Njoftim

Njoftojmë konsumatorët e KRU Gjakova që nesër me datë 21.09.2019 (e shtunë) prej orës 08:00 do të ndërprehet uji prej urës së Llukacit deri në Nakaradë, për shkak të punimeve në "Ndërtimin e Qarkores së Gjakovës, drejtimi Prizren".

Ndërprerja do të bëhet për disa orë derisa të përfundohen punimet e ndërtimit të rrjetit të ri të ujësjellësit, në segmentin rrugor të lartë cekur.

Të gjithë konsumatorët i falenderojmë për mirëkuptim.

Dyshohej për kontaminim, Uji për pije nuk përbën rrezik

Pas njoftimit se dyshohet për ujë të kontaminuar në rajonin e fshatrave Gexhë, Denjë dhe Ratkoc të Rahovecit, ekipet e KRU Gjakova sot kanë dalë në teren dhe kanë bërë mostrimin e zonave të dyshuara për ndotje.

Gjatë mostrimit, janë bërë analizat e parametrave të terrenit të cilat testohen në vendin e ngjarjes dhe kanë rezultuar të jenë në rregull.

Analizimi i mostrave ka vazhduar në laborator duke analizuar të gjithë parametrat fiziko-kimikë.

Rezultatet e analizave fiziko-kimike tregojnë se uji në këto tri fshatra i përmbushë standardet sipas udhëzimit administrativ 16/2012 për konsum të ujit të pijes nga njeriu.

Duhet cekur se rezultati i analizave të parametrave mikrobiologjikë, për shkak të procedurës analitike specifike të kohës së inkubimit nuk është e mundshme të dalim tani me rezultate. Vlen të ceket, se rezultatet e analizave mikrobiologjike, do të përmbushin standardet e ujit për pije të cekur më lartë, sepse i tërë tereni i mostruar është i mbuluar me sasi të nevojshme të dezinfektuesit, respektivisht klorit residual, thuhet në njoftim.

Analizat e parametrave fiziko-kimikë janë bërë në bazë të metodave standarde të ISO 17025 : 2005 të akredituara nga DAK (Departamenti i Akreditimit në Kosovë).

Të dashur konsumatorë të KRU Gjakova

Kompania jonë dje me datë 18.09.2019 përmes mediave dhe rrjeteve sociale ka njoftuar konsumatorët për një defekt që ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në fshatin Gexhë dhe me këtë rast kanë mbetur pa ujë komuniteti i fshatrave: Gexhë, Ratkoc, Radostë, Vrajakë dhe Bratatin.

Poashtu dje kemi bërë një apel tek konsumatorët që të mos e bëjnë përzierjen e ujit të ujitjes me atë të pijes siç ka bërë një person i papërgjegjshëm në fshatin Xërxe, por që është zënë nga grupi i kontrollës të KRU Gjakova, dhe janë marrur masat ndaj tij.

Të dyja këto raste të ndodhura dje dhe të lajmëruara nga KRU Gjakova janë shtrembëruar nga persona të papërgjegjshëm duke përhapur panik në popullatë.

RASTI I:

Defekti në fshatin Gexhë ka ndodhur në orën 5 të mëngjesit, Policia e Rahovecit na ka telefonuar rreth orës 5 e 30.

Në kohë rekord ekipet tona kanë qenë në vend të ngjarjes dhe kanë bërë ndërprejen e ujit.
Po ashtu janë njoftuar konsumatorët për defektin (e gjeni njoftimin e bashkangjitur).

Defekti është sanuar dhe është normalizuar situata. Zakonisht gjatë punimeve për sanimin e defektit pasi që punohet 3 metra thellësi nën tokë, uji mund të pësojë turbullsirë. Por që në disa sekonda apo minuta pasi uji fillon të rrjedh nga rubinetat, turbullsia largohet.

KRU Gjakova asnjëherë nuk ka dalur me këto deklarata që për ne janë banale dhe tendencioze, pasi nuk është hera e parë që ndodhin defekte të tilla, por në këtë rast jemi të detyruar të japim këtë shpjegim teknik.

