Sqarim rreth cilësis së ujit

Sqarim rreth cilësis së ujit.
Pas dyshimeve për kontaminim të Ujit të Pijes në komunën e Deçanit, ku burimi i ujit që furnizon këtë pjesë është nën menaxhimin e ujësjellësit – KRU”Hidrodrini” dhe nuk ka të bëjë aspak me zonën furnizuese të KRU”Gjakova”, janë shfaqur dyshime dhe shqetësime të pabazuara edhe tek banorët e komunës së Gjakovës.
E kemi obligim moral që të sqarojmë konsumatorët të cilët furnizohen nga rrjeti i ujësjellësit të KRU”Gjakova”, duke i informuar që nuk ka vend për shqetësime, sepse trajtimi i Ujit për Pije që furnizon konsumatorët e KRU ”Gjakova”, bëhet sipas proseceve teknologjike për trajtim, në Impiantin e Trajtimit të Ujit për Pije gjegjësisht në Stacionin e Filtrimit.
Proceseve të cilave iu nënshtrohet uji i cili synohet të përdoret për konsum njerëzor është shumë i sigurtë dhe nuk ka vend për shqetësime, përveq tjerash cilësia monitorohet gjatë 24 orëve, duke iu nënshtruar testeve mikrobiologjike dhe fiziko-kimike nga Laboratorët e akredituar ,nga të cilat rezultate Uji është shumë cilësor dhe në përputhje me vlerat parametrike bazuar në Standardet Cilësore të U.A 16/2012 dhe ato evropiane.
Edhe njëher sigurojmë konsumatorët e KRU “Gjakova” se uji është i sigurt për konsum dhe nuk ka vend për shqetësim.
KRU “Gjakova” sh.a.
14.07.2021.

Pikat e Shitjes së KRU “Gjakova” SH.A.

Pikat e Shitjes së KRU “Gjakova” SH.A.
Gjakovë
KRU “Gjakova’’ në të gjithë zonën e saj të shërbimit posedon 19 pika arkëtimi, në mënyr që konsumtorët të kenë qasje më të afërt në kryerjen e pagesave si dhe të marin shërbimet që ju nevoiten.
Në Komunën e Gjakovës ndodhen zyret qëndrore te KRU “Gjakova” saktesishtë në Rr:”UÇK”.
Poashtu në Komunën e Gjakovës kompania posedon dhe 8 pika të shitjes ku ju mundë të kryeni pagesat tuaja.
1.Pika e shitjes në Rr: “Bardhyl Çaushi “ (Te shkolla “Zekeria Rexha”).
2. Pika e shitjes në Rr: ”Mbretëresha Teuta” (Te Kedsi).
3. Pika e shitjes në Rr: ”Skënderbeu” ( Objekti i Postës).
4. Pika e shitjes në Rr: ”Skënderbeu” (Përballë Stacionit Policor).
5. Pika e shitjes në Rr: ”Anton Qeta” (Banesat Kineze).
6. Pika e shitjes në Rr: ”Konferenca e Bunjajt” (Posta në Sheshin “Agron Rama”).
7. Pika e shitjes në Rr: ”Vëllezërit Frashëri”(Lagjja e Hadumit).
8. Pika e shitjes në Rugovë në Rr: “Haxhi Hoti”.
Reka e Keqe
Poashtu në njësin e Rekës së Keqe, KRU “Gjakova” posedon Objektin Administrativ në Fshatin Batush si dhe Pikën e shitjes në Fshatin Ponoshec saktësisht në Rr: ”Ramiz e Shefqet Rexha”.
Rahovec
Objekti i Drejtoris së KRU “Gjakova” në njësin e Rahovecit ndodhet në Rr: “Shejh Myhedini”, poashtu në këtë komunë, kompania posedon dhe 4 pika të shitjes:
1.Pika e shitjes në qendër të qytetit të Rahovecit në Rr: ”Selajdin Mullaabazi” (Posta Kryesore).
2.Pika e shitjes në fshatin Radostë në Rr: ”Skender Kastrati”
3. Pika e shitjes në fshatin Ratkoc në Rr: ”Qazim Myftari”.
4. Pika e shitjes në Xërxë në Rr: ”Egzodi 99”.
Prizren
Objekti i drejtoris së KRU “Gjakova” në njësin e Prizrenit ndodhet në Rr: ”Wesley Clark” (Ortakoll).
Poashtu në këtë njësi, KRU “Gjakova” posedon dhe 3 Pika të Shitjes;
1.Pika e shitjes në Krushë të Madhe në Rr: ”Fitim Duraku”.
2. Pika e shitjes në Piranë në Rr: ”Çlirimi”.
3. Pika e shitjes në Romaj në Rr: ”Gjimnazisti”.
Kryeni ç’do muaj pagesat obligative kundrejt ujit të shpenzuar, poashtu ekziston mundësija e riprogramimit të borxhit me këste duke paguar 20% nga borxhi i përgjithshëm.
KRU “Gjakova” SH.A.
05.07.2021.
May be an image of outdoors

