Urime 2023!

Urime 2023!
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova”, ju uron festën e Vitit të Ri!
Urojmë që viti 2023 të jetë një vit i begatë, vit që do të sjellë mirëqënje dhe prosperitet për të gjithë!
Gëzuar!

Defekt në fshatin Drenoc.

Njoftojmë konsumatorët e fshatit Drenoc se është paraqitur defekt në pompen furnizuese me ujë në pusin në thellësi 65 metra.
Për arsye të kompleksitetit të defektit konsumatorët mbesin pa ujë deri në zgjidhjen e problemit.
KRU “Gjakova” Sh.A.
24.12.2022.

Sot u nënshkrua një tjetër marrëveshje bashkëpunimi në mes të Kryeshefit Ekzekutiv të KRU Gjakova – z. Hasan Krasniqi dhe Kryetarit të Komunës së Gjakovës – z. Ardian Gjini.

Kjo marrëveshje bazuar në ligjet dhe rregulloret në fuqi autorizon si pronarë të aseteve për shërbimin e ujërave të ndotura KRU “Gjakova” e cila rrjedhimisht është përgjegjëse për operimin, mirëmbajtjen, përtëritjen dhe zgjerimin e këtyre aseteve të cilat deri më tani ishin pronë e Komunës së Gjakovës.
KRU “Gjakova” vazhdonë impenjimin në përmirësimin e shërbimeve të ujësjellësit për të gjithë konsumatorët e saj!
KRU “Gjakova” Sh.A.
16.12.2022.

Kujdesuni për ujëmatësit!

Me rënjen e temperaturave, KRU “Gjakova” apelon që të shtoni kujdesin ndaj ujëmatësve , sidomos ju që ujëmatësit i keni të vendosur në ambiente të hapura.
Mbështillni mirë ujëmatësit tuaj dhe pjesët përcjellëse sepse ngrirja e tyre mundë të shkaktojë defekte-dëmtime të pjesëve hidro-teknike. Rreziku i dëmtimit të ujëmatësve mund të jetë i madh (plasaritja e xhamave nga ngricat), kjo ndikon përveç tjerash edhe në humbjen e një sasie të konsiderueshme të ujit.
Çdo pikë uji e kursyer sot është me rëndësi jetike për qytetarët.

Prandaj apelojmë tek konsumatorët që të marrin masat e nevojshme për sigurimin e pusetave (pastrimin nga uji, mbështjelljen e ujëmatësve me lesh xhami apo edhe në mënyra të tjera

Apel me rëndësi!

Ju bej thirrje të gjith banorëve qe të ken kujdes nga hudhja e mbeturinave vend e pa vend.
Një dit me parë është bllokuar kanalizimi kryesor i lagjes Kelmend dhe si pasoj ju eshte kthyer uji mbrapsht neper podrumet e shtepive të disa banorëve.
Pas nje intervenimi nga Radoniqi sot eshte evitu problemi por siq shihet edhe në foto nje cop jo e vogel najlloni eshte gjetur dhe bllokuar në një nga pusetat kryesore të lagjes ( najlloni nuk ka kemb e as duar që të futet në puset)
Ju lus qe te keni kujdes dhe ta ruajm ambientin e ne ket rast kanalizimet nga mbeturinat.
Me respekt për ju kryetari i fshatit Binak Berisha.
02/12/2022
Kramovik.

Nënshkruhet marrëveshje për bashkëpunim në mes të kompanive KRU ”Gjakova” dhe KRM “Çabrati”.

Nënshkruhet marrëveshje për bashkëpunim në mes të kompanive KRU ”Gjakova” dhe KRM “Çabrati”.

Sot Kryeshefi Ekzekutiv i KRU “Gjakova” Hasan Krasniqi si dhe Kryeshefi Ekzekutiv i KRM “Çabrati” Behar Ferizi nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi për shërbimet të cilat ofron kompania në fjalë.

Kjo marrëveshje do të shërbejë për realizimin e shërbimit “Pastrimi, grumbullimi dhe bartja e Llumit në Impiantin e Trajtimit të Ujërave të Ndotura”.

KRU “Gjakova” SH.A.

Njoftim

Paraqiten turbullira në furnizimin me ujë të pijes në zonën e Rekës së Keqe.
Pas monitorimit dhe mostrave të mara sot në teren në zonën e furnizimit Reka e Keqe, është konstatuar se turbullira e ujit në këtë zonë është paksa e ngritur si pasojë e reshjeve të vazhdueshme dhe uji nuk lejohet për konsum. Turbullira në furnizim me ujë të pijes janë shfaqur në burimin e ujit të “Bjeshkës Babaj Bokës” nga ku furnizohen konsumatorët e zonës.
Andaj ju sugjerojmë konsumatorëve të zonës-Reka e Keqe që ujin ta përdorin vetëm për pastrim, deri në lajmërimin tjetër nga KRU “Gjakova”.
KRU “Gjakova” SH.A.
22.11.2022.