Defekt

Ju njoftojmë se gjatë punimeve nga Operatori Ekonomik kontraktuar nga Komuna e Gjakovës, gjatë punimeve në Rr; “Tirana”- (Rruga Transite), është dëmtuar gypi i ujësjellësit Ø150 dhe Ø90. Si pasojë e këtij dëmtimi është ndërprerë furnizimi me ujë për një pjesë të konsumatorëve të rrugës “Tirana”, respektivishtë konsumatorët që lidhen me krahun e rrugës nga janë duke u zhvilluar punimet. Për shkakë të kompleksitetit të punimeve, meqenëse së pari duhet të vendosen gypat e kanalizimit, punimet në rregullimin e defektit në gypin e ujësjellësit do të vazhdojnë nesër në mëngjes! Kërkojmë mirëkuptimin tuaj!

VAZHDON AKCIONI I ÇKYÇJEVE!

Edhe pse dita e sotme është me shi, ekipet tona vazhdojnë operacionin e çkyçjeve të konsumatorëve borxhlinj.
Çkyçjet po realizohen përmes bllokuesve të ujit.
Prandaj, ju ftojmë të kryeni sa më shpejt obligimet tuaja për të shmangur procedurat si: Procedurat ligjore për mbledhjen e borxhit apo ndërprerja e furnizimit me ujë.
Faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj!

Edhe gjatë kësaj dite vikendi, ekipet e KRU “Gjakova”, janë në terren për të rregulluar defektet në rrjetin e ujësjellësit.

– Është intervenuar në rregullimin e defektit në rrugën “Rrustem Berisha” (Orize Jugore), ku është riparuar gypi AC me diametër Ø 80 mm.
– Pas përfundimit të këtij intervenimi, ekipi ka vazhduar punën në fshatin Dejnë-Gjakovë, ku po trajtohet një defekt në gypin kryesor.
Po punohet pandërprerë për furnizim të qëndrueshëm me ujë për të gjithë.

KRU “Gjakova” vazhdon me shkyçjen e borxhlinjve

Nga KRU “Gjakova” njoftuan se kanë vazhduar edhe sot aksionin e shkyçjeve të konsumatorëve borxhlinj.

Me anë të një postimi në Facebook nga kjo kompani bëjnë të ditur se gjatë ditës së sotme janë realizuar shkyçje me bllokues në Njësinë e Gjakovës dhe se aksioni do të vazhdojë çdo ditë në të gjithë zonën e shërbimit.

Tutje bëhet thirrje që të kryhen me rregull pagesat e faturave të ujit, për të shmangur ndërprerjen e furnizimit me ujë.

KOMUNIKATË PËR MEDIA

Bordi i Drejtorëve të KRU “Gjakova” Sh.A, në mbledhjen e jashtëzakonshme të mbajtur me datë 12.03.2025, nxjerr këtë komunikatë për media dhe opinionin publik:

KRU “Gjakova” nënshkruan marrëveshje të reja strategjike, bashkëfinancimi me Komunën e Gjakovës.



Sot u nënshkruan dy marrëveshje të një rëndësie të lartë për komunën, në mes të Kryeshefit Ekzekutiv të KRU Gjakova – Hasan Krasniqi dhe Kryetarit të Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini.
Këto marrëveshje bashkëpunimi u nënshkrua për bashkëfinancim në realizimin e projekteve; “REHABILITIMI I UJËSJELLËSIT PËR DOL, LIPOVEC, GERQINË” si dhe “FURNIZIMI ME UJË TË ZONËS SË SIPËRME TË FSHATIT PJETËRSHAN DHE KAMPIN YMCA”, investime të reja këto që do të bëhen në rrjetin e ujësjellësit. Në realizimin e këtyre projekteve, Komuna e Gjakovës do të participojë me 49%, ndërsa KRU Gjakova me 51%.
Ky është një hap i rëndësishëm për banorët e Komunës së Gjakovës dhe bashkëpunimin ndërmjet institucioneve për përmirësimin e rrjetit të ujësjellësit!

See less

Punime në rrjetin e ujësjellësit në fshatin Gexhë.

Kompania KRU “Gjakova”, ka filluar punimet për ndërrimin e gypit të ujësjellësit nga A.C. (azbest-cement) në PE100 RC Type 2 me dimension DN 63mm dhe presion 10 bar, gjatësia e shtrirjes së rrjetit të ri arrin deri në 605m.
Ky investim do të përmirësojë cilësinë dhe sigurinë e furnizimit me ujë për banorët e kësaj zone!

Vazhdon procesi i çkyçjeve në terren.

KRU “Gjakova” ka vijuar me procesin e çkyçjeve në terren, këtë herë në Njësinë e Rahovecit.
Vetëm brenda ditës së sotme janë ekzekutuar 15 çkyçje të konsumatorëve me borxhe të papaguara. Ky proces po realizohet përmes vendosjes së bllokuesve, ndërsa çdo tentativë për dëmtimin apo heqjen e tyre përbën vepër penale dhe do të trajtohet sipas ligjit. Ftojmë të gjithë konsumatorët që të kryejnë obligimet e tyre me kohë, për të shmangur ndërprerjen e shërbimit.
Çkyçjet do të vazhdojnë në baza ditore në të gjithë zonën tonë të shërbimit.
Për një furnizim të qëndrueshëm me ujë, të gjithë duhet të përmbushim detyrimet ndaj ujit të shpenzuar!