Filloi asfaltimi i rrugës tek rezervoari në Batush

Filloi asfaltimi i rrugës tek rezervoari në Batush.
Në fshatin Batush të Gjakovës aty ku edhe ndodhet Objekti Administrativ i KRU “Gjakova”, filluan punimet për asfaltimin e rrugës nga rruga kryesore deri tek rezervuari dhe Objekti Administrativ.
Gjatësija e rrugës përfshin 900m.
Realizimi i këtij projekti infrastrukturor është mëse i mirëseardhur për konsuamtorët e kësaj zone të cilët do të kenë një qasje më të lehtë në marrjen e shërbimeve nga Objekti Administrativ i KRU “Gjakova”.
Ky projekt po realizohet në bashkëpunim me Komunën e Gjakovës, vlera totale e projektit është 47 981,00 euro.
Punimet pritet të përfundojnë në 30 ditë pune sipas planit dinamik.
KRU “Gjakova”
12.09.2021.

Ditë pune

Ditë pune!

Menaxhmenti i lartë i KRU “Gjakova”, të angazhuar në hartimin e Biznes Planit për vitin 2022-2024.

Në këtë Biznes Plan, përfshihen projekte të ndryshme infrastrukturore dhe jo infrastrukturore, projekte mbi prodhimin, faturimin, inkasimin etj.

Vizitë në Impiantin e Trajtimit të Ujërave të Ndotura

Vizitë në Impiantin e Trajtimit të Ujërave të Ndotura.
Bordi i drejtorëve të KRU “Gjakova” i cili përbëhet nga Kryesuesi; z.Urim Gashi, antarët; znj.Mevlyde Kelmendi Begolli, znj.Atdhetare Kelmendi dhe z.Islam Hasani sëbashku me Kryeshefin Ekzekutiv z.Ismet Ahmeti, menaxhmentin e kompanisë si dhe konsulencën vizituan Impiantin e Ujërave të Ndotura për të shikuar nga afër ecurin e punimeve.
Impianti i Trajtimit të Ujërave të ndotura është një projekt shumë i rëndësishëm që po i shtohet Komunës së Gjakovës, ku përmes teknologjisë bashkëkohore , ujërat e zeza shëndrrohen në ujëra të pastra duke përfshirë dhe rehabilitimin e rrjetit të kanalizimit.
Ky projekt është bashkëfinancim nga Qeveria Zvicerane, Qeveria Gjermane si dhe Kuvendi Komunal-Gjakovë, vlera totale e këtij projekti është 16.8 milion euro.

Njoftim me rëndësi

Njoftim me rëndësi,
rreth mënyres së pagesave nëpërmjet bankes.
KRU Gjakova njofton të gjithë konsumatorët të cilët i kryejnë pagesat përmes transaksioneve të bankës (E-banking), në përshkrimin që iu kërkohet tek transaksioni përveç emrit dhe mbiemrit, i rëndësishëm është kodi apo numri referent i konsumatorit, i cili është i shënuar në ç’do faturë.
Për konsumatorët fizik numri referent është gjashtë shifror A XXXXXX, kurse për konsumatorët juridik numri referent është katër shifror B XXXX .
Për çdo konsumatorë numri referent është i veçantë i cili është kodi që identifikon konsumatorin në databazën tonë.
Disa pagesa janë të panjohura për ne në mungesë të të dhenave adekuate, andaj kërkojmë nga konsumatorët të identifikojnë numrin e saktë të kodit të tyre si referencë për pagesa të shërbimeve të ujit.
KRU “Gjakova” si gjithnjë falenderon konsumatorët për bashkëpunimin e treguar në vazhdimësi!
25.08.2021.

KRU “Gjakova”, me masa të shtuara kundër përhapjes së Covid-19.

KRU “Gjakova”, me masa të shtuara kundër përhapjes së Covid-19.
Në ambientet punuese bëhet rregullishtë dezinfektimi dhe pastrimi i të gjitha hapësirave.
Lusim konsumatorët të cilët frekuentojnë hapsirat tona, që të respektojnë masat e rekomanduara, bartja e domosdoshme e maskës si dhe ruajtja e distancës!
Faleminderit pë mirëkuptimin tuaj!
KRU “Gjakova” SH.A.
31.08.2021.

