Kryeshefi Ekzekutiv z.Hasan Krasniqi sëbashku me zyrtar të lartë të Ujësjellësit KRU “Gjakova”, zhvilluan sot një takim efektiv pune me Kryetarin e Komunës së Gjakovës z.Ardian Gjini si dhe bashkëpunëtorët e tij.
Ky takim i shërben një qëllimi të dobishëm për banorët e Komunës së Gjakovës të cilët do të jenë përfitues të projekteve të përbashkëta në mes të KRU “Gjakova” dhe Komunës së Gjakovës.
Temë diskutimi ishte përcjellja paralele e zgjerimit të rrugës në dalje për Pejë gjegjësisht ndërrimi i rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit si dhe vazhdimi i projekteve të reja.
Të dyja palët u dakorduan për vazhdimin e bashkëpunimit në investime dhe projekte të rëndësishme që kanë për qëllim përmirësimin e infrastrukturës ujore.
Të nderuar miq dhe kolegë të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Gjakova”, me pikëllim njoftojmë se sot është ndarë nga jeta në moshën 61 vjeçare kolegu ynë Ali Haxhimustafa!
KRU “Gjakova” humbi një punëtor të dalluar, figur me vyrtyte te larta njerëzore, bashkëpuntor dhe kolegë të zellshëm.
Në emer të Kryeshefit Ekzekutiv të KRU “Gjakova” z.Hasan Krasniqi, si dhe gjithë kolegëve të kompanisë, shprehim ngushëllimet më të sinqerta për familjen Haxhimustafa!
Pusho i qet mik i të gjithve!
Program i trajnimit në fushën e partneritetit publiko privat.
Departamenti Qendror për Partneritet Publiko Privat (DQPPP) në Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, në bashkëpunim me Institutin Kosovar për Administratë Publike (IKAP), po zhvillon sot në KRU “Gjakova”, PROGRAMIN E TRAJNIMIT NË FUSHËN E PARTNERITETEVE PUBLIKO PRIVATE.
Pjesëmarrës në këtë trajnim janë zyrtarë të përzgjedhur nga departamentet përkatëse të KRU “Gjakova” SH.A, përfshirë nivelet profesionale dhe menaxhuese, si; Financat, Prokurimi, Zyra ligjore, Buxheti, Menaxhim i projekteve, etj.
KRU “Gjakova” SH.A.
12.10.2022.