Inventarizimi i konsumatorëve

Inventarizimi i konsumatorëve.

Të nderuar konsumatorë,
në një të ardhme të afërt, KRU “Gjakova”, pritet të pajiset me një sistem të avancuar kompjuterik, me qëllim që shërbimet ndaj konsumatorëve dhe puna e personelit të kompanisë të jenë në hap me kohën. Që ky sistem i avancuar t’i shërbej qëllimit, KRU “Gjakova”, së shpejti do të filloj me procesin e inventarizimit/përditësimit të të dhënave të konsumatorëve të saj.

Përsoneli i cili është i trajnuar me kujdes, do të angazhohet në terren duke vizituar secilin konsumator me qëllim të përditësimit të të dhënave të hollësishme të konsumatorëve si; të dhënat përsonale, të dhëna mbi ujëmatësin, shërbimet e ofruara, shqetësimet e mundshme të konsumatorëve, etj.

Prandaj, KRU “Gjakova” me plot mirëdashësi, lut konsumatorët që të bashkëpunojnë dhe të ndihmojnë personelin tonë në përmbushjen e kësaj detyre.

KRU “Gjakova” SH.A.
12.04.2022.

Defekt, ndërprerje e furnizimit me ujë

Defekt, ndërprerje e furnizimit me ujë.
Të nderuar konsumatorë,
ju njoftojmë se operatori ekonomik gjatë ekzaminimit të gypave, ka shkaktuar dëmtimin e gypit ∅200 në rrugën “Gjon Nikollë Kazazi”-Gjakovë.
Pa furnizim me ujë të pijes duke u atakuar nga ky defekt janë fshatrat; Jahoc, Orize si dhe lagjet “Brekoc”, “Mullah Jusuf” dhe “Dëshmorët e Lirisë” të Komunës së Gjakovës.
Ekipet tona janë angazhuar me të gjitha kapacitetet në sanimin e këtij defekti, për të rikthyer sa më parë furnizimin me ujë!
KRU “Gjakova” Sh.A.
11.04.2022.

Ekipa e KRU “Gjakova” të angazhuar në pastrimin e Ujëmbledhësit

Pamje nga Ujëmbledhësi i Liqenit të Radoniqit nga ku furnizohen me ujë shumica e konsumatorëve të KRU “Gjakova”.
Përkundër terenit të vështirë dhe shirave të dendura që po mbretërojnë aktualisht, Ekipa e Mirëmbajtjes së KRU “Gjakova”, po bëjnë një punë të jashtëzakonshme në kontrollimin dhe pastrimin e Veprës Marrëse-Ujëmbledhësit, që mbushë Liqenin me ujë nga Bjeshka e Deçanit.
Falë angazhimit të përditshëm të këtyre puntorëve dhe gjithë stafit të KRU “Gjakova”, konsumatorët tanë furnizohen me ujë të sigurtë dhe shërbime cilësore!
Uji është gjëja thelbësore për mbijetesën tonë, qmojeni atë!
KRU “Gjakova” SH.A.
10.04.2022.

Të kujdesemi për ujin

Të kujdesemi për ujin.
Ta çmojmë ujin edhe atëherë kur e kemi të bollshëm dhe jo vetëm atëher kur na mungon!
“Kurseje sot që ta kesh nesër”.
Uji është jetë! Ta ruajmë dhe ta përdorim racionalisht.
Kujdesuni që ti kryeni me rregull pagesat e ujit!
Së bashku për një cilësi më të mirë të ujit.
E ardhmja varet nga veprimet që i marrim sot.
Ndryshimi fillon nga vetja!

Punimet në shtrirjen e gypit të ri në rrugën “Skënderbeu”.

Punimet në shtrirjen e gypit të ri në rrugën “Skënderbeu”.
Të nderuar konsumator,
ju njoftojmë se punimet në shtrirjen e gypit të ri në rrugën “Skënderbeu” do të vazhdojnë edhe ditën e nesërme.
KRU “Gjakova” është duke intervenuar në ndërrimin e gypit të vjetër ekzistues nga AC ∅300mm me gypin e ri PE100 RC DN 315mm.
Si pasojë e këtij intervenimi, nesër datë 29.03.2022, do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë nga ora, 10:00 deri në ora 14:00.
Rrugët të cilat përfshihen në këtë reduktim janë:
Rr:”Skënderbeu”
Rr:”Migjeni”
Rr:”Xhafer Lipoveci”
Rr:”Besim Bishtazhini”
Rr:”Azem Hajdari”
Rr:”Aleksandër Moisiu”
Rr:”Hasan Prishtina”
Rr:”Nimon Ferizi” si dhe,
Rr:”Latif Jaka”.
Faleminderit për mirëkuptimin tuaj!
KRU “Gjakova” Sh.A.

