Defekt ne Rogovë

Punëtorët e KRU “Gjakova”, të përkushtuar në sanimin e defekteve në teren, në mënyr që konsumatorët tanë të mos mbesin asnjë moment pa furnizim me ujë!

Ekipa e njësisë së Departamentit Teknik, janë duke zhvilluar punime në rrugën “Bajram Curri”-Gjakovë!

Ekipa e njësisë së Departamentit Teknik, janë duke zhvilluar punime në rrugën “Bajram Curri”-Gjakovë!
Ky intervenim nga puntorët e KRU “Gjakova” ishte i domosdoshëm për shkak të eliminimit të rrjedhjes së ujit si pasojë e dëmtimit të gypit fi 63.
Furnizimi me ujë për banorët e kësaj zone do rikthehet brenda një ore.
Faleminderit për mirëkuptim
KRU “Gjakova”SH.A.
16.04.2021.

Pamje nga Bjeshka e “Babaj Bokës” nga ku buron uji i jetës për banorët e Rekës së Keqe

Pamje nga Bjeshka e “Babaj Bokës” nga ku buron uji i jetës për banorët e Rekës së Keqe.
Përkundër terenit të vështirë dhe borës e cila vazhdon të jetë prezente me një sasi të dendur, Ekipa e Mirëmbajtjes së KRU “Gjakova” njësia e Rekës së Keqe, bëjnë një punë të jashtëzakonshme në kontrollimin dhe pastrimin e Veprës Marrëse e cila ndodhet në Bjeshkët e “Babaj Bokës”.
Falë angazhimit të përditshëm të këtyre puntorëve dhe gjithë stafit të KRU “Gjakova”, sot banorët e 34 fshatrave të Rekës së Keqe i gëzohen ujit të pijes!
Uji është gjëja thelbësore për mbijetesën tonë, qmojeni atë!
KRU “Gjakova”SH.A.
15.04.2021

Ta kursejmë ujin

Ta kursejmë ujin.
Ta çmojmë ujin edhe atëherë kur e kemi të bollshëm dhe jo vetëm atëher kur na mungon!
“Kurseje sot që ta kesh nesër”
Uji është jetë! Ta ruajmë dhe ta përdorim racionalisht.
Së bashku për një cilësi më të mirë të ujit.
E ardhmja varet nga veprimet që i marrim sot.
Ndryshimi fillon nga vetja!