Pensionohet Drejtori i Shitjes në KRU “Gjakova” z.Xhavit Hoxha.
Pas 44 viteve përvojë pune në një cermoni me përplot emocione, mirënjohje e lavdërime u pensionua sot Drejtori i Departamentit Komercial z.Xhavit Hoxha.
Xhavit Hoxha u punësua në vitin 1977 si lexues në qytetin e Gjakovës, për të vazhduar më pas në Njësin e Kontrolles, e më pastaj në Departamentin Komercial në menaxhimin e Enteve dhe Industri deri në bashkimin nga Kompania “Çabrati” në KRU “Radoniqi”.
Vlen të permendet si periudhë sfiduese ishte koha e masave të dhunshme ku z.Hoxha me disa kolegë të tij ja dolën që edhe në ato kushte të jashtëzakonshme të siguronin furnizimin me ujë të pijes për popullatën!
Kontributin e tij z.Hoxha e dha edhe duke qenë pjesë e shumë komisioneve të rëndësishme brenda kompanisë si; Udhëheqës i Komisionit për Ankesa të Konsumatorëve, Pjesëmarrës në Komisionin për Rekrutim të punëtorëve, kontribut dhënës në Sindikatën e Punëtorëve etj.
Me ardhjen e Kryeshefit Ekzekutiv z.Ismet Ahmetit në krye të kompanisë KRU “Gjakova”, z.Hoxhes ju besua pozita e Drejtorit të Departamentit Komercial, që nga kjo kohë pandërprerë ka punuar deri tani në ditën e pensionimit.
Hoxha thotë se: “Gjithsesi periudha 44 vjeçare e kaluar në KRU “Gjakova” ka qenë dhe mjaftë sfiduese me plot angazhime sepse kemi kryer punë në lëmi të ndryshme duke filluar nga sigurimi i konsumatorëve me ujë, mbikëqyrja, projektimet, faturimi e inkasimi. Gjitha këto arritje janë bërë në bashkëpunim me konsumatorët dhe gjithë stafin e kolegëve. Mendoj se puna më frytëdhënese është periudha e viteve të fundit ku dukshëm shifen rezultatet e arritura”.
Ndër të tjera z.Hoxha në fjalën e tij përshëndetëse u shpreh se ndihet i lumtur me realizimin e shumë projekteve të viteve të fundit të cilat ishin ëndërr për të dhe shumë koleg të tij!
“Ju falënderoj të gjithëve për gjithçka shpresoj se sukseset të vazhdojnë e të rriten ç’do ditë e më shumë”
KRU Gjakova ju uron pensionim të mbarë, të gëzoni shëndet dhe urojmë të kemi sa më shumë njerëz- punëtor të dinjitetshëm e të dalluar si ju z.Xhavit Hoxha.
https://www.facebook.com/1164513453574840/videos/355851946094396
Për të tetin vit më radhë Autoriteti Rregullativ i Ujërave, bazuar në Raportin Vjetor të Përformancës për Ofruesit e Shërbimeve të Ujitnë Kosovë-2020, përzgjedh KRU “Gjakova” si Kompaninë më të suksesshme të vitit.
Kompania KRU “Gjakova” menaxhohet nga Kryeshefi Ekzekutivz.IsmetAhmeti, i cili ka treguar një përformancë të lartë menaxherjale duke bërë që shumë projekte madhore të marin hovë nën menanaxhimin e tijë.
Ky sukses padyshim i atribuohet, përkushtimit të Kryeshefit Ekzekutivz.IsmetAhmetit, angazhimit të palodhshëm nga gjithë stafi punues i Kompanisë, për tu shërbyer qytetarëve 24 orë me ujë të pijshëm, si dhe padyshim kjo e arritur është falë bashkëpunimit të ndërsjellët me konsumatorët tanë të përgjegjëshëm.
Ky sukses për Kompaninë KRU”Gjakova”, konsiderohet si një motiv shtesë për angjazhim në realizimin e shumë projekteve madhore që na presin.