Po vazhdojnë me intensitet të shtuar punimet në..

Po vazhdojnë me intensitet të shtuar punimet në Impiantin për Trajtimin e Ujërave të Ndotura.

Edhe në këto ditë ku po ballafaqohemi me pandeminë Covid-19, përkushtimi i kompanisë KRU "Gjakova"sh.a ndaj projekteve madhore nuk ndalet.

Kryeshefi Ekzekutiv z. Ismet Ahmeti gjatë vizitës së sotme në Impiantin e Ujërave të Ndotura, falenderoi puntorët për punën e bërë, gjithashtu ofroi gjithë mbështetjen e tij që ky projekt të finalizohet sa më parë meqenëse është një ndër projektet më të rëndësishme për Komunën e Gjakovës.

Njoftim për dhënje të kontrates

Me këtë aktivitet do të bëhet monitorimi dhe menaxhimi i automjeteve te KRU Gjakova Sh.A nëpërmjet GPS-ave, per nje efikasitet dhe transparence te vazhdueshme ne menyre qe te jene ne mbikqyrje te gjitha automjetet e kompanise per 24 ore.

Njoftim

Kompania Rajonale e Ujësjellsit, KRU Gjakova sh.a, njofton të gjithë konsumatorët borxhlinj që kanë borxhe mbi 100 euro të cilët nuk i janë përgjigjur detyrimeve ndaj ujësjellsit, jemi të detyruar ti shkyçim nga rrjeti i sherbimit dhe lënda dërgohet për përmbarim.

Gjithashtu njoftojmë konsumatorët e Rekës së Keqe dhe Lugut të Qarragojës të cilët janë kyçur në rrjetin e ujësjellsit se nga data 01.03.2020 do të fillojë pagesa e regjistrimit në vleren 11.80 euro si dhe do fakturohet uji i shpenzuar. Ftojmë konsumatorët e këtij regjioni që të kryejnë obligimet e tyre, njëkohësisht ju njoftojmë se fakturat do të dërgohen me kohë në adresat tuaja nga lexuesi, gjegjësishtë shpërndaresi i fakturave.

KRU Gjakova sh.a, falenderon të gjithë konsumatorët të cilët i pëgjigjen rregullishtë obligimeve të tyre si dhe ftojmë konsumatorët borxhlinj që sa më pare të kryejnë detyrimet e tyre.