Sot është mbajtur mbledhja e parë e Bordit të Drejtorëve të sapo zgjedhur në KRU “Gjakova

Sot është mbajtur mbledhja e parë e Bordit të Drejtorëve të sapo zgjedhur në KRU “Gjakova”.
Me prezencën e UD. Kryeshefit Ekzekutiv z.Visar Hasi si dhe menaxhmentit të lartë të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Gjakova”, u zhvillua mbledhja e parë e Bordit të Drejtorëve në përbërje të;
1.Urim Gashi-kryesues.
2.Arianeta Nura-antare,
3.Vildane Maloku-antare,
4.Jeton Haxhijaha-anëtar.
Emërimi i Bordit të Drejtorëve është bërë pas skadimit të mandatit të anëtarëve të Bordit të Përkohshëm të kësaj ndërmarrje, në përputhje me legjislacionin në fuqi për ndërmarrjet publike.
Bordi i sapo zgjedhur në Ndërmarrjen Publike KRU “Gjakova” SH.A, shërben në cilësinë e Bordit të Drejtorëve me mandat sipas nenit 43, paragrafi 4 të Ligjit Nr.03\L-087 për Ndërmarrjet Publike.
KRU “Gjakova” SH.A.
25.07.2022.

Intervenime me shumë rëndësi.

Intervenime me shumë rëndësi.
Gjatë ditës së sotme në zonën e shërbimit të KRU “Gjakova” po realizohen punime me shumë rëndësi në rrjetin e ujësjellësit.
Në fshatin Ujz, po bëhet rehabilitimi i Stacionit të Pompave-Ndërrimi i motor pompës 4kW si dhe i ormanit komandues me pjesët përcjellëse fazonike.
Njëkohësisht në fshatin Molliq të Gjakovës po intervenohet në shtrirjen e rrjetit të ri të ujësjellësit ku mese 8 familje do furnizohen me ujë të pijes nga KRU “Gjakova”.
Po ashtu punohet vazhdimisht në sanimin e defekteve sekondare nga ekipet tona në të gjithë zonën tonë të shërbimit.
KRU “Gjakova” SH.A.
22.07.2022.

Shtrirja e rrjetit të ri të Ujësjellësit në Radostë.

Shtrirja e rrjetit të ri të Ujësjellësit në Radostë.
KRU “Gjakova” ka filluar ekzekutimin e punimeve në fshatin Radostë në rrugën “Ali Shabani”, në shtrirjen e rrjetit të ri gjatësia e të cilit është 1km. Mese 17 familje do të kyçen në rrjetin e ri të ujësjellësit duke u furnizuar me ujë të pijes.
Ky projekt po realizohet si bashkëfinancim me Komunën e Rahovecit me 49%, ndërsa KRU “Gjakova” 51%, vlera e kontraktuar e projektit është 15 mijë euro.
Punimet pritet të përfundojnë gjatë ditës së nesërme.
Urojmë banorët e kësaj zone për ujin e pijes, të cilët janë konsumatorët më të rinj të ujësjellësit tonë.
KRU “Gjakova” SH.A.
14.07.2022.

Të nderuar miq dhe kolegë të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Gjakova”, me pikëllim njoftojmë se sot në moshën 60 vjeçare, është ndarë nga jeta kolegu ynë Agim Alija!

Të nderuar miq dhe kolegë të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Gjakova”, me pikëllim njoftojmë se sot në moshën 60 vjeçare, është ndarë nga jeta kolegu ynë Agim Alija!
Agimin do e kujtojmë gjithmonë si punëtor të dalluar, fjalëpak, i sjellshëm dhe i respektueshëm me të gjithë!
UD. Kryeshefi Ekzekutiv i KRU “Gjakova” z.Visar Hasi si dhe gjithë kolegët e kompanisë, shprehin ngushëllimet më të sinqerta për familjen Alija!
Pushofsh në paqe miku ynë Agim Alija!

Njoftim mbi qasjen në ujëmatës

Njoftim mbi qasjen në ujëmatës.
Të nderuar konsumatorë, bazuar në RREGULLOREN NR.10/2019 PËR STANDARDET MINIMALE TË SHËRBIMEVE TË UJIT NË KOSOVË, Neni 27, pika 2 e cila përmban “Leximi i ujëmatësit duhet të bëhet brenda orarit dhe ditëve të punës së ofruesit të shërbimeve, përderisa konsumatori duhet të i mundësojë lexuesit të ujëmatësit qasjen tek ujëmatësi brenda këtij orari”.
Tek disa konsumatorë ndodhë që qasja tek ujëmatësi është e pamundur, edhe pas shumë tentativave nga ekipet e lexuesve.
Në mënyrë që ne të zhvillojmë veprimtarinë tonë sipas rregulloreve dhe ju të merrni shërbimet e duhura, duhet të na krijoni kushte për qasje në ujëmatësin tuaj.
Në të kundërtën jemi të detyruar të ndjekim rrugët ligjore sipas ligjeve në fuqi.
Ju faleminderit për mirëkuptim!
KRU “Gjakova” SH.A.
25.06.2022.

