
Prononcimi i Kryeshefit Ekzekutiv Hasan Krasniqi, për Klan Kosova!
Prononcimi i Kryeshefit Ekzekutiv Hasan Krasniqi, për Klan Kosova!
Prononcimi i Kryeshefit Ekzekutiv Hasan Krasniqi, për Klan Kosova!
Të ndalen urgjentisht keqpërdorimet e ujit të pijes dhe shpenzimi i panevojshëm.
Niveli i rezervuarve ka rënë në minimum, nëse nuk ndalet shpenzimi i panevojshëm, do aplikohen reduktime rigoroze në të gjithë zonën e shërbimit përfshirë edhe Qytetin e Gjakovës.
Prodhimi ka arritur maksimumin e mundshëm, 1000l/ në sec, mirëpo nuk mjafton, ngase shpenzimi është enorm.
Urgjentisht të ndalet shpenzimi i panevojshëm, uji i pijes të përdoret vetëm për nevoja esenciale.
KRU “Gjakova” Sh.A.
14.08.2024.
Për shkak të shpenzimit enorm të ujit të pijes në këtë periudhë, pikat më të larta të konsumatorëve nuk arrijnë të kenë furnizim me ujë. Me qëllim të sigurimit të ujit edhe për pikat e larta, jemi të detyruar të aplikojmë reduktime të furnizimit në disa zona.
Reduktimet përfshijnë këto vendbanime: Qyteti i Rahovecit, fshati Potoqan, si dhe fshatrat Gërqinë, Demjan, Hereqë-Komuna Gjakovë. Me qëllim që rezervuarët të akumulojnë gjatë natës dhe ditën të kemi furnizim të mjaftueshëm, uji do të reduktohet ç’do mbrëmje nga ora 22:00 deri në ora 6:00 të mëngjesit.
Kjo gjendje do të vazhdoi deri në përmirësim të situatës me furnizim.
Ndërprerje e planifikuar e ujit në fshatin Dedaj-Prizren.
Të nderuar konsumatorë të fshatit Dedaj, ju njoftojmë se që nga dita e nesërme do të zhvillohen punime në izolimin e Rezervuarit në Dedaj. Ndërprerja e funrizimit me ujë që atakon konsumatorët e këtij fshati do fillojë nesër dt; 02.07.204, nga ora 09:00. Sipas planit dinamik punimet do zgjasin afërsisht 5 ditë, gjatë këtyre ditëve konsumatorët do të kenë furnizim të përkohëshëm përmes cisternës.
Faleminderit për mirëkuptimin tuaj!