Njoftim nga sektori i shitjes

KRU Gjakova njofton të gjithë Konsumatoret të cilët i kryejnë pagesat përmes transaksioneve të bankës (E-banking), në përshkrimin që iu kërkohet tek transaksioni të shkruajnë Emrin dhe Mbiemrin i cili ndodhet në faturë dhe kodin gjashtë shifror të konsumatorit të po asaj fature.

Për konsumatorët fizik AXXXXXX dhe kodin katër shifror kurse për konsumatorët juridik Bxxxx,

Shumë pagesa janë të panjohura për ne dhe në mungesë të të dhënave adekuate, në këtë situatë Kompania nuk merr asnjë përgjegjësi për mos shlyerjen e borxhit tek ato transaksasione të cilave iu mungojnë të dhënat.

Faleminderit për mirëkuptimin tuaj.

Njoftim

Nga Departamenti Teknik na njoftojnë që si rezultat i punimeve për ndërrimin e gypave si dhe pajisjeve hidro - mekanike në Stacionin e Pompimit në Sopot do të ndërpritet uji për fshatrat: Novosellë, Sopot, Janosh dhe Palabardh.

Konsumatorët e këtyre fshatrave do të mbesin pa ujë sot me dt.29.08.2019 nga ora 12:00 deri në ora 18:00.

Të gjithë konsumatorët e kësaj ane i falenderojmë për mirëkuptim, me respekt stafi i "KRU Gjakova".

Njoftim

Në fshatin Bec ka ndodhur një defekt në gypin fi- 110.

Ekipet e mirëbajtjes menjëherë kanë dalur në vend - ngjarje, dhe janë angazhuar në eleminimin e këtij defekti.

Edhe përkundër asaj që defekti ka ndodhur gjatë natës, punëtorët tanë po punojnë që sa më shpejtë ta rikthejnë furnizimi me ujë.

KRU Gjakova punon gjithmonë për të ju ofruar shërbime sa më cilësore konsumatorëve të vet.

Njoftim

Njohtohen Banorët e pjesës më të madhe të fshatit Rogovë (Ujmëmatësat numër tre dhe katër) dhe banorët e fshatrave Romajë, Dedaj dhe Lukinjë që për shkak të kryerjes së pusetave të reja dhe montimit të ujëmatësave të rinjë në këto puseta që do të realizohen në kuadër të projektit nga CDI Zvicerane.

Uji do të ndalet nesër me datë ‪20/08/2019‬ nga ora 8:30 min deri në ora 15:00.

Ju lutemi për mirëkuptim banorëve të cilët do të mbesin pa ujë në këtë kohë.

Rikthehet furnizimi me ujë në Prizren dhe disa fshatra të

Nuk është punë e lehtë të renditesh i pari.

Pas një pune maratonike dhe shumë sfiduese tashmë është rikthyer furnizimi me ujë në Prizren dhe disa fshatra të Rahovecit, pas defektit në gypin kryesor.

Falenderojmë punëtorët tanë për angazhimin maximal dhe konsumatorët për mirëkuptimin e tyre.

Njoftim

Njoftojmë konsumatorët që pas një defekti në gypin kryesor që furnizon Prizrenin dhe disa fshatra të Rahovecit, është ndërprerë furnizimi me ujë në Prizren dhe disa fshatra të Rahovecit.

Furnizimi me ujë do të rikthehet menjëherë pas sanimit të defektit.

Punëtorët tanë po bëjnë përpjekje maximale edhepse situata ju është rënduar nga kushtet e papërshtatshme atmosferike.

Ju falenderojmë për mirëkuptimin tuaj.

Njoftim

Njoftohen të gjithë konsumatorët e KRU Gjakova, që ekipet tona të kontrollës, çkyqjes dhe lexuesve janë të pajisura me të gjitha pajisjet e nevojshme që të bëjnë inkasimin e të gjitha borxheve.

Ata gjithashtu janë urdhëruar dhe janë mobilizuar që të rrisin kontrollat për gjetjen e lidhjeve ilegale, keqpërdorimin e ujit të pijes dhe parregullsive të tjera.

Lusim konsumatorët që të tregohen të kujdesshëm me përdorimin e ujit, kryerjen e pagesave me rregull dhe të bashkëpunojnë me ne për lajmërimin e keqpërdoruesve.

24/7 janë ekipet në teren, për të inspektuar gjendjen e krijuar.
Të gjithë ata konsumatorë që nuk e respektojnë këtë njoftim dhe kapen duke e keqpërdorur ujin e pijes, do të dënohen.

Ju lutem që ta merrni në konsideratë këtë njoftim dhe ta shfrytëzoni ujin sa më racionalisht.

Me respekt:
KRU GJAKOVA