Po punohet vazhdimisht në sanimin e defekteve sekondare nga ekipet tona

Po punohet vazhdimisht në sanimin e defekteve sekondare nga ekipet tona në të gjithë zonën tonë të shërbimit.
Intervenime aktuale po zhvillohen në këto zona: Gjakovë- në rrugën “Ali Pashë Tepelena”, si dhe në fshatrat Cermjan dhe Qerim. Intervenime në rrjetin e kanalizimit do ketë në lagjen “Brekoc” si dhe rrugën “Skënderbeu”.
Në njësinë e Rahovecit po intervenohet në fshatrat Sopniq, Senovc, Drenovc dhe Opterush.
KRU “Gjakova” SH.A.
20.06.2022.

Trajtimi i Ujërave të Ndotura në JP të Kosovës , Faza III – Gjakova.

Trajtimi i Ujërave të Ndotura në JP të Kosovës , Faza III – Gjakova.
Në kuadër të projektit “Trajtimi i Ujërave të Ndotura në JP të Kosovës Faza III Gjakova”, kanë vazhduar punimet në kolektorin e II të qytetit, i cili do të vijojë deri në kryqëzimin e rrugëve “Dëshmoret e Hereqit”, “Lekë Dukagjini” dhe “Gjergj Sokoli”.
Punimet janë duke u mbikqyrur personalisht nga UD.Kryeshefi Ekzekutiv i KRU “Gjakova”, Mr.Sci.Visar Hasi.
KRU “Gjakova” SH.A.

Urime 14 Qershori, Dita e Çlirimit, Gjakovë!

Urime 14 Qershori, Dita e Çlirimit, Gjakovë!

Përjetësisht mirënjohës të gjithë atyre që luftuan dhe u flijuan për liri, falenderues ndaj të gjitha shteteve mike që kontribuan në Pavarësinë e Kosovës!

Lavdi të gjithë të rënëve për liri!

Përzemërsisht!
KRU “Gjakova” SH.A.

Punimet në rrugën “Skënderbeu”, do të vazhdojnë edhe ditën e nesërme.

Punimet në rrugën “Skënderbeu”, do të vazhdojnë edhe ditën e nesërme.
Të nderuar konsumatorë,
ju njoftojmë se punimet parashikohen të vazhdojnë edhe nesër në rrugën “Skënderbeu”, me ndërrimin e gypit sekondar te ujit AC ∅150 mm me gyp PE100 RC2 DN160 mm.
Si pasojë e këtij intervenimi, nesër datë 26.05.2022, do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë nga ora, 10:00 deri në ora 14:00.
Rrugët të cilat përfshihen në këtë ndërprerje janë:
Rr:”Xhafer Lipoveci”
Rr:”Qemajl e Taib Bakija”
Rr: “Thirrjet e Nënave”
Faleminderit për mirëkuptimin tuaj!
KRU “Gjakova” Sh.A.
25.05.2022.

Vazhdojnë punimet në rrugën “Skënderbeu”.

Vazhdojnë punimet në rrugën “Skënderbeu”.
Të nderuar konsumatorë,
ju njoftojmë se me rastin e zgjerimit të rrugës “Skënderbeu” nga Komuna e Gjakovës, po ashtu KRU “Gjakova”, do të intervenoi në ndërrimin e gypit sekondar të ujit, nga AC ∅150 mm me gypin e ri PE100 RC2 DN160 mm.
Për këtë arsye nesër datë 25 Maj 2022, do te ketë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijes, nga ora 10:00 deri në ora 14:00, rrugët që do të përfshihen në këtë ndërprerje janë :
1. Rr: “Migjeni”.
2. Rr: ”Besim Bistrazhini”.
3. Rr: “Azem Hajdari”.
4. Rr:”Aleksandër Moisiu”
5. Rr: “Hasan Prishtina”.
Faleminderit për mirëkuptimin tuaj!
KRU “Gjakova” SH.A.
24.05.2022.