Komunikatë për media

Komunikatë për media
Bordi i Përkohshëm i KRU ”Gjakova” SH.A, në mbledhjen e jashtëzakonshme të mbajtur me datë; 15.10.2021 mori vendim për shkarkimin e zyrtarëve të lartë të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Gjakova”, respektivisht Kryeshefin Ekzekutiv, z. Ismet Ahmeti, si dhe Zyrtarin Kryesor Financiar, z. Kastriot Zhaveli.
Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve ka vendosur të shkarkojë nga pozita e Kryeshefit Ekzekutiv z. Ismet Ahmeti, bazuar në dokumentacionin e ofruar:
-Kontrollin nga ATK i datës 06.07.2021 për periudhën Janar 2016 – Dhjetor/2017, që ngarkon KRU “Gjakova” SH.A. me obligim financiar (afro 1.4 milion) sipas nenit 19 paragrafi 1 dhe 2 i Ligjit nr.03/L-222 për Administratën Tatimore dhe Procedurat.
Me datën 07.09.2021, Divizioni i ankesave/ATK, e refuzon si të pabazë ankesën e datës 14.07.2021 të tatim paguesit KRU “Gjakova” SH.A.
-Lejimin e përdorimit nga ana e KRU “Gjakova” SH.A. të ujit të Liqenit të Radoniqit për testimin dhe lansimin e jahtit “INTERSTELLAR 32”.
Të dy raportet bëjnë me dije se ka pasur një dështim të vazhdueshëm nga ana e KRU “Gjakova” SH.A. në respektimin e kërkesave ligjore të ATK-së dhe MMPHI-së.
Njëherit, zyrtari Kryesor Financiar z.Kastriot Zhaveli është shkarkuar në lidhje me Kontrollin e lartëcekur nga ATK i datës 06.07.2021 për periudhën Janar 2016 – Dhjetor/2017 që ngarkon KRU “Gjakova” SH.A. me një obligim financiar sipas nenit 19 paragrafi 1 dhe 2 i Ligjit nr.03/L-222 për Administratën Tatimore dhe Procedurat.
15.10.2021.
Gjakovë

Ambasadori Zviceran në Kosovë z.Thomas Kolly vizitoi Impiantin e Ujërave të Ndotura

Ambasadori Zviceran në Kosovë z.Thomas Kolly vizitoi Impiantin e Ujërave të Ndotura.
Sot Ambasadori Zviceran në Kosovë z.Kolly sëbashku me përfaqësues nga Banka Gjermane për Zhvillim (KFW), vizituan Impiantin e Trajtimit të Ujërave të Ndotura, të cilët të mirëpritur nga Kryeshefi Ekzekutiv i KRU ”Gjakova” z.Ismet Ahmeti si dhe stafi menaxherial i kompanisë u njoftuan nga afër rreth zhvillimit të projektit të ITUN si dhe ecurisë së punimeve.
Kryeshefi Ekzekutiv i KRU “Gjakova” shprehu falënderimet për gjithë angazhimin dhe mbështetjen në shumë projekte të rëndësishme që Qeveria Zvicerane i ka dhënë kompanisë KRU “Gjakova”, të cilat projekte drejtëpërdrejtë kanë të bëjnë me mirëqënien qytetare siq është dhe Impianti i Ujërave të Ndotura.
Impianti i Trajtimit të Ujërave të Ndotura në Gjakovë, është bashkëfinancim nga Qeveria Zvicerane, Qeveria Gjermane si dhe Kuvendi Komunal-Gjakovë, vlera totale e këtij projekti është 16.8 milion euro.
KRU “Gjakova” SH.A.
06.10.2021.

Defekt

Të nderuar konsumatorë, ju njoftojmë se kemi defekt në gypin kryesor fi 300 në Gradish.
Për arsye të punimeve në lokalizimin dhe sanimin e defektit, jemi detyruar të ndërpresim furnizimin me ujë për fshatrat; Gexhe, Radost, Ratkovc, Vrajak, dhe Bratotin.
Ekipet tona janë duke punuar në sanimin e defektit duke ndërmarrur të gjitha masat që sa më shpejtë ta rikthejmë furnizimin me ujë.
Ju faleminderit për mirëkuptimin tuaj!
K.R.U.”Gjakova” sh.a.
03.10.2021.

Ndërprerje e furnizimit me ujë në Dushkajë

Ndërprerje e furnizimit me ujë në Dushkajë.
Të nderuar konsumatorë,
ju njoftojmë se për shkakë të defektit i cili ka ndodhur në segmentin malor dhe i cili ende nuk është gjetur nga ekipa e mirëmbajtjes, kanë mbetur pa furnizim me ujë fshatrat e Dushkajës.
Pa furnizim me ujë të pijes duke u atakuar nga ky defekt janë fshatrat; Gërgoc, Bardhaniq, Zhabel, Jabllanic dhe Kralan.
Ekipet tona janë angazhuar me të gjitha kapacitetet në zbulimin, e më pas sanimin e këtij defekti, deri atëher kërkojmë mirëkuptimin e banorëve të zonës!
KRU “Gjakova” sh.a.
28.09.2021.

