z. Graham Cleverly, viziton KRU Gjakovën

Sot në Kompani na nderoi me prezencën e tij z. Graham Cleverly – Expert i Cilësisë së Ujit.

Ai u takua me zyrtarë nga KRU Gjakova, Hidroregjioni Jugor dhe Hidrodrini.

Në takim u elaborua draft Raporti për Vlerësimin e Opcioneve për Monitorimin e Cilësisë së Ujit në Kosovë. /KRU Gjakova/

Njoftim

KRU Gjakova njofton konsumatorët që edhe përkundër që kemi ujë të mjaftueshëm për furnizim të konsumatorëve, Komuna e Rahovecit nuk do të furnizohet pasiqë do ketë ndërprerje të rrymës nga KEDS,  në stacionin e pompave Rahoveci 1 dhe Rahoveci 2  me datë  15.09.2018 e Shtune dhe 16.09.2018 e Diele – 2 ditë, për shkak të Renovimeve në rrjet.

Me respekt: KRU Gjakova

Po realizohen Projektet Madhore në Lubizhdë dhe Polluzhë.

Ka filluar realizimi i projektit: Ndërrimi i rrjetit sekondar në fshatin Lubizhdë e Hasit, me gjatësi 13 km.
Vlera Investive është: mbi 215.000€, e cila do bashkëfinancohet nga KRU “Gjakova” SH.A dhe Komuna e Prizrenit.
Punimet kryhen nga KWE.
Me realizimin e këtij projekti, fshatit Lubizhdë do ti zgjidhet përgjithmonë problemi i furnizimit me ujë, por gjithashtu investimi i tillë do të ndikojë drejtëpërdrejtë në zvogëlimin e humbjeve.

Poashtu ka filluar implementimi i projektit: Ndërrimi i gypit shtytës te stacioni i pompimit në Bregdri dhe pajisjeve përcjellëse në rezervuar dhe ndërtimi i stacionit të pompimit me rezervuar në Polluzhë.
Vlera investive e projektit është: 128,852.55€.
Pjesa e Poluzhës do bashkëfinancohet me Komunën e Rahovecit sipas Marëveshjes së bashkëpunimit.
Me ketë investim do bëhet furnizimi me ujë i fshatit Poluzhë dhe Guri i Kuq si dhe do bëhet furnizimi më i mirë me ujë i fshatrave të bregdrinit.

KRU Gjakova punon në të mirë të konsumatorëve.

Dushkaja shumë shpejtë do të furnizohet nga KRU Gjakova

Sot Kryeshefi Ekzekutiv z. Ismet Ahmeti së bashku me menaxhmentin ftuan në takim Përfaqësues të fshatrave: Shqiponjë, Gërgoc, Kralan, Zhabel dhe Bardhaniq.

Temë e diskutimit ishte finalizimi i punëve në Projektin e Dushkajës. Projekt ky i financuar nga CDI, Kuvendi Komunal i Gjakovës dhe KRU Gjakova.

Kryeshefi Ekzekutiv ju tha përfaqësuesve që do të ju ndihmojë maximalisht në finalizimin e punimeve për kyqjen e rreth 600 shtëpive të këtyre fshatrave.

Por duhet edhe angazhimi i vetë komunitetit që të marrin përsipër përgjegjësitë që ju takojnë. Në një diskutim të hapur dhe shumë miqësor të gjithë u shprehën të lumtur për këtë të mirë të madhe dhe shumë të nevojshme që do ti ndodhë Dushkajës për një kohë shumë të afërt. /K.R.U Gjakova/

Po bëhet renovimi i Fabrikës së Vjetër

Pas përfundimit të ndërtimit të Fabrikës së Re të përpunimit të ujit, po bëhet renovimi i Fabrikës së Vjetër.

Do të ndërrohen gypat e asbestit, latat për sendimentim - flokulim, pllakat e filtrave, dyshemeja, izolimi dhe korigjimi i mureve dhe lyerja komplete e objektit.