Apel për konsumator

Apel për konsumator.
Njoftohen konsumatorët e KRU “Gjakova” se Ekipa e Kontrollës, janë në teren 24/7 në monitorim të gjendjes rreth keqpërdorimeve të ujit në të gjithë zonën tonë të shërbimit.
Apelojmë tek konsumatorët që të mos e keqpërdorin ujin e pijes, sepse do të gjobiten sipas Rregulloreve të KRU “Gjakova” sh.a.
Kemi hasur në disa raste të keqpërdorimit të ujit të pijes, kryesishtë në Rajonin e Hasit, Dushkajes dhe Reka e Mirë prandaj ju lusim që të keni kujdes, sepse nuk do të falim asnjë keqpërdorues.
Ju faleminderit për mirëkuptim.
KRU “Gjakova”sh.a.
29.06.2021.

Apel për mos keqpërdorim të ujit

Apel për mos keqpërdorim të ujit.
Njoftojmë konsumatorët se kohëve të fundit ka një rritje të konsumit që po shoqërohet me një shkallë të madhe të keqpërdorimeve të ujit të pijshëm, kryesishtë në disa lokacione specifike.
Si pasojë e këtyre keqpërdorimeve nga konsumator të pandërgjegjshëm, kohe pas kohe është i pamundur furnizimi për disa pika më të larta.
Andaj me qëllim të furnizimit me sasi të mjaftueshme dhe të barabartë për të gjithë konsumatorët, Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova” apelon që të racionalizohet shpenzimi i ujit të pijes dhe të mos keqpërdoret për arsye të panevojshme.
Ekipet e KRU “Gjakova” janë tërë kohës në teren në verifikim te gjendjes, personat që identifikohen nga ekipa e kontrolles , duke keqpërdorur ujin e pijes nga rrjeti i ujësjellësit do të ndëshkohen me gjobat e parapara sipas rregulloreve në fuqi.
Lusim konsumatorët për vetëdijsim në përdorimin racional te ujit të pijes dhe mos keqpërdorim të tij.
KRU “Gjakova” sh.a
22.06.2021.

ITUN

ITUN
Vazhdojnë punimet në ndërtimin e Impiantit për Trajtimin e Ujërave të Ndotura në Gjakovë.
Objektivi dhe qëllimi specifik i këtij projekti të veçantë është të zvogëlojë ndotjen mjedisore në Qytetin e Gjakovës duke trajtuar ujërat e ndotura të zonës.
Të angazhuar në mbikëqyrjen e punimeve inxhinier të kualifikuar nga KRU “Gjakova” si dhe Sanja Horvat nga Kroacia -Eksperte për Operim dhe Mirëmbajtje të ITUN-it, roli i saj është të mbështesë KRUGJ-në, në procesin e operimit dhe mirëmbajtjes së Impiantit.