Vendim!

Konform udhëzimit administrativ për Zonat e Mbrojtura Sanitare dhe vendimeve të Qeverisë për Zonat e Mbrojtura Ujore, bazuar në Ligjin në fuqi të Republikës së Kosovës , mbi Ujërat, Urdhëresat Administrative si dhe Vendimin e Inspektoratit të MMPH, KRU “Gjakova” sh.a, nxjerr këtë; Vendim!

Ambasadori Gjerman viziton Impiantin e Trajtimit të Ujërave të Ndotura

Ambasadori Gjerman viziton Impiantin e Trajtimit të Ujërave të Ndotura.
Sot Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë shkëlqesia e tij Jörn Rohde, i shoqëruar nga Kryetari i Komunës së Gjakovës Ardian Gjini, vizituan Impiantin e Trajtimit të Ujërave të Ndotura në Gjakovë.
Ata u mirë pritën nga UD Kryeshefi Ekzekutiv i KRU “Gjakova” inxh.Visar Hasi ku sëbashku me personelin e Impiantit u njoftuan nga afër me ecurinë e punimeve si dhe finalizimin e këtij projekti i cili së shpejti do të funksionalizohet.
Qeveria Gjermane është bashkëfinancuese prej 6.000.000.00 euro në realizimin e Projektit të Impiantit për Trajtimin e Ujërave të Ndotura.
KRU “Gjakova” SH.A.
24.03.2022.

Vazhdim i punimeve në rrugën “Skënderbeu”

Vazhdim i punimeve në rrugën “Skënderbeu”.
Të nderuar konsumator,
ju njoftojmë se punimet parashikohen të vazhdojnë edhe sot në rrugën “Skënderbeu”, me ndërrimin e gypit të vjetër ekzistues nga AC ∅300mm me gypin e ri PE100 RC DN 315mm.
Si pasojë e këtij intervenimi, sot datë 24.03.2022, do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë nga ora, 10:00 deri në ora 14:00.
Rrugët të cilat përfshihen në këtë reduktim janë:
Rr:”Skënderbeu”
Rr:”Migjeni”
Rr:”Xhafer Lipoveci”
Rr:”Besim Bishtazhini”
Rr:”Azem Hajdari”
Rr:”Aleksandër Moisiu”
Rr:”Hasan Prishtina”
Rr:”Nimon Ferizi” si dhe,
Rr:”Latif Jaka”.
Faleminderit për mirëkuptimin tuaj!
KRU “Gjakova” Sh.A.
24.03.2022.

KRU “Gjakova” kujdeset gjithnjë për integritetin dhe avancimin e punonjësve me trajnime sa më cilësore sipas nevojave përkatëse të përsonelit!

KRU “Gjakova” kujdeset gjithnjë për integritetin dhe avancimin e punonjësve me trajnime sa më cilësore sipas nevojave përkatëse të përsonelit!
Në Budva-Mali i Zi, këto ditë po zhvillohet trajnimi me temën “Menaxhimi i personelit dhe zgjidhja e konfliktit”
“Managing of personnel and conflict resolution”, nga Economic and Education Consulting!
Nga KRU “Gjakova” në këtë trajnim po marrin pjesë përfaqësues nga Departamenti i Burimeve Njerëzore dhe Zyrja për Informim!
KRU “Gjakova” Sh.A.
Mars,2022.

Fillon puna testuese në ITUN.

Fillon puna testuese në ITUN.
Pas një pune të gjatë dhe sfiduese në të gjitha aspektet, sot kemi filluar punën testuese në Impiantin e Trajtimit të Ujërave të ndotura të realizuar përmes projektit “Trajtimi i Ujërave të Ndotura në Jug-Perëndim të Kosovës” – Faza III Gjakova, të bashkë financuar nga SECO, Banka Gjermane KFW dhe Komuna e Gjakovës.
Testimet janë duke u zhvilluar me sukses dhe sipas planit dinamik.
Me këtë rast falënderojmë donatorët, konsulentët, kontraktuesit dhe të gjithë stafin e angazhuar në realizmin e këtij projekti për kontributin e tyre të pakursyer në zbatimin e suksesshëm të tij.
KRU “Gjakova” SH.A.
15.03.2022.