Njoftim

Nga data: 22 janar 2020 në rrugën Mbretëresha Teutë afër zyreve të KEDS do të hapet pika e re e shitjes e cila do të punojë nga ora 08:00 deri në 16:00. Kjo pikë e re e shitjes do të hapet me qëllim që konsumatorët tanë ta kenë sa më të lehtë ti përfundojnë pagesat e faturave të tyre të ujit.

Ky njoftim vjen nga Sektori i Shitjes.

Njoftim

Sot me datë: 20 janar 2020 filluan punimet në rehabilitimin e rrjetit në fshatin Krajk, ku në vizit ishte edhe kryeshefi ekzekutiv z. Ismet Ahmeti.

Njëherit theksojm se ky investim është i përbashkët me kuvendin komunal të Prizrenit dhe vlera e këti projekti është 200 mi euro.

Konsumatorë të dashur

Temperaturat çdo ditë e më shumë po shënojnë rënie.

Ju lutemi që të keni kujdes të shtuar ndaj UJIT.

Mbështillni mirë orëmatësit tuaj dhe pjesët përcjellëse.

"Uji është jetë, ta kursejmë që ta kemi".

Njoftim

Njoftojmë konsumatorë që ka shpërthyer gypi i ujësjellësit afër Trafos së Rrymës në rrugën “Fehmi Agani”.
KRU Gjakova është detyruar që ta ndërpres furnizimin me ujë deri nesër në mëngjes.

Ujë nuk do të ketë rruga “Fehmi Agani” deri tek bodrumi i verës.

Faleminderit për mirëkuptimin tuaj.

Njoftim

Të nderuar konsumatorë,

Ju njoftojmë që një person i pa autorizuar ka ndërhyrë në rrjetin tonë të ujësjellësit dhe ka dëmtuar gypin kryesor që furnizon një pjesë të madhe të qytetit të Gjakovës - gjegjësisht pa ujë kanë mbetur konsumatorët në tërë Bllokun e Ri - përfshirë edhe institucionet që gjenden në atë pjesë të qytetit dhe shqetësues për ne është fakti që aty gjendet edhe Spitali i Gjakovës.

Është njoftuar dhe Policia për këtë rast, dhe ekipet tona menjëherë kanë dalur në teren dhe po mirren me rastin.

Ekipet do të mundohen që ta rikthejnë sa më shpejtë furnizimin me ujë.

Ju lusim për mirëkuptim.