Njoftim

KRU Gjakova njofton konsumatorët se në fshatin Vogovë ka ndodhur një defekt në gypin kryesorë, me ç'rast është ndërprerë përkohësisht furnizimi me ujë në fshatrat Vogovë dhe Zhub.

Në eleminimin e defektit bën pjesë dhe kompania kontraktuese për mbikqyerje, prandaj kerkojmë mirekuptimin e banorëve se jo gjithqka varet nga ne.
Angazhimi i ekipeve tona është maksimalisht në sanimin e defektit, në mënyrë që banorëve të zonës të iu rikthehet sa më shpejtë furnizimi me ujë.

Faleminderit për mirëkuptimin tuaj!

Vazhdojnë regjistrimet e konsumatorëve në Rekë të Keqe dhe Lugu i Çarragojës

Vazhdojnë punën në teren ekipa e KRU "Gjakova" për regjistrimin e konsumatorëve të rinjë në regjionin e Rekës së Keqe dhe Lugut të Çarragojës.

Deri më tani në këtë zonë janë realizuar 735 lidhje shtëpiake përfshirë disa prej institucioneve dhe bizneseve të ndryshme të cilat operojnë në këtë rrethinë.
735 Konsumatorë të rinjë i janë shtuar Ujësjellësit KRU "Gjakova", duke e dërguar në 40,050 (dyzetmijë e pesëdhjetë) numrin total të konsumatorëve të regjistruar deri më tani.

Gjithashtu ftojmë konsumatorët të cilët tashmë janë kyqur në rrjetin tonë të ujësjellësit që të fillojnë me kryerjen e obligimeve që kanë ndaj nesh për shërbimet që ju ofrojmë.

Njëherit KRU "Gjakova" falenderon të gjithë banorët për përgjegjshmërin dhe bashkëpunimin e treguar.

Kryeshefi inspekton punimet tek impianti i ujrave të ndotura

Nën mbikqyerjen personalisht të Kryeshefit Ekzekutiv të KRU "Gjakova" z.Ismet Ahmeti, vazhdojnë me intensitet të shtuar punimet në Impiantin e Ujrave të Ndotura .

KRU "Gjakova" po realizon një tjetër projekt madhor mbi Trajtimin e Ujrave të Ndotura në komunën e Gjakovës.

Ju përcjellim disa foto aktuale të punëve që po zhvillohen në ndërtimin e këtij Impianti.

Eleminohet defekti në regjionin e Rekës së Keqe

Pas një pune të vazhdueshme që nga lajmërimi i defektit, ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit KRU "Gjakova", sanuan defektin në gypin e ujit në fshatin Nivokaz.

Persona të pa ndërgjegjëshëm kishin ndërhyrë në rrjetin tonë të ujësjellësit duke dëmtuar gypin kryesor në fshatin Nivokaz, si pasojë ishte ndërprerë furnizimi me ujë tek konsumatorët e fshatit Ponoshec dhe përreth.
Furnizimi me ujë të pijshëm iu rikthye konsumatorëve që ishin të atakuar nga ky defekt.

Falenderojmë punëtorët e KRU "Gjakova" për punën dhe intervenimin e shpejtë.

Njoftim

Të nderuar konsumatorë,

Ju njoftojmë që persona të pa autorizuar kanë ndërhyrë në rrjetin tonë të ujësjellësit duke dëmtuar gypin kryesor në fshatin Nivokaz që furnizon një pjesë të regjionit të Rekës së Keqe, gjegjësisht pa ujë kanë mbetur konsumatorët e fshatit Ponoshec dhe përreth.

KRU "Gjakova" ka njoftuar organet kompetente të cilat po mirren me shqyrtimin e rastit dhe vlerësimin e dëmit të shkaktuar.

Ekipet tona menjëherë kanë dalur në teren dhe do të mundohen që ta rikthejnë sa më shpejtë furnizimin me ujë.

Ju lusim për mirëkuptimin tuaj!

Një ditë pune me masa të sigurisë

Një ditë pune me masa të shtuara sigurije, në eleminimin e defektit 160 Ø, në fshatrat Brovinë e Molliq të Rekës së Keqe.

Faleminderit ekipës së mirëmbajtjes të KRU "Gjakova" për punën dhe përkushtimin e vazhueshëm.

Fshatrat Brovinë dhe Molliq nga sot do të furnizohen me ujë të pijës

Sot Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit "Gjakova" sh.a, ju shtuan dhe dy fshatra me furnizim me ujë të pijes bëhet fjalë për fshatrat Brovinë dhe Molliq, të cilat i bashkohen projektit madhështorë ku për herë të parë sjellim ujin e pijes tek Banorët e Rekës së Keqe dhe Lugut të Çarragojes.

Afërsisht 20 mijë banorë të Rekës së Keqe tashmë janë kyçur në rrjetin tonë të ujësjellësit duke u furnizuar 24/7 me nivelin më të lartë cilësorë të ujit që rrjedh nga Bjeshkët e Babaj të Bokës.

Kompania KRU "Gjakova" në krye me Kryeshefin Ekzekutiv z. Ismet Ahmeti, falenderon të gjithë banorët e kësaj zone për bashkëpunimin e treguar gjatë kësaj kohe.

Kjo nuk është e tëra nga KRU "Gjakova", projektet madhore dhe furnizimi i banorëve me ujë të pijes janë prioritet kryesorë i kompanisë në përmbushjen e rolit prodhues duke rritur ç'do ditë e më shumë fushë veprimtarinë në furnizim me ujë të pijes.

Inspektim i rregullt i punimeve

Për një funksionim sa më të mirëfilltë të ujësjellësit, prodhimit si dhe shërbimeve ndaj konsumatorëve, të gjitha punët esenciale monitorohen dhe mbikqyren vazhdimisht nga Kryeshefi Ekzekutiv, antarë të bordit dhe zyrtarë të lartë të KRU "Gjakova"sh.a.

Sot Kryeshefi Ekzekutiv z.Ismet Ahmeti së bashku me drejtorin e shitjes z.Xhavit Hoxha si dhe antarin e bordit z.Isuf Asllani, vizituan Bjeshkët e Isniqit aty ku buron uji i jetës nga Bistrica e Deçanit nga ku furnizohet me ujë Liqeni i Radoniqit.

Nga ku ju njoftojmë se gjendja e akumullimit të Liqenit është në kuotat maksimale të mbushjes dhe furnizimi me ujë të pijes vazhdon proporcionalisht në të gjithë hapsirën përgjegjëse të KRU"Gjakova".

Ne kujdesemi që ju të keni ujë të bollshëm dhe cilsorë, ndërsa ju kujdesuni në shfrytëzimin racional të ujit dhe pagesa të rregullta.