gjakova” Sh.A.
22.05.2022.
       

Të nderuar konsumatorë

Letrat higjienike të lagura një sfidë për sistemin e kanalizimit- Mos i hidhni në tualet!
Të nderuar konsumatorë,
ujërat nga kanalizimi që deri tani kanë ndotur lumin “Erenik”, tani po pastrohen sipas standardëve më të larta nga Impianti për Trajtim të Ujërave të Ndotura, i cili punon me kapacitete të plota të trajtimit dhe që monitorohet 24/7 nga stafi jonë.
Megjithatë, ajo çfarë seriozisht po sfidon procesin trajtues janë gjësendet e ngurta të cilat hidhen në mënyrë të pa kontrolluar në kanalizim, e sidomos letrat higjienike të lagura të cilat arrijnë deri tek pajisjet e pastrimit duke bërë edhe bllokimin e tyre, e në raste ekstreme edhe duke nxjerrë ato jashtë funksionit.
Letrat higjienike të lagura, janë të patretshme në ujë dhe vështirë shpërbëhen apo trajtohen! Prandaj, e vetmja formë e parandalimit të situatave të tilla është prania sa më e pakët e mbeturinave të tilla në sistem të kanalizimit.
Për këtë arsye, KRU Gjakova, me sinqeritetin më të madh, lutë të gjithë qytetarët, që tani e tutje, të shmangin hedhjen e letrave të tilla higjienike si dhe gjësendeve të tjera të ngurta në guacën e tualetit , meqë një veprim i tillë do të ishte në të mirë të të gjithëve.
Shpresojmë në mirëkuptimin tuaj!
KRU “Gjakova” SH.A.
19.05.2022.
           

Përfaqësues të Bankës Gjermane për Zhvillim dhe Zyrës Zvicerane, vizitë Impiantit të Ujërave të Ndotura në Gjakovë.

Përfaqësues të Bankës Gjermane për Zhvillim dhe Zyrës Zvicerane, vizitë Impiantit të Ujërave të Ndotura në Gjakovë.
Të pranishmit u mirëpritën nga UD i Kryeshefit Ekzekutiv të KRU ”Gjakova” Mrsc.Visar Hasi si dhe stafi menaxherial i kompanisë.
Menaxherja e ITUN-it Fjolla Lasku i njoftoi nga afër vizitorët rreth zhvillimit të projektit si dhe ecurisë së punimeve.
Ndërsa UD i Kryeshefit Ekzekutiv z.Hasi, shprehu falënderime për gjithë angazhimin dhe mbështetjen në shumë projekte të rëndësishme që Qeveria Gjermane dhe ajo Zvicerane i kanë dhënë kompanisë KRU “Gjakova” e në veçanti për rolin e tyre në realizimin e projektit të ITUN.
Impianti i Trajtimit të Ujërave të Ndotura në Gjakovë, është bashkëfinancim nga Qeveria Zvicerane, Qeveria Gjermane si dhe Komuna e Gjakovës, ITUN është në fazën testuese të tij!
KRU “Gjakova” SH.A.
06.05.2022.

Urime Fitër Bajrami!

Urime Fitër Bajrami!
Të dashur qytetar të besimit Islam,
me fat Fitër Bajrami, paqe, harmoni dhe dashuri për ju dhe familjet tuaja!
Përzemërsisht,
KRU “Gjakova” SH.A!

Punime në shtrirjen e gypit të ri në fshatin “Dobidol”

Punime në shtrirjen e gypit të ri në fshatin “Dobidol”.
Të nderuar konsumator,
ju njoftojmë se KRU “Gjakova” është duke zhvilluar punime në shtrirjen e gypit të ri në fshatin “Dobidol”.
Si pasojë e këtij intervenimi, sot datë 22.04.2022, do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë nga ora, 10:00 deri në ora 17:00, për disa fshatra të Komunës së Rahovecit.
Fshatrat të cilat përfshihen në këtë ndërprerje janë:
Dobidol, Qifllak, Kramovik si dhe Rakovinë.
Faleminderit për mirëkuptimin tuaj!
KRU “Gjakova” Sh.A.
22.04.2022.