KRU “Gjakova” shpërndan vërejtjet e fundit për konsumatorët që kanë borxhe: Jemi të detyruar t’i dërgojmë te përmbaruesi

Vërejtje para ngritjes së Procedures për Ekzekutim te Përmbaruesi Privat.
Të nderuar konsumator, nga Sektori i Shitjes na njoftojnë se jemi duke shpërndarë vërejtje ndaj konsumatorëve të cilët kanë borxhe të mbledhura mbi 30 euro, për ti njoftuar paraprakisht mbi masat dhe procedurat që jemi të detyruar ti ndjekim konform rregulloreve në fuqi.
Konsumatorët të cilët njoftohen paraprakisht me anë të “Vërejtjes para ngritjes së Procedurës për Ekzekutim te Përmbaruesi Privat”, në afat prej 5 ditësh janë të detyruar të paraqiten në zyret tona me qëllim të kryerjes së obligimit ndaj borxhit ose riprogramimit të tij me këste deri 24 muaj.
Në rast të mos përgjigjjes ndaj obligimeve kundrejt borxhit të akumuluar në afat prej 5 ditësh, përkundër dëshirës sonë ne si ofrues i shërbimeve jemi të detyruar të ngrisim procedurat përmbarimore, tek Përmbaruesit Privat.
Duke mos dashur të ju implikojmë me shpenzime shtesë, ftojmë konsumatorët borxhlinj që të përmbushin obligimet e tyre si detyrim ndaj shërbimeve që ju ofrojmë dhe shpenzimit të ujit.
E njëjta vlen për të gjithë zonën ku operon KRU “Gjakova”, Gjakovë, Rahovec, Prizren duke përfshirë të gjitha kategoritë e debitorëve, amvisëri, komerciale, ente dhe industri.
Mbesim me shpresë se njoftimi ynë do të respektohet nga ana juaj!
Faleminderit për mirëkuptim!
KRU “Gjakova”SH.A.
05.03.2022.

Defekt- Ndërprerje e furnizimit me ujë në Gjakovë

Defekt- Ndërprerje e furnizimit me ujë në Gjakovë!
Ju njoftojmë se gjatë punimeve në zgjerimin e rrjetit të ri për Ngrohtoren e Qytetit, operatori ekonomik ka dëmtuar gypin e furnizimit me ujë fi 500 në rrugën “UÇK”, afër Pallatit të Kulturës “Asim Vokshi”-Gjakovë.
Si pasojë pa furnizim me ujë të pijes deri në orët e pasditës do atakohet vetëm Qyteti i Gjakovës!
Faleminderit për mirëkuptim!
KRU “Gjakova” Sh.A.
22.02.2022.

Pensionohet Inxhinjeri për Planifikim dhe Zhvillim në KRU “Gjakova” z.Faruk Polloshka

Pas 40 viteve përvojë pune në një cermoni me përplot emocione, mirënjohje e lavdërime u pensionua sot Inxhinjeri i dalluar i cili dha një kontribut të çmuar në historikun e Ujësjellësit KRU “Gjakova”.
Faruk Polloshka ishte i punësuar si Inxhinjer për Planifikim dhe Zhvillim ku me punën dhe angazhimin e tij ishte një figurë e rëndësishme në realizimin e shumë projekteve jetike që sot gëzojnë konsumatorët e KRU “Gjakova”.
Vlen të përmendet se z.Faruk Polloshka ishte Kryeshefi i Parë pas periudhës së Luftës i cili udhëheqi ujësjellësin nga periudha 1993-2002.
Në fjalën e tij përshëndetëse ndër të tjera z.Polloshka u shpreh se ndihet i lumtur për vitet e kaluara në shërbim të popullatës dhe eksperiencën e ndarë sëbashku në realizimin e shumë projekteve të suksesshme.
“Ju falënderoj të gjithëve për gjithçka duajeni vend punimin tuaj si shtëpin tuaj të dytë sepse vetëm atëher sukseset nuk mungojnë”.
I gjithë stafi i KRU “Gjakova”, ju uron pensionim të mbarë, të gëzoni shëndet dhe urojmë të kemi sa më shumë njerëz, punëtor të dinjitetshëm e të dalluar si ju z.Faruk Polloshka.
KRU “Gjakova” SH.A.
15.02.2022.
.

Sanohet defekti në gypin kryesor furnizues Ø 800, në thellësi 12 metra

Sanohet defekti në gypin kryesor furnizues fi 800, në thellësi 12 metra!
Në një kohë rekord dhe impenjim për orë të tëra nga ekipa e KRU “Gjakova” përkundër të gjitha problemeve nga faktorë të jashtëm, më në fund arrihet të eleminohet defekti në gypin kryesor fi 800 në Gjakovë, i cili ishte i vendosur në 12 metra thellësi, nga ky defekt kishim ndërprerje të furnizimit me ujë pothuajse në të gjithë zonën e mbulueshmërisë!
Rikthimi i furnizimit me ujë veçse ka filluar, duhet pak kohë derisa uji të qarkullojë në rrjetë.
Rekomandohet që ujin ta lini të rrjedhë për për pak, para konsumimit!
KRU “Gjakova” falenderon konsumatorët për durimin dhe mirëkuptimin e treguar!
KRU “Gjakova” Sh.A.
13.02.2022.

