Njoftim

Në kuadër të Bashkëpunimit Financiar Gjerman me Republikën e Kosovës sot Kryeshefi Ekzekutiv i "KRU Gjakova" z. Ismet Ahmeti, nënshkroi marrëveshjen e veçantë të marrëveshjes së financimit dhe projektit me bankën Gjermane për zhvillim "KFW" për projektin Eliminimi i Ujërave të Ndotura në Jugperëndim të Kosovës - Faza VI.

Me këtë marrëveshje, kompanitë e ujësjellësit të tri qyteteve të rajonit të Dukagjinit, Gjakovës, Pejës dhe Prizrenit, përfitojnë një kontribut financiar donacion prej 9.5 milion Euro, të ndara barabartë mes kompanive.

Përmes këtij kontributi financiar do të financohen aktivitetet e mëposhtme të projektit:

• Riparimi, rehabilitimi dhe punët ndërtimore të kanalizimeve në ato pjesë të qyteteve që do të lidhen me impiantet e trajtimit të ujërave të ndotura të ekzekutuar në fazat e mëparshme të programit;
• Investimet në rrjetin e ujit atmosferik në ato pjesë të qyteteve që do të lidhen me impiantet e trajtimit të ujërave të ndotura të ekzekutuar në fazat e mëparshme të programit;
• Pajisjet për mbledhjen e të dhënave për GIS;
• Pajisjet për mirëmbajtjen parandaluese (të tilla si mjetet e thithjes dhe pastrimit të kanalizimeve ose pajisje për inspektimin e kanalizimeve)

Me këtë rast Kryeshefi Ekzekutiv i "KRU Gjakova" z. Ismet Ahmeti falënderon përzemërsisht qeverinë Gjermane dhe bankën Gjermane për zhvillim "KFW" për këtë donacion dhe zotohet se edhe ky projekt do të implementohet me përkushtim të lartë nga Kompania.

Punimet kanë arritur deri tek ujëmbledhësi

Punimet në realizimin e projektit të Rekës së Keqe kanë arritur deri tek ujëmbledhësi.

Me të gjitha vështirësitë që na kanë përcjellur si nga faktori njeri ashtu edhe nga faktorët natyror, KRU Gjakova po mban premtimet që ky projekt të realizohet në kohë.

KRU Gjakova gjithmonë afër qytetarëve.

Njoftim

Njoftojmë konsumatorët e KRU Gjakova që nesër me datë 21.09.2019 (e shtunë) prej orës 08:00 do të ndërprehet uji prej urës së Llukacit deri në Nakaradë, për shkak të punimeve në "Ndërtimin e Qarkores së Gjakovës, drejtimi Prizren".

Ndërprerja do të bëhet për disa orë derisa të përfundohen punimet e ndërtimit të rrjetit të ri të ujësjellësit, në segmentin rrugor të lartë cekur.

Të gjithë konsumatorët i falenderojmë për mirëkuptim.

Dyshohej për kontaminim, Uji për pije nuk përbën rrezik

Pas njoftimit se dyshohet për ujë të kontaminuar në rajonin e fshatrave Gexhë, Denjë dhe Ratkoc të Rahovecit, ekipet e KRU Gjakova sot kanë dalë në teren dhe kanë bërë mostrimin e zonave të dyshuara për ndotje.

Gjatë mostrimit, janë bërë analizat e parametrave të terrenit të cilat testohen në vendin e ngjarjes dhe kanë rezultuar të jenë në rregull.

Analizimi i mostrave ka vazhduar në laborator duke analizuar të gjithë parametrat fiziko-kimikë.

Rezultatet e analizave fiziko-kimike tregojnë se uji në këto tri fshatra i përmbushë standardet sipas udhëzimit administrativ 16/2012 për konsum të ujit të pijes nga njeriu.

Duhet cekur se rezultati i analizave të parametrave mikrobiologjikë, për shkak të procedurës analitike specifike të kohës së inkubimit nuk është e mundshme të dalim tani me rezultate. Vlen të ceket, se rezultatet e analizave mikrobiologjike, do të përmbushin standardet e ujit për pije të cekur më lartë, sepse i tërë tereni i mostruar është i mbuluar me sasi të nevojshme të dezinfektuesit, respektivisht klorit residual, thuhet në njoftim.

Analizat e parametrave fiziko-kimikë janë bërë në bazë të metodave standarde të ISO 17025 : 2005 të akredituara nga DAK (Departamenti i Akreditimit në Kosovë).