Kosova bëhet me USHTRI!

Kosova nga sot e ka Ushtrinë e saj. Deputetët e Kuvendit të Kosovës i thanë po transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovë në Forca të Armatosura.

KRU Gjakova, të gjithë qytetarëve dhe konsumatorëve ju uron këtë ditë të madhe për vendin tonë.

Përjetësisht i përulemi gjakut të DËSHMORËVE dhe MARTIRËVE.

Urime USHTRIA Kosovë..

Si konsumohet uji?

Gjatë një viti, konsumi i ujit në Botë për një person është mesatarisht 800 metra kub.

Në Botë, 70% e konsumimit të ujit harxhohet në bujqësi për të vaditur Tokën, 22% në industri dhe rreth 80% si ujë i pijshëm dhe ujë që përdoret për nevojat e njeriut.

Në Evropë, 33% e konsumimit të ujit përdoret në industri, 51% në bujqësi për të vaditur dhe rreth 16% si ujë i pishëm dhe për nevojat e njeriut.

Uji mbase është burimi më i vyer që kemi. Vlera të tilla që na vijnë menjëherë në mendje dhe që na duken të pazëvendësueshme si nafta dhe floriri nuk kanë asnjë kuptim po nuk pati ujë.

Pensionohet Fatmire Bicurri – Faturiste

Znj. Fatmire Bicurri është punësuar fillimisht në K.R.M "Çabrati" si faturiste në vitin 1983, duke vazhduar të jap kontributin e saj ndaj kësaj Kompanie për 10 vite të plota.

Që nga viti 1993 e deri më sot në po të njëjtën pozitë ka ushtruar me profesionalizëm detyrat dhe përgjegjësitë të cilat i janë besuar në K.R.U "Gjakova".

Gjatë kësaj periudhe ka kontribuar në qeverisje efektive të kompanisë përmes ekzekutimit dhe zhvillimit të programeve të brendshme të faturimit, si dhe përmirësimin e performancës së kësaj njësie. E vlerësojmë lartë kontributin e dhënë nga Znj. Fatmire Bicurri në Njësinë e Faturimit, dhe ndaj Kompanisë në tërësi!

Kryeshefi Ekzekutiv - z.Ismet Ahmeti dhe kolegët me të cilët punoi mbi 25 vite, me një ceremoni solide ndanë fjalët më të mira dhe falenderuese ndaj punës dhe personalitetit të Znj. Fatmire Bicurri, të cilës ju nda edhe mirënjohja për kontributin e dhënë si punëtore e K.R.U "Gjakova".

K.R.U "Gjakova" ishte me fat që të pati!

Të urojmë pensionim të mbarë, jetofsh gjatë dhe shpresojmë të kemi sa më shumë punëtorë të zellshëm si ju!

Njoftim

Kompania Rajonale e Ujësjellësit "Gjakova" është në fillimin e punimeve për ndërtimin e kolektorëve kryesor dhe Impiantit për Trajtimin e Ujërave të Ndotura për Qytetin e Gjakovës.

Ndërtimi i kolektorëve kryesor të ujërave të ndotura ka për qëllim përmirësimin e kushteve të jetesës së banorëve të Gjakovës dhe përmirësimin e kushteve mjedisore.

Me qëllim që projekti të realizohet me sukses dhe të plotësohen kriteret e nevojshme, kolektorët e kanalizimit të ujërave të ndotura janë të paraparë dhe dimensionuar vetëm për ujërat e ndotura (sanitare).

Kërkohet nga banorët - konsumatorët që brenda pronave të tyre të bëjnë ndarjen e ujërave atmosferike nga ujërat e ndotura (sanitare). Konsumatorët duhet të bëjnë instalimin e pusetës private për kanalizimin e ujërave të ndotura (sanitare), në mënyrë që të eliminohen kthesat gjatë kyqjes në pusetën inspektuese.

Ndarja e ujërave atmosferike nga ato sanitare brenda pronës tuaj (private), është në përgjegjësinë e banorëve, ndërsa jashtë pronës së tyre do të kryhet nga kompania punë kryese.

Nëse në të ardhmen, gjatë të reshurave paraqiten probleme me rrjetin e kanalizimit sanitar, si pasojë e tej-ngarkesës së kolektorëve me ujërat atmosferike, ne si Kompani nuk marrim asnjë përgjegjësi.

Na ndihmoni ta bëjmë qytetin tonë më të pastër.

Urime 28 Nëntori

Sot festojmë 28 Nëntorin, këtë datë me rëndësi të jashtëzakonshme për kombin tonë.

28 Nëntori i vitit 1912, nuk ishte thjesht një akt i rastësishëm, në këtë datë të caktuar historike! Ishte vulosje e të arriturave tona si komb, në rrugën e vështirë të lirisë.

28 Nëntori, përveç gëzimit dhe krenarisë së madhe, duhet gjithmonë të na mbajë gjallë edhe ndjenjën e përgjegjësisë për përmbushjen e këtij testamenti. Një ditë e tillë e madhe, çdo herë na kujton vlerat e mëdha të kombit tonë.

Na bën të mos i harrojmë sakrificat e panumërta që na sollën lirinë, e të cilën pjesa më e madhe e kombit e gëzon sot dhe na obligon të punojmë shumë që kjo liri të shtrihet në çdo skaj të atdheut tonë.

Të gjithë konsumatorëve dhe punëtorëve të KRU Gjakova, Urime 28 Nëntori.

Sot është bërë nënshkrimi i kontratës për ekzekutimin e punimeve

Sot është bërë nënshkrimi i kontratës për ekzekutimin e punimeve - ndërtimit të Impiantit të Trajtimit të Ujërave të Ndotura në Gjakovë, me Kompaninë fituese të tenderit për ekzekutimin e punimeve, PASSAVANT - EE.

Nënshkrimi i kontratës u bë në mes të Kryeshefit Ekzekutiv të KRU Gjakova z.Ismet Ahmeti, Përfaqësuesit të PASSAVANT - EE - z.Rizvan Minea dhe Konsulentit Implementues të Projektit z. Friedhelm Peel.