Defekt në gypin kryesor furnizues Ø 800

Defekt në gypin kryesor furnizues fi 800, ndërprerje e furnizimit me ujë në të gjithë zonën e mbulueshmërisë!
Të nderuar konsumator, ju njoftojmë se në këto orë është paraqitur një defekt në gypin kryesorë fi 800 tek “Pika e Zezë”-Gjakovë, si pasojë jemi të detyruar të ndërpresim furnizimin me ujë për gjithë zonën tonë të mbulueshmërisë; Gjakovë, Rahovec dhe Prizren!
Rikthimi i furnizimit me ujë nuk mundë të ndodhë deri nesër, per shkak të natyrës së ndërlikuar të punimeve.
Shpresojmë në mirëkuptimin tuaj!
KRU “Gjakova” Sh.A.
12.02.2022.

Takim pune me përfaqësues nga Autoriteti Rregullativ i Ujërave.

Takim pune me përfaqësues nga Autoriteti Rregullativ i Ujërave.

Sot U.D. Kryeshefi Ekzekutiv i KRU Gjakova z.Visar Hasi me stafin menaxherial të KRU “Gjakova”, mirëpriten në një takim pune Drejtoreshën e ARRU-së znj. Hajrije Morina me bashkëpunëtor.

Në takim u shqyrtuan tema të rëndësishme rreth aplikimit të rregulloreve dhe monitorimit të gjëndjes aktuale në KRU “Gjakova”.

KRU “Gjakova” SH.A.
03.02.2022.

KRU “Gjakova”, konsumatorëve të saj: Kryeni detyrimet, në të kundërtën jemi të detyruar që lëndët t’i dërgojmë përmbarim

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova”, ka ftuar konsumatorët të cilët nuk i janë përgjigjur detyrimeve ndaj ujësjellësit kundrejt ujit të shpenzuar, që t’i kryejnë obligimet e tyre, në të kundërtën thonë se janë të detyruar që lëndët t’i dërgojnë në procedurë përmbarimore.

Përmes një komunikate për medie, KRU “Gjakova”, thotë se kjo gjë vlen për Gjakova, Rahoveci dhe Prizreni.

“Ftojmë të bëni pagesat për arsye të mos grumbullimit të borxhit, si dhe stabilitetit financiar të kompanisë duke qenë se operojmë si kompani vetëfinancuese dhe pagesat e juaja kontribuojnë drejtë për drejtë në shërbime të cilat ofrojmë dhe efikasitetin e prodhimit”, thuhet në komunikatë.

“KRU “Gjakova” njëherit ua rikujtonë konsumatorëve se ekziston mundësia e riprogramimit të borxhit, me kusht që të paguajnë 20% të vlerës të cilën e kanë borxh dhe pjesa tjetër do të ju riprogramohet për 24 muaj, mundësi e pagesës së borxhit me këste. Mbesim me shpresë se njoftimi ynë do të respektohet nga ana juaj”, thuhet në fund të komunikatës.

Kryeni pagesat obligative kundrejtë ujit të shpenzuar

Kryeni pagesat obligative kundrejtë ujit të shpenzuar!
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova”, fton të gjithë konsumatorët të cilët nuk i janë përgjigjur detyrimeve ndaj ujësjellësit kundrejtë ujit të shpenzuar, të kryejnë obligimet e tyre, në të kundërten jemi të detyruar që lëndët ti dërgojmë në procedur përmbarimore.
E njëjta vlen për gjithë zonën ku KRU “Gjakova” është përgjegjëse si, Gjakovë, Rahovec dhe Prizren.
Ftojmë të bëni pagesat për arsyje të mos grumbullimit të borxhit, si dhe stabilitetit financiar të kompanisë duke qenë se operojmë si kompani vetëfinancuese dhe pagesat e juaja kontribuojnë drejtë për drejtë në shërbime të cilat ofrojmë dhe efikasitetin e prodhimit.
KRU “Gjakova” njëherit ua rikujtonë konsumatorëve se ekziston mundësia e riprogramimit të borxhit, me kusht që të paguajnë 20% të vlerës të cilën e kanë borxh dhe pjesa tjetër do të ju riprogramohet për 24 muaj, mundësi e pagesës së borxhit me këste.
Mbesim me shpresë se njoftimi ynë do të respektohet nga ana juaj!
Faleminderit për mirëkuptim
KRU “Gjakova”SH.A.
28.01.2022.