Njoftim

Të nderuar konsumatorë ju njoftojmë se për shkak të intervenimeve në gypin kryesorë 250 fi në Komunën e Rahovecit, jemi detyruar të ndërpresim furnizimin me ujë për 4 orët e ardhëshme në fshatrat Ratkovc, Dejnë, Vrajak dhe Bratotin.

Ky intevenim po bëhet me qëllim rregullimin e shtypjes së furnizimit me ujë të pijes për banorët e kësaj zone.

Ekipet teknike të KRU "Gjakova", janë duke punuar intensivisht në menyrë që furnizimi me ujë të rregullt të iu rikthehet konsumatorëve të zonës.

Kjo iniciativë është në bashkëpunim me Komunën e Rahovecit.

Faleminderit për mirëkuptim konsumatorëve të zonës!

Njoftim

Me rastin e zgjerimit të rrugës “Bardhyl Çaushi” nga KK Gjakovë, Kompania Rajonale e Ujësjellësit "Gjakova" sh.a, është mobilizuar që paralelisht të investojë në ndrrimin e gypit kryesor mbi 50 vite te vjetër nga azbest cimento me gypin më cilësor nga materiali RC PE100 Ø 315mm, në gjatësi mbi 250m, konkretisht nga objekti i PTK deri te rruga "Sadik Stavileci".

Këto punime do të fillojnë nga dita e Hënë me datë 18.05.2020 dhe do të zgjasin deri me datë 20.05.2020 .

Njëkohësisht sot kemi ekzekutuar gypin RC PE100 Ø 90mm në gjatësi 150m, përballë në anën tjetër të rrugës, respektivisht nga Semaforat deri tek Gjykata.
I njëjti gyp RC PE100 Ø 90mm do të vazhdoj edhe nga rruga "Yllka Domi" deri tek Semaforat.

Të gjitha këto investime janë me mjete vetanake të KRU Gjakovës , një intervenim i till bëhet me qëllim përmirësimin e furnizimit me ujë për banorët e kësaj ane, si dhe për të siguruar furnizim të rregullt me ujë nga ndërtimet e larta në të ardhmen.

Njoftim

Sektori i Shitjes së KRU Gjakova njofton të gjithë konsumatorët se që nga sot me datë 13.05.2020, në rrugën “Nëna Terez” afër Postës Nr 5, fillon punën pika e re e shitjes e cila do të punojë nga ora 08:00 deri në 19:00.

Kjo pikë e re e shitjes e cila ka qenë në objektet e Postës, ndryshon lokacion tashmë në rrugen "Nëna Terez", me qëllim që konsumatorët tanë ta kenë sa më të lehtë ti kryejnë pagesat e ujit.

Njoftim

Njoftojmë konsumatorët se për shkak të punimeve që janë duke u bërë nga punëkryesi "EURO ASPHALT" në zonën industriale Gjk-Pz, nesër me datë 11.05.2020, në orët e paradites KRU Gjakova është e detyruar që ta ndërpres furnizimin me ujë.

Zona pa furnizim prej 3 orësh do të perfshijë lagjen "Zidi i Sadik Agës" dhe pjesen e mbetur të rrugës "Skënderbeu", nga ura e re rrespektivisht drejtimi i zonës industriale të Gjakovës.

Faleminderit për mirëkuptimin tuaj.

Komunikatë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit "Gjakova" sh.a, lëshon këtë komunikatë si demantim i deklaratave të pabaza nga individë jo kompetent transmetuar në televizionin T7 me datë 05.05.2020 lidhur me defektin e ndodhur në fshatrat Rashkoc dhe Cermjan.

KRU "Gjakova" njofton opinionin publik se personi me inicialet Z.U. banorë i fshatit Cermjan i paraqitur në storien e lartë cekur, nuk furnizohet me ujë nga ujësjellësi i kompanisë sonë, prandaj lajmi se ka probleme me furnizim nuk ekziston.

Për hirë të korektesisë dhe sqarim të opinionit publik ju njoftojmë se furnizimi ne këtë zonë është 24\7 me shërbime dhe ujë cilsorë nga KRU "Gjakova".

Të indinjuar nga një deklarim i till, KRU "Gjakova" sh.a, po shqyrton mundësit ligjore për të ngritur padi ndaj të njëjtit Z.U, për informacione të pavërteta, shpifje me qëllim uljen e imazhit të kompanisë së Ujësjellësit KRU "Gjakova".

Njoftim

KRU Gjakova njofton konsumatorët se në fshatin Cermjan ka ndodhur një defekt në gypin kryesorë, me ç'rast është ndërprerë përkohësisht furnizimi me ujë në këtë zonë.

