Apel për konsumatorët që të mos e keqpërdorin ujin

Gjatë stinës së verës rritet përdorimi i ujit të pijshëm por edhe keqpërdorimi i tij.

Andaj me qëllim të furnizimit me sasi të mjaftueshme dhe të barabartë për të gjithë konsumatorët kompania rajonale e ujësjellësit Gjakova apelon që të racionalizojnë shpenzimin e ujit të pijes nga rrjeti i ujësjellësit me qëllim të furnizimit në sasi të nevojshme dhe shpërndarjes së barabartë për të gjithë konsumatorët në këtë periudhë të verës dhe që konsumatorët në pika më të larta të mund të furnizohen rregullisht me ujë të pijes nga KRU Gjakova në apelojmë që të gjithë këta konsumatorë që të racionalizojnë shpenzimin e ujit të pijes nga rrjeti i ujësjellësit.

Ne me theks të veçantë duhet të njoftojmë konsumatorët e zonës së Cermianit, të Hoqës së Madhe, të Opterushës, të Damian 3, të Drenocit, që kohët e fundit janë ngritur disa shqetësime për shpenzim enorm të ujit në këto zona, tha Kaltrina Rudi-Nikoliqi, zëdhënëse e KRU Gjakova. Rudi-Nikoliqi tha se ekipet përgjegjëse janë mobilizuar dhe po bëjnë inspektimin e gjendjes në terren.

Njoftojmë konsumatorët që janë në fuqi ndalesat për keqpërdorimin e ujit të pijes dhe veçanërisht në këtë stinën e verës që gjatë periudhës së emergjencës dhe për shkak të thatësirës duhet respektuar aplikimi i ndalesave të përdorimit të ujit të pijes nga rrjeti i ujësjellësit për ujitjen e arave, spërkatjen e paautorizuar të rrugëve dhe trotuareve, ujitjen e kopshteve, autolarje dhe çfarëdo shfrytëzimi jo i domosdoshëm, tha ajo.

Për mosrespektimin ndaj këtyre ndalesave, personat që identifikohen duke keqpërdorur ujin e pijes nga rrjeti i ujësjellësit do të pasojnë gjobat e parapara sipas akteve ligjore. /KosovaPress/

Njoftim

KRU Gjakova njofton konsumatorët që sot me dt. 03.07.2019 prej orës 10:00 - 15:00 jemi të detyruar të bëjmë ndërprerjen e ujit në fshatin Doblibare.

Ndërprerja bëhet për shkak të ekzekutimit të punimeve në fshatin Doblibare nga ana e CDI Zvicerane për zvogëlimin e ujit të pafaturuar, ku është paraparë ekzekutimi i pusetës së re me të gjitha pjesët fazonike, me ç'rast do të bëhet prerja e gypit të vjetër dhe lidhja në pusetë me pjesët e reja.

Ju faleminderit per mirëkuptim.

Faleminderit Blerina Radonqi

Kur njerëzit si Blerina Radonqi largohen duke lënë pas falenderime.

Sot Blerina Radoniqi e cila punon që 6 Vite në KRU Gjakova, me vetë dëshirë shkëput marrëdhënjen e punës me KRU Gjakova.

Më poshtë gjeni letër falenderimin që Blerina ja adresoi Kryeshefit të KRU Gjakova z.Ismet Ahmeti, i cili u shpreh shumë i kënaqur që një punëtore e zellshme si Blerina largohet me plot falenderime.
Kryeshefi nuk u shpreh shumë i lumtur që punëtorë meritor si Blerina të na largohen nga Kompania, por i uroj asaj suksese në jetë dhe punë.

Pak biografi nga punëtorja Blerina Radoniqi.

Blerina u lind dhe u rrit në Gjakovë ku dhe kreu shkollën fillore dhe të mesme. Studimet universitare dhe pas universitare i përfundoi në Prishtinë - dega Inxhinieri e Mjedisit.

Në KRU Gjakova u punësua në vitin 2013.
Fillimisht punoi si Ekologe, pastaj ishte Shefe e Stacionit të Filtrimit, pastaj Shefe e Digës dhe Liqenit, pastaj si Zëdhënëse dhe vitet e fundit punoi si Menaxhere e Zyrës për Marrëdhënie me Konsumatorë.

Blerina njihet në Kompani si grua e thjeshtë dhe shumë Punëtore.
Punët dhe detyrat e saj i ka kryer gjithmonë me shumë përgjegjësi.

Menaxhmenti dhe gjithë kolegiumi duke ndarë fjalët më të mira për të, sot përshëndeten duke i uruar jetë të mbarë dhe gjithmonë suksese në secilën detyrë që merr përsipër.

Sot është mbajtur takim me përfaqësuesit e fshatrave

Sot është mbajtur takim me përfaqësuesit e fshatrave të Rekës së Mirë me ftesë të Kryeshefit Ekzekutiv z.Ismet Ahmeti.

Kryeshefi Ekzekutiv uron të gjithë banorët e fshatrave të Rekës së Mirë për jetësimin e ëndërrës së kahmotshme.

Më gjërësisht se çka u urua dhe u udhëzua në këtë takim ju ftojmë ta ndiqni edicionin e lajmeve në Tv Syri Vision.

Komunikatë për media

Sot, në KRU Gjakova, u mbajt takimi me zyrtar nga paneli i ekspertëve nga Banka Botërore, që kishte për qëllim studimin e fizibilitetit për sigurinë e digave, në kuadër të projektit "Studimi i fizibilitetit për punimet rehabilituese në sistemin e uitjes Radoniqi-Dukagjini", projekt ky i mbështetur nga Banka Botërore në kuadër të programit "Projekti për Bujqësi dhe Zhvillim Rural" (ARDP).

Banka Botërore në kuadër të politikave për sigurinë e Digave, ka paraparë edhe shqyrtimin e sigurisë të digës në KRU Radoniqi në Gjakovë, që nënkupton inqizimet/oskultimin e digës dhe furnizimin me pajisje të nevojshme për funksionimin efektiv dhe të sigurt të sajë.

Të pranishëm në takim ishin: Drejtori Teknik z. Muhamet Lama me bashkëpunëtor nga KRU Gjakova dhe zyrtar nga KRU Radoniqi-Dukagjini.

Njoftim për Konsumatorë

Me rritjen e temperaturave dhe me ardhjen e bashkëatdhetarëve në pushime do të rritet edhe nevoja për ujë. “KRU Gjakova” ka ngrit nivelin e gatishmerisë që të ofrojë shërbim sa më cilësor për të gjithë konsumatorët të cilët furnizohen nga rrjeti ynë.

Gjithashtu të angazhuar 24 orë do të jetë i gjithë stafi i “KRU Gjakova”, që të kontrrollohet për keqpërdorime dhe kyçje ilegale në rrjetin e furnizimit.

Andaj lusim të gjithë konsumatorët që të bashkëpunojnë me punëtorët tanë që të zvoglohet humbja e panevojshme e ujit të pijes dhe ti lajmrojnë të gjithë ata përsona që e keqpërdorin burimin kryesorë, “Ujin”.

Faleminderit, me respekt stafi i “KRU Gjakova”.