Memorandum i bashkëpunimit ndërmjet Universitetit “Isa Boletini”-Mitrovicë dhe KRU “Gjakova”.

Sot u nënshkrua një Memorandum i Bashkëpunimit në mes të Kryeshefit Ekzekutiv të KRU Gjakova – z. Hasan Krasniqi dhe Dekanit të Universitetit “Isa Boletini”-Mitrovicë, Fakulteti i Teknologjisë Ushqimore z.Mensur Kelmendi.

Përmes këtij memorandumi të bashkëpunimit të dy  palët kanë shprehur vullnetin       dhe gatishmërinë për bashkëpunim dhe njohje të ndërsjellë duke synuar ngritjen dhe zhvillimin e mëtejshëm të kapaciteteve dhe njohurive profesionale. Qëllimi i bashkëpunimit  është që të kontribuohet në ngritjen e relevancës dhe përshtatshmërisë së sektorit të arsimit të lartë me ato të nevojave të tregut si dhe të sigurohet ndikimi pozitiv në rritjen e efektshmerisë së bizneseve në sektorin e inxhinierisë, dhe ekonomisë.

Njëkohësisht Studentët e FTU-së do ta zhvillojnë punën praktike-profesionale në Impiantin e Trajtimit të Ujërave të Ndotura në Gjakovë.

KRU “Gjakova” falënderon Universitetit “Isa Boletini”-Mitrovicë, që  vlerëson punën dhe profesionalizmin tonë ndërsa  ju urojmë suksese të gjithë studentëve që do kenë fatin të kryejnë praktiken universitare në Impiantin e Trajtimit të Ujërave të Ndotura!

 

KRU “Gjakova” SH.A.

15.12.2023.

 

Write a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.