Ekipet tona me të marrë lajmin kanë dalur në teren duke punuar në sanimin e defektit që sa më shpejtë të jetë e mundur konsumatorëve të iu rikthehet furnizimi me uje.

Faleminderit për mirëkuptimin tuaj!

Apel për pagesa

Duke e ditur rëndësin që paraqet përdorimi i ujit sidomos në këtë periudhë, ne si kompani jemi duke punuar me të gjitha masat e shtuara operative që konsumatorët ti furnizojmë pa ndërprerje me ujë të pijes dhe shërbime sa më cilësore.

Mirpo edhe ne si shumë institucione të tjera jemi dëmtuar sa i përket inkasimit për shkak të pandemisë.

KRU "Gjakova" u bënë thirrje publike të gjithë konsumatorëve që sipas mundësive që kanë aktualisht, të bëjnë pagesat kundrejt ujit të shpenzuar duke na mundësuar një funksionim sa më normal të veprimtarisë tonë punuese.

KRU "Gjakova" është kompani vetëfinancuese ku të gjitha të hyrat shpenzohen për nevoja të kompanisë të cilat nevoja ndërlidhen me shërbime ndaj konsumatorëve, efikasitetin e prodhimit, mirëmbajtjen e rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit, pagesat ndaj furnitorëve, pagesat e puntorëve etj.

Kërkojmë mirëkuptimin e konsumatorëve që të bëjnë me rregull pagesat e tyre, një ndër arsyet është mos grumbullimi i borxhit si dhe stabiliteti financiar i kompanisë.

Gjithashtu njoftojmë se të gjitha pikat e shitjes së KRU Gjakova janë duke punuar me orar të rregullt nga ora 08:00 deri 16:00, kjo vlen për të gjithë zonën tonë operative si Gjakovë, Rahovec dhe Prizren.

Përvec pikave të shitjes pagesat mund ti bëni dhe nëpërmjet bankave komerciale me të cilat ne kemi marrëveshje, në të gjitha pikat e Western Union si dhe MoneyGram. Poashtu për lehtësira ndaj konsumatorëve në funksion kemi dhe arkat tona mobile ku ju mund të kryeni pagesat.

Ndërsa kërkojmë nga konsumatorët të cilët drejtohen për të marrë shërbimet e nevojshme që ti respektojnë masat e Ministrisë së Shëndetësisë në kujdesin e shtuar social si dhe paisjen me masat mbrojtëse.

Njoftim

KRU Gjakova njofton konsumatorët se në fshatin Vogovë ka ndodhur një defekt në gypin kryesorë, me ç'rast është ndërprerë përkohësisht furnizimi me ujë në fshatrat Vogovë dhe Zhub.

Në eleminimin e defektit bën pjesë dhe kompania kontraktuese për mbikqyerje, prandaj kerkojmë mirekuptimin e banorëve se jo gjithqka varet nga ne.
Angazhimi i ekipeve tona është maksimalisht në sanimin e defektit, në mënyrë që banorëve të zonës të iu rikthehet sa më shpejtë furnizimi me ujë.

Faleminderit për mirëkuptimin tuaj!

Vazhdojnë regjistrimet e konsumatorëve në Rekë të Keqe dhe Lugu i Çarragojës

Vazhdojnë punën në teren ekipa e KRU "Gjakova" për regjistrimin e konsumatorëve të rinjë në regjionin e Rekës së Keqe dhe Lugut të Çarragojës.

Deri më tani në këtë zonë janë realizuar 735 lidhje shtëpiake përfshirë disa prej institucioneve dhe bizneseve të ndryshme të cilat operojnë në këtë rrethinë.
735 Konsumatorë të rinjë i janë shtuar Ujësjellësit KRU "Gjakova", duke e dërguar në 40,050 (dyzetmijë e pesëdhjetë) numrin total të konsumatorëve të regjistruar deri më tani.

Gjithashtu ftojmë konsumatorët të cilët tashmë janë kyqur në rrjetin tonë të ujësjellësit që të fillojnë me kryerjen e obligimeve që kanë ndaj nesh për shërbimet që ju ofrojmë.

Njëherit KRU "Gjakova" falenderon të gjithë banorët për përgjegjshmërin dhe bashkëpunimin e treguar.

Kryeshefi inspekton punimet tek impianti i ujrave të ndotura

Nën mbikqyerjen personalisht të Kryeshefit Ekzekutiv të KRU "Gjakova" z.Ismet Ahmeti, vazhdojnë me intensitet të shtuar punimet në Impiantin e Ujrave të Ndotura .

KRU "Gjakova" po realizon një tjetër projekt madhor mbi Trajtimin e Ujrave të Ndotura në komunën e Gjakovës.

Ju përcjellim disa foto aktuale të punëve që po zhvillohen në ndërtimin e këtij Impianti.