Rasti II:

KRU Gjakova ka apeluar tek konsumatorët përmes mediave dhe rrjeteve sociale (e gjeni apelin e bashkangjitur) që të mos e bëjnë përzierjen e ujit të ujitjes me atë të pijes siç ka bërë një person i papërgjegjshëm në fshatin Xërxe por që është zënë nga grupi i kontrollës të KRU Gjakova, dhe janë marrur masat ndaj tij.

Menjëherë pasi kemi hasur në këtë konsumatorë kemi njoftuar përmes telefonit Inspektorët Sanitarë të Rahovecit, dhe më pas i kemi njoftuar edhe me shkrim për rastin (e gjeni të bashkangjitur shkresën).

Bashkarisht me Inspektorët Sanitarë do të bëjmë edhe kallëzim penal ndaj atij konsumatori.

Konsideruam që ta bëjmë publik këtë lajm pasi përzierja e ujit të pijes me ujë të pa përpunuar të ujitjes, kontaminon ujin e pijes dhe paraqet rrezik të madh për shëndetin e popullatës.

Është rasti për të kujtuar se uji është 100% i pastër dhe shumë cilësor, renditemi të parët në Kosovë dhe Rajon për cilësi.

Këtë e dëshmojnë analizat e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës por edhe analizat që kryhen çdo 2 orë në Laboratorin e Akredituar të KRU Gjakova.

Dje dhe sot janë bërë të gjitha analizat në pikat e lartë cekura nga ne dhe Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës. Të gjitha analizat kanë dhënë rezultat pozitiv ashtu siç është pritur. (Bashkangjitur gjeni rezultatet e analizave për cilësi të ujit).

Rastësisht apo me shkas janë kombinuar këto dy raste të ndodhura dje në Rahovec, dhe është shprëndarë frikë e pa bazuar në popullatë dhe shqetësim i madh si në KRU Gjakova ashtu dhe në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik.

Rruga e Radoniqit po riasfaltohet.

Një ëndërr e kahmotshme dhe një nevojë imediate ka qenë riasfaltimi i rrugës që na dërgon në Liqenin e bukur të Radoniqit.

Një lehtësim i lëvizjes për banorët e fshatrave të asaj ane, por edhe për punëtorët e Stacionit të filtrave të KRU Gjakova që çdo ditë e përshkojnë këtë rrugë për të shkuar në punë.

Riasfaltimi i kësaj rruge ka filluar dhe ne si Kompani i gëzohemi shumë këtij fakti, pasiqë ka vite që është adresuar lutja për riasfaltimi e saj, pasiqë KRU Gjakova është pronare e kësaj rruge lokale e cila përdoret edhe nga banorët e fshatrave: Bec, Sopot, Janosh, Palabardh dhe Zhdrellë, për të cilët kjo është rrugë jetësore.

Rruga në fjalë është rrugë e ndërtuar dhe asfaltuar që nga viti 1985.
Dhe tani dëmtimi i rrugës është i nivelit të tillë që kërkon rehabilitim në tërë gjatësinë e rrugës L = 8+598.57m.

Projekti po financohet nga Ministria e Infrastrukturës,të cilët i falenderojmë në krye me Ministrin Pal Lekaj, dhe ne si Kompani shpresojmë që shumë shpejtë të përfundohen punimet e këtij projekti madhor.

KRU Gjakova apelon që uji i ujitjes të mos përzihet me atë të pijes

KRU Gjakova apelon me theks të veçantë tek konsumatorët e fshatit Xërxë por dhe të gjithë konsumatorët tjerë që të kenë kujdes në përdorimin e ujit të ujitjes, mos ta përziejnë atë me ujë të pijes.

“Me datë 16.09.2019 kontrolla e KRU Gjakova ka hasur në një konsumator i cili ka bërë përzierjen e ujit të ujitjes me ujë të pijes dhe menjëherë i kanë njoftuar inspektorët sanitarë në Rahovec, poashtu ne si Kompani kemi përgatitur edhe kallëzimin penal ndaj këtij konsumatori”, thuhet në reagimin e KRU Gjakova.