Vizitë në KRU “Gjakova” nga Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti

Vizitë në KRU “Gjakova” nga Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti.
Sot Kompaninë e Ujësjellësit “Gjakova” e vizituan përfaqësues nga Qeveria e Republikës së Kosovës në kuadër të Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, udhëhequr nga Kryetari i Komisionit Ferat Shala, Zëvendëskryetare Jeta Statovci si dhe anëtarët Gramoz Agusholli, Driton Hyseni, Mimoza Kusari-Lila, Armend Muja dhe Pal Lekaj.
Komisioni u mirëprit nga Bordi i Drejtorëve i cili udhëheqet nga kryesuesi Urim Gashi, Kryeshefi Ekzekutiv Ismet Ahmeti si dhe menaxhmenti i lartë nga KRU “Gjakova”. Në takim u diskutuan sfidat, të arriturat, problematikat me të cilat ballafaqohet kompania si dhe projektet që pritet të realizohen në vazhdimësi.
Poashtu vizitë ju bë dhe Liqenit të Radoniqit si dhe Stacionit të Filtrimit.
KRU “Gjakova” SH.A.
15.09.2021.

Rehabilitim i rrjetit në Komunën e Rahovecit

Rehabilitim i rrjetit në Komunën e Rahovecit
KRU “Gjakova” është duke zhvilluar punime në qytetin e Rahovecit në rehabilitim të rrjetit, për arsyje të këtyre punimeve do kemi reduktim të furnizimit me ujë.
Ndërprerje të ujit do të ketë në një pjesë të qytetit të Rahovecit saktësisht rrugët; “Dëshmorët e Pashtrikut”, rruga; “Mexhit Mustafa”, rruga; “Gëzim Hamza” si dhe një pjesë e fshatit Brestovc.
Ekipet tona do kujdesen që sa më shpejtë të kryhen punimet për të rikthyer furnizimin me ujë.
KRU “Gjakova” Sh.A.
12.09.2021.

Filloi asfaltimi i rrugës tek rezervoari në Batush

Filloi asfaltimi i rrugës tek rezervoari në Batush.
Në fshatin Batush të Gjakovës aty ku edhe ndodhet Objekti Administrativ i KRU “Gjakova”, filluan punimet për asfaltimin e rrugës nga rruga kryesore deri tek rezervuari dhe Objekti Administrativ.
Gjatësija e rrugës përfshin 900m.
Realizimi i këtij projekti infrastrukturor është mëse i mirëseardhur për konsuamtorët e kësaj zone të cilët do të kenë një qasje më të lehtë në marrjen e shërbimeve nga Objekti Administrativ i KRU “Gjakova”.
Ky projekt po realizohet në bashkëpunim me Komunën e Gjakovës, vlera totale e projektit është 47 981,00 euro.
Punimet pritet të përfundojnë në 30 ditë pune sipas planit dinamik.
KRU “Gjakova”
12.09.2021.

Ditë pune

Ditë pune!

Menaxhmenti i lartë i KRU “Gjakova”, të angazhuar në hartimin e Biznes Planit për vitin 2022-2024.

Në këtë Biznes Plan, përfshihen projekte të ndryshme infrastrukturore dhe jo infrastrukturore, projekte mbi prodhimin, faturimin, inkasimin etj.

Vizitë në Impiantin e Trajtimit të Ujërave të Ndotura

Vizitë në Impiantin e Trajtimit të Ujërave të Ndotura.
Bordi i drejtorëve të KRU “Gjakova” i cili përbëhet nga Kryesuesi; z.Urim Gashi, antarët; znj.Mevlyde Kelmendi Begolli, znj.Atdhetare Kelmendi dhe z.Islam Hasani sëbashku me Kryeshefin Ekzekutiv z.Ismet Ahmeti, menaxhmentin e kompanisë si dhe konsulencën vizituan Impiantin e Ujërave të Ndotura për të shikuar nga afër ecurin e punimeve.
Impianti i Trajtimit të Ujërave të ndotura është një projekt shumë i rëndësishëm që po i shtohet Komunës së Gjakovës, ku përmes teknologjisë bashkëkohore , ujërat e zeza shëndrrohen në ujëra të pastra duke përfshirë dhe rehabilitimin e rrjetit të kanalizimit.
Ky projekt është bashkëfinancim nga Qeveria Zvicerane, Qeveria Gjermane si dhe Kuvendi Komunal-Gjakovë, vlera totale e këtij projekti është 16.8 milion euro.