Sot është bërë nënshkrimi i kontratës për ekzekutimin e punimeve

Sot është bërë nënshkrimi i kontratës për ekzekutimin e punimeve - ndërtimit të Impiantit të Trajtimit të Ujërave të Ndotura në Gjakovë, me Kompaninë fituese të tenderit për ekzekutimin e punimeve, PASSAVANT - EE.

Nënshkrimi i kontratës u bë në mes të Kryeshefit Ekzekutiv të KRU Gjakova z.Ismet Ahmeti, Përfaqësuesit të PASSAVANT - EE - z.Rizvan Minea dhe Konsulentit Implementues të Projektit z. Friedhelm Peel.

Apel për Konsumatorë

Të nderuar konsumatorë,

Bazuar në situatën momentale të kushteve klimatike, temperaturat e ulëta do të vazhdojnë të na përcjellin edhe ditët dhe muajt në vijim.

Rreziku i dëmtimit të ujëmatësve është i madh (plasaritja e xhamave nga ngricat).

Në fshatra rreziku është edhe më i madh, pasi që shumica e konsumatorëve nuk kanë puseta dhe ujëmatësit janë të ekspozuar direkt nga të ftohtit. Kjo ndikon përveç tjerash edhe në humbjen e një sasie të konsiderueshme të ujit.

Çdo pikë uji e kursyer sot është me rëndësi jetike për qytetarët.

Prandaj ne apelojmë te të gjithë konsumatorët që të marrin masat e nevojshme për sigurimin e pusetave (pastrimin e shahtave nga uji, mbështjelljen e ujëmatësve me lesh xhami apo edhe në mënyra të tjera rrethanore).

Njëkohësisht apelojmë të konsumatorët që mos të bëjnë shpenzime të panevojshme duke lënë krojet hapur në mënyrë që të furnizohen me ujë të mjaftueshëm edhe qytetarët që gjenden në pika më të larta.

Kompania falenderon të gjithë konsumatorët për bashkëpunim dhe mirëkuptim.

Njoftim

KRU Gjakova njofton se gjatë ndërrimit të gypave të kanalizimit është shembur dheu dhe ka dëmtuar gypin e ujësjellësit.

Për këtë deri sa të ndërrohet gypi konsumatorët që banojnë në rrugët "Washington", "Mic Sokoli", "Lidhja e Prizrenit" dhe "Migjeni" nuk do të kenë ujë deri nesër me datë: 16/11/2018 në ora 10:00.

Lusim konsumatorët për mirëkuptim.

Njoftim

Njoftojmë konsumatorët e KRU “Gjakova” në fshatin Lubizhdë e Hasit, se për shkak të rehabilitimit të rezervuarit në këtë fshat dhe kyçjes së nyjeve kryesore pas ndërrimit të rrjetit sekondar, KRU “Gjakova” SH.A. është e detyruar ta ndërpresë furnizimin me ujë deri në finalizimin e punimeve nga sot: 15.11.2018 deri me datë: 18.11.2018.

Kërkojmë mirëkuptim nga banorët e fshatit Lubizhdë, pasiqë ky intervenim po bëhet për furnizimin më të mirë dhe më cilësor të qytetarëve me ujë.

Ky investim po bëhet nga KRU Gjakova dhe Komuna e Prizrenit.

Njoftim nga KRU Gjakova

Njoftim,

KRU Gjakova njofton Konsumatorët që banojnë në rrugët "Washington", "Mic Sokoli" dhe "Lidhja e Prizrenit", se kohë pas kohe do të kenë ndërprerje të vogla të furnizimit me ujë, për shkak të ndërrimit të gypave të kanalizimit.

Faleminderit për mirëkuptimin tuaj.

KRU Gjakova po merr pjesë në Konferencën

KRU Gjakova po merr pjesë në Konferencën dhe Ekspozitën e gjashtë të përbashkët ballkanike e cila po mbahet në Tiranë.

Tema e këtij viti është “Uji dhe Natyra”.

Janë 30 pjesëmarrës nga KRU Gjakova në krye me Kryeshefin Ekzekutiv z.Ismet Ahmeti.

Në regjionin e Dushkajes fillon instalimi i kyçjes

KRU "Gjakova" nuk po ndalet në zgjerimin e zones së shërbimit.

Sot me datë: 01/11/2018, kompania ka filluar instalimin e kyçjeve sekondare/familjare në Regjionin e Dushkajes.

Falë angazhimeve të palodhshme të Kryeshefit Ekzekutiv z.Ismet Ahmeti, edhe Dushakaj me mbi 3000 banorë, së shpejti do të mbulohet me furnizim me ujë cilësor 24 orë, nga KRU Gjakova.

Sot instalimi i ujit fillojë nga vatra e diturisë, në shkollën fillore në Kralan, nga nesër fillohet me instalimet familjare nëpër lagje, pas përfundimit të fshatit Kralan, do të vazhdohet me punime edhe në fshatrat e tjera të Dushkajës.

Në fillim të vitit 2019, do të vazhdohet edhe në Regjionin e Rekes së mirë.