Defekt

Të nderuar konsumatorë, ju njoftojmë se kemi defekt në gypin kryesor fi 250 në fshatin Ratkovc-Komuna Rahovecit.
Për arsye të punimeve në lokalizimin dhe sanimin e defektit, jemi detyruar të ndërpresim furnizimin me ujë për fshatrat; Ratkovc, Vrajak, Bratotin si dhe një pjesë e fshatit Dejnë.
Ekipet tona janë duke punuar në sanimin e defektit duke ndërmarrur të gjitha masat që sa më shpejtë ta rikthejmë furnizimin me ujë.
Ju faleminderit për mirëkuptimin tuaj!
K.R.U.”Gjakova” sh.a.
23.08.2021

Pensionohet Drejtori i Shitjes në KRU “Gjakova” z.Xhavit Hoxha

Pensionohet Drejtori i Shitjes në KRU “Gjakova” z.Xhavit Hoxha.
Pas 44 viteve përvojë pune në një cermoni me përplot emocione, mirënjohje e lavdërime u pensionua sot Drejtori i Departamentit Komercial z.Xhavit Hoxha.
Xhavit Hoxha u punësua në vitin 1977 si lexues në qytetin e Gjakovës, për të vazhduar më pas në Njësin e Kontrolles, e më pastaj në Departamentin Komercial në menaxhimin e Enteve dhe Industri deri në bashkimin nga Kompania “Çabrati” në KRU “Radoniqi”.
Vlen të permendet si periudhë sfiduese ishte koha e masave të dhunshme ku z.Hoxha me disa kolegë të tij ja dolën që edhe në ato kushte të jashtëzakonshme të siguronin furnizimin me ujë të pijes për popullatën!
Kontributin e tij z.Hoxha e dha edhe duke qenë pjesë e shumë komisioneve të rëndësishme brenda kompanisë si; Udhëheqës i Komisionit për Ankesa të Konsumatorëve, Pjesëmarrës në Komisionin për Rekrutim të punëtorëve, kontribut dhënës në Sindikatën e Punëtorëve etj.
Me ardhjen e Kryeshefit Ekzekutiv z.Ismet Ahmetit në krye të kompanisë KRU “Gjakova”, z.Hoxhes ju besua pozita e Drejtorit të Departamentit Komercial, që nga kjo kohë pandërprerë ka punuar deri tani në ditën e pensionimit.
Hoxha thotë se: “Gjithsesi periudha 44 vjeçare e kaluar në KRU “Gjakova” ka qenë dhe mjaftë sfiduese me plot angazhime sepse kemi kryer punë në lëmi të ndryshme duke filluar nga sigurimi i konsumatorëve me ujë, mbikëqyrja, projektimet, faturimi e inkasimi. Gjitha këto arritje janë bërë në bashkëpunim me konsumatorët dhe gjithë stafin e kolegëve. Mendoj se puna më frytëdhënese është periudha e viteve të fundit ku dukshëm shifen rezultatet e arritura”.
Ndër të tjera z.Hoxha në fjalën e tij përshëndetëse u shpreh se ndihet i lumtur me realizimin e shumë projekteve të viteve të fundit të cilat ishin ëndërr për të dhe shumë koleg të tij!
“Ju falënderoj të gjithëve për gjithçka shpresoj se sukseset të vazhdojnë e të rriten ç’do ditë e më shumë”
KRU Gjakova ju uron pensionim të mbarë, të gëzoni shëndet dhe urojmë të kemi sa më shumë njerëz- punëtor të dinjitetshëm e të dalluar si ju z.Xhavit Hoxha.

