
THIRRJE URGJENTE PËR NDËRGJEGJËSIM; KURSIMI I UJIT ËSHTË DOMOSDOSHMËRI
Për shkak të temperaturave të larta dhe kushteve të motit të thatë, konsumi i ujit ka shënuar rritje të ndjeshme në të gjitha zonat e furnizimit. Si pasojë, niveli i liqenit është në rënie të shpejtë dhe rezervat ujore po zvogëlohen çdo ditë, sapo kemi hyrë në sezonenën e verës dhe ditëve më të nxehta.
Edhe pse jemi duke punuar me të gjitha kapacitetet tona për të siguruar furnizim të rregullt dhe të qëndrueshëm, nëse nuk merren masa për kursimin dhe ruajtjen e ujit, ekziston rreziku real që në ditët në vijim të detyrohemi të aplikojmë reduktime në furnizim.
Ju bëjmë thirrje të gjithë konsumatorëve që të përdorin ujin vetëm për nevoja bazike, dhe të shmangin përdorimin e tij për qëllime jo esenciale, si: • larja e veturave, • ujitja e kopshteve, • mbushja e pishinave, etj.
Vetëm përmes bashkëpunimit dhe kujdesit të përbashkët mund të sigurojmë furnizim të qëndrueshëm për të gjithë