Sot është mbajtur një Takim me përfaqësuesit e firmës Konsulente SRP Schneider - Hidroing-DK, z.Reinhard Vogt dhe z.Skender Bublaku me të cilët është diskutuar për masat që do të ndërmerren në kuadër të projektit Eliminimi i Ujërave të Ndotura në Jugperëndim të Kosovës – Faza V, i cili financohet përmes një donacioni nga Banka Gjermane për Zhvillim - KfW.
Këto masa parashohin incizimin e kanalizimeve sanitare me kamerë me qark të mbyllur – CCTV, rezultatet e të cilave do të jenë bazë për punët rehabilituese në rrjetin e këtij kanalizimi.
Feimi si punëtorë i KRU Gjakova njësia Rahovec ka dhënë kontribut të jashtëzakonshem për kompanin.
Gjatë kësaj ceremonie solide e cila ishte organizuar për të nga stafi i KRU Gjakova, u shpreh shumë falenderues për këto vite të bukura që kontriboj për kompanin dhe qytetarët.
Ne edhe një herë duam ta falenderojmë dhe urojmë Feimin për punën profesionale. Jetofsh gjatë dhe shpresojmë të kemi sa më shumë punëtorë të zellshëm si ju!
Njoftojmë konsumatorët e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Gjakova” SH. A. se duke u bazuar në Rregulloren Nr. 08/2018 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Rregullores Nr. 02/2016 për Standardet Minimale të Shërbimeve të Ujit në Kosovë, Nr. protokoli 278, hyrë në fuqi dt. 10.04.2018, sipas Nenit 9, paragrafit 4, pika 4.1 dhe pika 4.2 të cilët nga ofruesi i shërbimeve marrin vetëm shërbimet e ujërave të ndotura (nuk janë të lidhur në rrjetin e ujësjellësit të ofruesit të shërbimeve), por që furnizmi me ujë bëhet nga bunari, dhe ujërat e përdorura shkarkohen në rrjetin e kanalizimit, i cili është në menaxhimin dhe mirëmbajtjen e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Gjakova”, do të faturohen në bazë të një mostre përfaqësuese të matur të konsumatorëve të kategorisë së njejtë.
Ky vendim do të zbatohet nga Sektori i Shitjes, duke filluar nga dt: 01/03/2019.
Nga Departamenti Teknik na njoftojnë se defekti që kishte ndodhur sot rreth ores 14:00 në gypin "fi" ø250 në fshatin Vraniq tani është rregulluar.
Njoftojmë të gjithë konsumatorët e fshatrave: Vraniq, Meqe, Doblibare, Bardosan dhe Rezin, se defekti është eleminuar në afat kohorë rekord falë angazhimit të ekipit të mirëmbajtjes.
Të gjithë konsumatorët e kësaj ane i falenderojmë për mirëkuptim, me respekt stafi i "KRU Gjakova".
Sot rreth ores 14:00 në fshatin Vraniq ka ndodhur një defekt në gypin “fi” ø250.
Ekipi i mirëmbajtjes ka dalur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka filluar me sanimin e defektit, shpresojmë që në afat kohorë prej 4 orëve ky defekt të rregullohet.
Fshatrat të cilat nuk kanë ujë janë: Vraniq, Meqe, Doblibare, Bardosan dhe Rezina.
Pritet që ky defekt të eleminohet sa më shpejt dhe të rikthehet furnizimi me ujë.
Njoftohen të gjithë konsumatorët e "KRU Gjakova", të cilët kanë borgj në vlerë mbi 100 euro në Gjakovë, Rahovec dhe fshatrat e Lumbardhit që ta shlyejn obligimin ndaj kompanis sonë në mënyrë që konsumatori të mos shkyqet nga rrjeti i ujësjellsit dhe të mos dërgohet tek Përmbaruesi privat.
Konsumatorët kanë mundësi që borxhin e tyre ta riprogramojnë duke na vizituar në zyret tona.
Shpresojmë që konsumatorët do ti përgjigjen kërkesës sonë që të mos vazhdojmë me procedura deri tek masat që ne nuk i dëshirojmë, por jemi të obliguar të veprojmë kështu.
Sot me datë 1 Shkurt 2019 në ora 10:00 përfaqësuesit e fshatrave të Rekës së Mirë (Hereq, Dujak, Dobrixhe, Planqor dhe Osek) ishin të ftuar në Kompanin Rajonale të Ujësjellsit “KRU Gjakova” që ti njoftojmë se projekti për furnizim me ujë të pijes ka përfunduar dhe se kompania është e gatshme që menjeherë këto fshatra ti furnizoj me ujë.
Gjithashtu edhe në ora 14:00 kishim takim tjetër me përfaqësuesit e fshatrave (Kralan, Shqiponjë, Gergoc, Zhabel, Bardhaniq), ku i njoftuam se mund të kyçen në rrjetin e ujit në menyrë individuale që nga dita e Hënë me kushte që i ka përcaktu Kompania “KRU Gjakova”.