KRU Gjakova lut të gjithë konsumatorët që të jenë të kujdesshëm në përdorimin e ujit të ujitjes dhe të mos e përziejnë me ujin e pijes siç ka bërë konsumatori i cekur më lartë.

“Sepse siç dihet një veprim i tillë mund të ketë pasoja të rënda në shëndetin e popullatës, dhe për raste të tilla Kompania jonë nuk merr përgjegjësi”, thuhet në fund të apelit të KRU Gjakova drejtuar konsumatorëve./KosovaPress/

Apel për konsumatorë

KRU Gjakova apelon me theks të veçantë tek konsumatoret e fshatit Xërxe por dhe të gjithë konsumatorët tjerë që të kenë kujdes në përdorimin e ujit të ujitjes, mos ta përziejnë atë me ujë të pijes.

Me datë 16.09.2019 kontrolla e KRU Gjakova ka hasur në një konsumator i cili ka bërë përzierjen e ujit të ujitjes me ujë të pijes dhe menjëhere i kanë njoftuar inspektorët sanitarë në Rahovec, poashtu ne si Kompani kemi përgatitur edhe kallëzimin penal ndaj këtij konsumatori.

Lusim të gjithë konsumatorët që të jenë të kujdesshëm në përdorimin e ujit të ujitjes dhe të mos e përziejnë me ujin e pijes siç ka bërë konsumatori i cekur më lartë, sepse siç dihet një veprim i tillë mund të ketë pasoja të rënda në shëndetin e popullatës, dhe për raste të tilla Kompania jonë nuk merr përgjegjësi.

Urojmë që raste të tilla të mos na përsëriten.

Njoftim

KRU Gjakova njofton konsumatorët që për shkak të defektit në gypin Ø 300, që ka ndodhur në fshatin Gexhe, do të mbesin pa ujë fshatrat: Gexhe, Radostë, Ratkoc, Vrajakë dhe Bratatin.

Kompania ka ndërmarrur të gjitha masat që sa me shpejtë ta eleminojë këtë defekt dhe ta rikthejë furnizimin me ujë.

Ju faleminderit për mirëkuptimin tuaj!

MMPH-ja investon edhe 750 mijë € për ujësjellësin në 28 fshatra

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), Fatmir Matoshi dhe kryeshefi i Kompanisë rajonale të Ujësjellësit “Gjakova”, kanë nënshkruar memorandum për vazhdimin e punimeve për ndërtimin e ujësjellësit për 28 fshatra të Komunës së Gjakovës, raporton Ekonomia Online.

Matoshi tha se MMPH-ja investon edhe 750 mijë euro për ujësjellësin në 28 fshatra të Gjakovës.
“Sot me kryeshefin KRU ‘Gjakova’ nënshkruam një memorandum bashkëpunimi për vazhdimin e ndërtimit të ujësjellësit për 28 fshatra”.

“Vjet kemi investuar më 200 mijë euro, këtë vit 750 mijë euro përmes këtij memorandumi. Uroj që ky investim të përfundoj në kohë, jam i lumtur që po nënshkruhet ky memorandum”.

Kryeshefi ekzekutiv i KRU “Gjakova”, Ismet Ahmeti, ka falënderuar Ministrin Matoshi për financimin e projektit për ndërtimin e ujësjellësit në 28 fshatra të Gjakovës, që sipas tij, do të furnizoj me ujë të pijshëm rreth 20 mijë banorë.

“E falënderoj ministrin për të gjitha që i ka bë deri më tani më herët me 200 mijë euro dhe tash me 750 mijë euro. Këtë vit qytetarët kanë me qenë me ujë të pijshëm”.

“Është një projekt madhështor komuna e Gjakovës asnjëherë nuk ka pas kësi projekti po shkon ky projekt në bjeshkë me 10 kilometra, prandaj e falënderoj ministrin”.