I nderuar Konsumator

Sistemi i të dhënave i KRU Gjakova, s’i burim kryesor i informatave për konsumatorë është krijuar para një kohe të gjatë. Gjatë kësaj periudhe, kanë pasuar ndryshime (emri i pronarit, emri i rrugës, etj) të cilat mund të mos jenë regjistruar në mënyrë të duhur dhe tani është parë nevoja që ky sistem të rishikohet dhe të përditësohet.

Një gjë e tillë do të na ndihmonte që në mënyrë të duhur të planifikojmë operimin dhe mirëmbajtjen e sistemit dhe në të njëjtën kohë të përmirësojmë nivelin e shërbimeve të cilat kompania u ofron.

Për ta bërë një gjë të tillë, na duhet që të dhënat tuaja të cilat i posedojmë në sistemin tonë të jenë të sakta dhe t’u përfaqësojnë saktësisht juve, gjegjësisht konsumatorët tanë. Një gjë e tillë do të bëhet nëpërmjet një anketimi me konsumatorë ku do të konfirmohej që të dhënat të jenë vërtet të sakta.

Do të fillohet me një pilot projekt me qëllim të vërtetimit të metodologjisë së aplikuar dhe të dhënave të cilat pritet të grumbullohen.

Për këtë qëllim janë përzgjedhur rrugët: Yll Morina, Anton Çeta, Washingtoni e Hysni Dobruna s’i më të përshtatshmet për këtë pilot projekt, pasi që në këto rrugë ka një përzierje të përshtatshme të të konsumatorëve.
Anketimin, të cilin po planifikojmë ta realizojmë nuk do t’u merr më shumë se disa minuta të kohës suaj, e i cili përfshinë pyetje të thjeshta të ndërlidhura me shërbimet që kompania u ofron s’i; furnizim me ujë të pijes dhe largimin e ujërave të ndotura. Gjithashtu, na duhen edhe disa informata në lidhje me pronën tuaj dhe mënyrën e shfrytëzimit të saj.

Pyetësori do të plotësohet nga stafi ynë, ndërsa nga ju kërkohet që vetëm të përgjigjeni në pyetjet e parashtruara.
Presim mbështetjen tuaj në realizim me sukses të këtij anketimi.

Ky anketim është planifikuar të bëhet gjatë pjesës së dytë të muajit Maj dhe fillimit të Qershorit.

Edhe një herë iu falenderojmë për mbështetjen tuaj!

Në Foto është Pilot zona ku do të zhvillohet anketimi.

Njoftim

KRU Gjakova njofton konsumatorët që nga data 10.05.2019 (e premte), të gjithë konsumatorët të cilët kanë borxhe të akumuluara mbi 200 Euro do të çkyqen nga rrjeti i ujësjellësit të KRU Gjakova dhe ndaj tyre do të inicohen procedura përmbarimore.

Përkundër dëshirës tonë jemi të detyruar të ndërmarrim masat e lartëcekura.

Prandaj, lusim konsumatorët që të kryejnë obligimet që kanë ndaj KRU Gjakova ose të lidhin marrëveshje për riprogramimin e borxhit.

Sektori i Shitjes
KRU Gjakova

Njoftim

KRU Gjakova njofton konsumatorët që për shkak të punimeve teknike që janë duke u zhvilluar në stacionin e pompimit në Bregdri, ku furnizimi i ujit bëhet me pompim nga ky lokacion, nuk do të ketë furnizim me ujë të pijes në fshatrat Karashëngjergj dhe Zymë me dt. 09 dhe 10 Maj 2019.

Kërkojmë mirëkuptim nga konsumatorët.

Njoftim

Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,

Pas informacioneve të lëshuara nga Komuna e Junikut për thirrje në protestë për gjëja vendime dhe veprime të paligjshme të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe KRU “Gjakova “ S h. A, lidhur me rrjedhën e lumit Erenik - KRU “Gjakova“ Njofton opinionin se;

Resurset ujore janë pasuri me interes të përgjithshëm dhe pronë e Republikës së Kosovës që ruhen dhe mbrohen me Ligje dhe akte nën ligjore të nxjerra nga Ministritë përkatëse . Nisur nga ky parim dhe rëndësia që ka furnizimi me ujë të pijes për çdo qytetar, si e drejtë e garantuar me Kushtetutë, autoritetet kompetente pronare dhe administruese të resurseve ujore, si Qeveria e Republikës së Kosovës, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, si dhe Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova” Sh.A. në vazhdimësi synojnë të realizojnë objektivat për furnizim me ujë të pijes të gjithë banorët e Republikës së Kosovës, e drejtë dhe obligim i përcaktuar për këto autoritete komfor Ligjit mbi Ndërmarrjet Publike, Ligjit mbi Ujërat si dhe Ligjit mbi Rregullimin e Shërbimeve të Ujit.

Në këtë drejtim ndër objektivat e këtyre autoriteteve ishte edhe bashkëfinancimi në realizimin e Projektit “Përfundimi i Punimeve të Ujësjellësit për 31 Fshatra të Rekës së Keqe“, ekzekutimi i të cilit do të arrinte të realizonte kërkesat e banorëve të këtyre Fshatrave për furnizim me resursin - ujin e pijes.

Sipas Projektit dhe me miratimin e MMPH, uji që buron nga bjeshka Babaj i Bokës dhe që kalon nëpër trasen e ndërtuar i përket territorit të Komunës së Gjakovës, dhe nuk ka të bëjë me ndërrimin e shtratit të Lumit Erenik ashtu siç manipulohet.

Protestat e paralajmëruara se gjëja për mbrojtjen e lumit Erenik, i vlerësojmë se janë plotësisht të pa baza dhe të manipuluara për interesat personale të Kryetarit të Komunës dhe zyrtarëve tjerë të cilët kanë synime ti realizojnë përmes aksioneve në ndërtimin e bizneseve private si fabrika të ujit, hotele dhe hidrocentrale.

Prandaj, askush në këtë drejtim nuk gëzon të drejtën e pengimit të interesave publike për interesat personale, sepse asnjë interes nuk vihet para interesit nacional e kombëtar.

Shfrytëzimi, ndryshimi i drejtimit, ndërtimi, lëshimi si dhe veprimet tjera janë kryer në kushte, në mënyra dhe në procedura të përcaktuara me Ligjin mbi Ujërat gjegjësisht me Lejen Ujore të lëshuar nga MMPH.

Nisur nga rëndësia që ka ky Projekt që plotëson nevojat jetike për banorët e këtyre Fshatrave - furnizimin me ujë të pijes, KRU ”Gjakova” Sh.A. i bën apel të gjithë qytetarëve të nderuar të Republikës së Kosovës, që të ketë mbështetjen në drejtim të realizimit të interesave të përgjithshme kombëtare, gjegjësisht të furnizimit të popullatës me resursin kryesor të jetës – UJIN E PIJES.

  • Sinqerisht:
  • Ismet Ahmeti - Kryeshef Ekzekutiv
  • KRU Gjakova – Gjakovë

Njoftim

Eleminimi i defektit në gypin Ø400 në rrugën “Mithat Frashëri” në afat rekord nga Ekipi i Mirëmbajtjes së KRU Gjakova.