Me theks të vecantë u diskutua mbi rëndësinë dhe ndikimin që pritet të ketë programi i ri në UFAGJ, Informatika Inxhinierike në kuadër të Fakultetit të Shkencave Aplikative.
Përfaqësuesit e të dyja institucioneve u dakorduan se përmes këtij bashkëpunimi do të adresohen nevojat të cilat janë vazhdimisht në rritje për specialistë të kësaj fushe në sektorin e ujësjellësit dhe më gjerë.
Udhëheqësi i KRU “Gjakova” Z. Hasan Krasniqi, vlerësoi rëndësinë e një profili të tillë akademik në tregun e punës, duke theksuar se kjo marrëveshje jo vetëm që ndihmon studentët të aftësohen por pritet që në të ardhmen të kontribuojë edhe në të mirë të kompanisë në aspektin e avancimit teknologjik të proceseve të kompanisë
Rektori i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, Prof. Ass. Dr. Drilon Bunjaku u shpreh se ky bashkëpunim është dëshmi e përkushtimit të UFAGJ-së për të përgatitur studentët tanë për tregun e punës.
Programi i Informatikës Inxhinierike do të i’u jep studentëve jo vetëm njohuri të avancuara, por edhe një mundësi të jashtëzakonshme për t’i vënë ato në zbatim praktik, duke ndihmuar në zhvillimin ekonomik dhe teknologjik të rajonit tonë.
Ky është vetëm fillimi i një bashkëpunimi që synon të sjellë përfitime të ndërsjella për studentët, universitetin dhe sektorin e ujësjellësit, duke krijuar ura të reja të bashkëpunimit.
Write a Comment