Përmirësimi i Ndikimeve Klimatike të Ndërmarrjeve të Shërbimeve të Ujit

Sot me datë: 10/09/2019.

Kryeshefi Ekzekutiv i KRU Gjakova - z.Ismet Ahmeti, i shoqëruar nga Drejtori Teknik - z.Muhamet Lama dhe Drejtori Financiar - z.Kastriot Zhaveli morën pjesë në Punëtorinë për Përmirësimin e Ndikimeve Klimatike të Ndërmarrjeve të Shërbimeve të Ujit.

Qeveria Zvicerane përmes Sekretariatit Shtetëror për Ҫështje Ekonomike (SECO) është duke ndërmarrë një Studim Vlerësimi për projektin "Përmirësimi i Ndikimeve Klimatike të Ndërmarrjeve të Shërbimeve të Ujit në Kosovë".

Ky studim synon të adresojë përmirësimin e ndikimeve klimatike të ndërmarrjeve të shërbimeve të ujit të Kosovës duke përmirësuar efikasitetin e shërbimeve të ujit si dhe efiçiencën e energjisë, përmes një qasjeje të bazuar në performancë.

Kompania e angazhuar për zbatimin e këtij studimi RebelGroup International (Rebel) dhe nën kontraktuesi lokal i saj Optima Energy Consulting (Optima), kanë përfunduar një seri takimesh me palët e interesit në Kosovë, për të identifikuar elementët kryesorë për këtë projekt.

Njoftim për ndërprerje të ujit.

Njoftohen banorët në zonen Bec - Doblibare ku përfshihen fshatrat: Bec, Vraniq, Doblibare, Bordosanë dhe Rezina, se për shkak të ekzekutimit të projektit nga investitori CDI nga Zvicra i cili projekt ka për qëllim zvoglimin e ujit të pa faturuar me anë të cilit projekt do të përmisohet furnizimi me ujë i banorëve të kësaj ane jemi të detyruar që të ndërprejmë furnizimin me ujë me datë: 10/09/2019 nga ora 10:00 deri në ora 15:00.

Kjo ndërprerje e furnizimit shpresojmë që do të jetë e fundit në kuader të këtij projekti. Por eventualisht uji mund të ndërprehet edhe me datë: 11/09/2019 vetëm për pak kohë, nëse ndodhë ndërprerja do të jeni të informuar për çdo të re në kohë reale.

Ne ju falemnderojmë dhe ju lutem për mirëkuptim banorëve të cilët do të mbesin pa ujë në këtë kohë.

Me respekt, KRU Gjakova.

Gjithmonë në gjendje gadishmërie për hir të qytetarëve të Kosovës

Në takimin e Bordit të SHUKOS, të datës 30.08.2019, është trajtuar pika e rendit të dites “Kriza e thatesisë së Regjionit të Gjilanit dhe furnizimi me Ujë të pijes”.

Aty thuhet që: Duke u bazuar në gjendjen ekzistuese të rezervës së ujit të pijes ne KRU “Hidromorava”, është diskutuar edhe për gjendjen në KRU “Bifurkacioni”, dhe është nxjerrë konstatimi se gjendja është alarmante në të dy Kompanitë. Bordi i SHUKOS ka rekomanduar: të gjitha komapanitë të shprehin gatishmërinë e tyre për ndihme në furnizim me Ujë të pijes të qytetarëve të këtyre dy regjioneve.
Qëllimi I kërkesës: KRU-të ti përkrahin këto dy kompani me furnizim me ujë të pijes, me autobote apo me mundësi të tjera të kërkuara.

KRU “Gjakova” ndan shqetësimin për gjendjen e krijuar në KRU “Bifurkacioni” dhe KRU “Hidromorava”, dhe jemi të gatshëm të japim kontributin në çfarëdo forme që kemi mundësi për të mbuluar nevojat e konsumatorëve të KRU “Bifurkacioni” dhe KRU “Hidromorava”. KRU “Gjakova” ka kapacitet të kontribuojë me prodhim 500 l/sec ujë të pijes, pa rrezikuar furnizimin për konsumatorët tanë.

Por qështja mbetet te transporti pasi KRU”Gjakova” nuk posedon autobote apo ndonjë mënyrë tjetër transporti.

KRU “Gjakova” fton kompanitë që posedojnë Autobote të vijnë të furnizohen në Gjakovë dhe bashkarisht të ju dalim në ndihmë KRU “Bifurkacioni” dhe KRU “Hidromorava”.

Me respekt:
Kryeshefi Ekzekutiv i KRU Gjakova
Ismet Ahmeti

Përfaqësues nga KFOR’i vizituan KRU Gjakovën

Sot me datë: 30.08.2019, në Stacionin e Filtrave të KRU Gjakova ishin në vizitë përfaqësues të KFOR-it nga Turqia, Portugalia, Suedia dhe Hungaria.

Ata panë nga afër punën që bëhet në Stacionin e Filtrimit dhe mbeten jashtëzakonisht shumë të kënaqur.

KRU Gjakova i falenderon për vizitën.

Njoftim nga sektori i shitjes

KRU Gjakova njofton të gjithë Konsumatoret të cilët i kryejnë pagesat përmes transaksioneve të bankës (E-banking), në përshkrimin që iu kërkohet tek transaksioni të shkruajnë Emrin dhe Mbiemrin i cili ndodhet në faturë dhe kodin gjashtë shifror të konsumatorit të po asaj fature.

Për konsumatorët fizik AXXXXXX dhe kodin katër shifror kurse për konsumatorët juridik Bxxxx,

Shumë pagesa janë të panjohura për ne dhe në mungesë të të dhënave adekuate, në këtë situatë Kompania nuk merr asnjë përgjegjësi për mos shlyerjen e borxhit tek ato transaksasione të cilave iu mungojnë të dhënat.

Faleminderit për mirëkuptimin tuaj.

Njoftim

Nga Departamenti Teknik na njoftojnë që si rezultat i punimeve për ndërrimin e gypave si dhe pajisjeve hidro - mekanike në Stacionin e Pompimit në Sopot do të ndërpritet uji për fshatrat: Novosellë, Sopot, Janosh dhe Palabardh.

Konsumatorët e këtyre fshatrave do të mbesin pa ujë sot me dt.29.08.2019 nga ora 12:00 deri në ora 18:00.

Të gjithë konsumatorët e kësaj ane i falenderojmë për mirëkuptim, me respekt stafi i "KRU Gjakova".