K O N K U R S

Në bazë të dispozitave të nenit 21, nenit 25, paragrafit 25.2, pika h) e Ligjit Nr. 03/L- 087 për Ndërmarrjet Publike (“Gazeta zyrtare e Republikës së Kosovës”, Nr. 31/2008 (dt.15.06.2008), respektivisht nenit 13 të Ligjit Nr. 04/L-111 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit Nr. 03/L-087 për Ndërmarrjet Publike (Gazeta zyrtare e Republikës së Kosovës” nr. 13/2012 (dt. 30.05.2012), dhe Ligjin Nr. 06/L-021 për Kontrollin e Brendshëm të Financave Publike, Komisioni i Auditimit i Ndërmarrjes Publike K.R.U “Gjakova” SH.A, në Gjakovë, mori vendim që të shpall:
K O N K U R S
Titulli i vendit të punës – Auditor/e i/e Brendshëm/e
Numri i pozitave: 1 (një)
Kohëzgjatja e punës: Në kohë të caktuar.
Përshkrim i detyrave të punës:
-Vlerëson procesin e veprimeve kontrolluese në tërë ndërmarrjen bazuar në vlerësimin e përshtatshmërisë së sistemeve të kontrollit të brendshëm.
-Respekton legjislacionin e përgjithshëm në fuqi, kodin e etikës dhe sjelljes, si dhe Standardet Ndërkombëtare të Auditimit.
-Monitoron zbatimin e rekomandimeve në mënyrë sistematike sipas planit të veprimit të miratuar nga Udhëheqësi i Ndërmarrjes dhe Komiteti i Auditimit.
-Vlerëson nëse dizajni i procesit të kontrollit, siç është bërë dhe paraqitur nga menaxhmenti është adekuat.
-Kryen auditime individuale për të siguruar përshtatshmërinë e objektivave dhe fushëveprimit të auditimit, përshtatshmërinë e testimit të kryer dhe saktësinë e konkluzioneve të arritura.
-Përcakton nëpërmjet testimit dhe procedurave të tjera, nëse procesi në fakt është duke funksionuar në mënyrë efektive dhe efikase ashtu siç është synuar.
-Raporton rezultatet e punës së kryer të auditimit dhe ofron rekomandime aty ku ka nevojë për përmirësimin e procesit të kontrollit.
-Raporton rregullisht tek Drejtori i Njësisë për Auditim të Brendshëm dhe Komiteti i Auditimit dhe përmbush çfarëdo detyre tjetër të përcaktuar nga ana e tyre.
Kualifikimi, përvoja e punës, aftësitë dhe karakteristikat personale:
-Diplomë universitare në Ekonomi, Juridik, Administratë Publike, Financa Publike apo fusha të tjera të studimeve relevante për sektorin që do të auditohet 4 vjeçar, si dhe me
Sistem të Bolonjes 3+2 , diplomat e universiteteve jashtë Kosovës duhet të jenë të nostrifikuara.
-Duhet të ketë certifikatë të auditorit të brendshëm në sektorin publik, e lëshuar nga Ministria e Financave ose certifikatë për auditor të brendshëm në sektorin publik nga ndonjë institucion relevant ndërkombëtar apo vendor në pajtueshmëri me kriteret e nxjerra nga Ministri i Financave
-Kandidati/ja duhet të ketë së paku tre (3) vite përvojë menaxheriale në fushën e administrimit të biznesit, financave, kontabilitetit apo nga një fushë tjetër e shkencës ose njohurisë e cila ka të bëjë me veprimtarinë afariste të K.R.U “Gjakova” Sh.A. – e preferuar është përvoja në auditim të brendshëm në sektorin publik.
-Të posedoj aftësi të shkëlqyeshme komunikimi dhe organizimi të punës.
-Njohja e punës me kompjuter: Word, Excel dhe Power Point.
-Vërtetim nga gjykata që nuk është nën hetime ( jo më e vjetër se 6 muaj).
-Të ketë aftësi për të interpretuar dhe zbatuar Standardet Ndërkombëtare të Kontabilitetit dhe Raportimit Financiar, Standardet Ndërkombëtare të Auditimit, si dhe legjislacionin në fuqi që i përgjigjet veprimtarisë së ndërmarrjes.
-Njohja e gjuhës angleze do të jetë përparësi.
-Të ketë shkathtësi të prezantimit dhe raportimit.
Paga mujore: Sipas Rregullores në fuqi.
Informata të përgjithshme:
-Të drejtë aplikimi për këtë konkurs kanë të gjithë qytetarët që plotësojnë kriteret arsimore dhe profesionale sipas konkursit.
-Testimi me shkrim dhe intervista do të bëhen pas përfundimit të afatit për aplikim sipas ligjit.
Procedura për aplikim: – Aplikacioni (formulari) për konkurrim merret në Kompani dhe në web-faqen e Kompanisë, dhe të njëjtës i bashkangjiten:
-Kopja e letërnjoftimit.
-Certifikata e lindjes.
-CV-ja.
-Letër Motivuese / kërkesa për punësim.
-Kopjet e dokumentacionit të kualifikimit (kopja e noterizuar), përvoja e punës , si dhe dokumentacionet tjera të nevojshme sipas konkursit.
Të gjitha dokumentet duhet të jenë kopje dhe ato nuk kthehen, ndërsa origjinalet do të kërkohen me rastin e intervistimit.
Afati i konkurrimit është nga data: 30/07/2021 deri me 28/08/2021- ora 16:00. Adresa e zyrës Rr. UÇK Nr.7, 50 000 – Gjakovë, Kosovë.
Vërejtje: Dokumentet e pa kompletuara, si dhe ato që arrijnë pas skadimit të afatit të konkursit nuk do të shqyrtohen.