Njoftim

Njoftim për ndërprerje të ujit për Rahovec dhe Fshatrat prej Gjakovës deri në Rahovec

Për shkak të ndërrimit të gypit Ø 125mm me kualitet shumë të dobët që furnizon fshatin Sopniq dhe zëvendësimit e të njëjtit me gyp të ri i cili duhet të kyqet në gypin kryesor ACØ 600 mm i cili furnizon fshatrat e KK Rahovecit dhe qytetin e Rahovecit jemi të detyruar që të bëjmë ndërprerjen e ujit sot me datë 01.11.2019 e premte nga ora 09:00 deri në ora 14:00

Me këtë rast do të mbesin pa ujë për një kohë të shkurtër edhe fshatrat nga Gjakova në drejtim të Rahovecit.

Lusim konsumatorët që të kenë mirëkuptim kurse ekipi jonë do të bëjë të pamundëren që këtë punë ta kryej para afatit të planifikuar.

KRU Gjakova furnizon me ujë 24/7 konsumatorët

Falë menaxhmentit jashtzakonisht të përkushtuar, KRU Gjakova për dallim nga kompanitë tjera, nuk ka problem me furnizim të ujit të pijes.

Liqeni është i mbushur plotë, dhe ne si kompani me ndërtimin e Fabrikës së Re për përpunimin e ujit, kemi rritur kapicitetet nga 500l/sek në 1000 l/sek. Sasi kjo e mjaftueshme për të dyfishuar numrin e konsumatorëve, thuhet në një njoftim për media nga kjo kompani.

Për të mbajtur epitetin e kompanisë lider në Kosovë, përveç punës së menaxhmentit dhe punëtorëve të KRU-së, rol të veçantë kanë konsumatorët të cilët janë vetëdijësuar për rëndësinë e ujit por dhe për seriozitetin e kompanisë tonë.

Me një bashkëpunim të ngushtë në mes të kompanisë dhe konsumatorëve është arritur zvogëlimi i humbjeve dhe është rritur pagesa e konsumatorëve për shërbimet që marrin në 97%, thuhet në vazhdim të këtij njoftimi.

KRU Gjakova zotohet se është e përkushtuar dhe në nivel gatishmërie që të ofrojë shërbim sa më cilësor për të gjithë konsumatorët.

Njoftim

Njoftohen konsumatorët e rrugës "Bajram Daklani" dhe "Tefik Çanga" në Gjakovë, që prej nesër me dt.30.10.2019 (e mërkurë) deri me dt. 01.11.2019 (e premte), do të bëhet ndërprerja e ujit për shkak të ndërrimit të gypit të ujësjellësit.

Komuna e Gjakovës është duke e bërë rregullimin e rrugës, kurse ne po e shfytëzojmë rastin që ta ndërrojmë gypin e ujësjellësit.

Shpresojmë në mirëkuptimin tuaj.

KRU Gjakova e përkrah Muajin i Solidaritetit

Nga 1-31 Tetor është aksioni tradicional “Muaji i Solidaritetit”.

KRU Gjakova e përkrah këtë aksion të Kryqit të Kuq, dhe atë duke i antarësuar të gjithë punëtorët e KRU Gjakova në Kryqin e Kuq - Dega Gjakovë.

Sot në emër të Kryeshefit Ekzekutiv z. Ismet Ahmeti, në takim me Sekretaren e Kryqit të Kuq - Dega Gjakovë - znj. Fllanza Lama, ishte Zëdhënësja e Kompanisë - znj. Kaltrina Rudi.

Në këtë takim u nënshkrua një marrëveshje bashkëpunimi në mes të KRU Gjakova dhe Kryqi i Kuq - Dega Gjakovë, në mbështetje të aktivitetit humanitar që zhvillon Kryqi i Kuq.

Znj. Fllanza Lama, u shpreh shumë e kënaqur që është arritur kjo marrëveshje bashkëpunimi.

Kurse znj. Kaltrina Rudi tha që KRU Gjakova është gjithmonë e gatshme që të ndihmojë Kryqin e Kuq, sepse dihet aktiviteti madhor i kësaj organizate, në ndihmë të familjeve në nevojë.

KRU Gjakova inkurajon të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë që ti bashkohen Kryqit të Kuq.

Sistemi i kanalizimit në gjendje të mjerueshme

Sistemi i kanalizimit në gjendje të mjerueshme si pasojë e vetëdijësimit të ulët.

Duke u nisur nga fakti që vetëdija e njeriut ndaj sistemit të kanalizimit është jo e duhur, shpesh vjen deri te paraqitja e problemeve në funksionimin normal të sistemit të kanalizimit.

Njeriu nga pakujdesia dhe në raste të shpeshta me qëllim nga vetëdija e ulët shkakton shumë probleme në funksionimin normal të sisitemit të kanalizimit.

Si rezultat i kësaj, më vonë vetë njeriu duhet të ballafaqohet me problemet që dalin nga mos funksionimi i sistemit të kanalizimit.

Këto probleme që paraqiten në sistemin e kanalizimit mund të jenë probleme:
1. Probleme teknike
2. Probleme financiare
3. Probleme mjedisore

KRU Gjakova vazhdon të apelojë që të keni kujdes se çka hudhni në kanalizim.

Ekipet tona të mirëmbajtjes gjatë gjithë kohës janë në teren dhe janë duke bërë të pamundurën që ta mbajnë rrjetin e kanalizimit në gjendje funksionale.

Bashkangjitur gjeni fotot e gjendjes së kanalizimit në teren.

Takim për projekte të përbashkëta

Sot me dt. 23.10.2019, Kryeshefi Ekzekutiv i KRU Gjakova z.Ismet Ahmeti, dhe zëdhënësja e Kompanisë znj. Kaltrina Rudi, pritën z.Alan Brown - Udhëheqës i Programit Mbështetës për Ujë dhe Kanalizim në Zonat Rurale (RWSSP) faza e VI-të, bashkë me bashkëpunëtoret, znj.Albana Goranci dhe znj.Dafina Karahoda.

Në këtë takim shumë miqësor, ata biseduan gjërësisht për projektet e përbashkëta mes kompanisë dhe konzorciumit DORSCH/CDI.

Të gjithë ndanë fjalë urimi dhe falenderimi për projektet e finalizuara bashkarisht, dhe shprehën dëshirën për të vazhduar këtë bashkëpunim.

Sot në këtë takim u nënshkrua Memorandumi i Mirëkuptimit ndërmjet KRU Gjakova dhe RWSSP - Faza VI, për bashkëfinancimin e fushatave të komunikimit për konsumatorë.