Vendosja e Gypit të Ri në rrugën “Bujar Roka 2

Vendosja e Gypit të Ri në rrugën “Bujar Roka 2”.
Me rastin e punimeve në Rrethrrotullimin e Ri në rrugën “Bujar Roka 2” nga Kuvendi Komunal-Gjakovë, Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova” është mobilizuar që paralelisht të intervenojë në ndrrimin e gypit të vjetër nga çeliku, duke e zëvëndësuar me gypin e ri nga Politileni, PE 100 RC DN 250\10 BAR, L=165M.
Arsyeja e këtij intervenimi është zëvëndësimi i gypit të vjetër ekzistues me gypin e ri më cilësor fi 250.
KRU “Gjakova” mbetet e përkushtuar në ofrimin e shërbimeve sa më cilësore për konsumatorët e saj!
KRU “Gjakova”sh.a.
23.06.2021.

Informatë rreth cilësisë së ujit

Loader Loading...
EAD Logo Taking too long?

Reload Reload document
| Open Open in new tab
Pas defektit në gypin kryesor fi 1100 dhe pas rikthimit të furnizimit me ujë, ekipet e Laboratorit të akredituar të KRU “Gjakova”, intensivisht janë angazhuar në monitorimin dhe kontrollimin e cilësisë së ujit të pijshëm nëpër pika të ndryshme mostrimi.
Është vërejtur një shqetësim tek konsumatorët lidhur me prezencën e fluskave të ajrit që ujit vizualisht i jep një pamje të turbullirës së bardhë, por ne garantojmë që nuk ka vend për shqetësim,vlerat e turbullirës sillen brenda kuotave normale, por prezenca e fluskave të ajrit nëpër gypa bëhet gjithmonë pas rikthimit të furnizimit për shkak të presionit të qarkullimit të ujit.
Gjatë 24 orëve bëhet kontrollimi i kualitetit të ujit bazuar në Standardet cilësore aplikative (U.A 16/2012) dhe ato Evropiane (Udhëzimi – Direktiva 98/83/EC) mbi kualitetin e ujit për përdorim nga njerëzit.
Kontrollat ditore bazike dhe periodike të parametrave fiziko-kimik dhe bakteriologjik, bëjnë që uji i pijshëm të jetë i sigurtë 100% për konsum nga njeriu.
Me fjal të tjera ndjehuni të sigurtë në konsumimin e ujit për pije i cili është jashtëzakonisht cilësor.
KRU “Gjakova”sh.a.
11.06.2021.

Elememinohet defekti ne gypin kryesor fi 1100

Elememinohet defekti ne gypin kryesor fi 1100.
Pas një pune maratone nga ekipa e KRU “Gjakova” e cila ka punuar gjatë gjithë natës, sot në orën 06:00 të mëngjesit, kemi arritur që ta sanojmë defektin dhe furnizimi me ujë është rikthyer për të gjithë konsumatorët!
Falenderime të panumërta për ekipet teknike të ujësjellësit KRU “Gjakova” të cilët janë në shërbim të qytetarëve 24 h pa ndërprerë.
Faleminderit dhe konsumatorëve për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin e treguar!
KRU “Gjakova” sh.a.
10.06.2021.

Njoftim rreth furnizimit me ujë

Vazhdojnë punimet në sanimin e defektit në gypin kryesorë fi 1100.
Të nderuar konsumator, ju njoftojmë se ekipet e KRU “Gjakova” ende janë duke punuar në sanimin e defektit i cili ndodhi sot gjatë orëve të pasdites në fshatin Zhdrell.
Gjatë punimeve ekipet punuese kanë hasur në problematika të pa parashikuara, si pasojë e kësaj sanimi i defektit mundë të zgjasë edhe për disa orë.
Njëkohësisht ju njoftojmë se jemi në limitet e furnizimit nga rezervuarët, gradualishtë do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë në të gjitha njësit e operimit Gjakovë, Rahovec dhe Prizren.
Ekipet tona do të vazhdojnë të punojnë deri në orët e vona të natës, duke bërë përpjekje maksimale që sa më parë të jetë e mundur të rikthejmë furnizimin me ujë.
Kërkojmë mirëkuptimin tuaj!
KRU Gjakova sh.a
09.06.2021.