Njoftim-Legalizimi i kyçjeve të reja

Njoftim-Legalizimi i kyçjeve të reja.
Duke u bazuar në rregulloren me nr. 10/2019 të Autoritetit Rregullator për Shërbime të Ujit në Kosovë, Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova” Sh.A, njofton konsumatorët për mënyrën e Procedurave dhe Aplikimit për lidhje të reja.
KRU “Gjakova” si ofrues i shërbimeve, ju njofton me procedurat për regjistrim në bazë të rregulloreve në fuqi në mënyrë që lidhja juaj të jetë e rregullt.
Në të kundërtën çdo ndërhyrje – lidhje e paautorizuar, në rrjetin e ujësjellësit, përbën vepër penale e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës.
Apelojmë që të paraqiteni pranë zyreve tona dhe të bëni aplikimin për lidhje të reja bazuar në Rregulloren Nr.10\2019 për Standardet Minimale të Shërbimeve të Ujit në Kosovë, Neni 19.
Neni 19
Instalimi i lidhjes në shërbime
1. Pasi të jetë aprovuar aplikacioni për shërbime dhe të jenë kryer pagesat nga aplikuesi sipas procedurave në fuqi, ofruesi i shërbimeve do të kryej instalimin e lidhjes së
shërbimeve brenda njëzet (20) ditëve të punës. Nëse kjo nuk ndodh, atëherë ofruesi i shërbimeve duhet të informojë aplikuesin me shkrim për arsyet e shtyerjes së instalimit të lidhjes.
2. Instalimi i lidhjes së shërbimeve (gypit të lidhjes dhe ujëmatësit) bëhet nga ofruesi i shërbimeve. Në rast se punët e lidhjes kryhen nga kontraktori i pavarur, një gjë e tillë duhet të bëhet nën mbikëqyrjen dhe pranimin teknik nga ofruesi i shërbimeve.
3. Të gjitha shpenzimet për ekzekutimin vendosjes së gypit të lidhjes (punët tokësore, materiali, punimet ujëinstaluese) duhet të paguhen nga aplikuesi në bazë të tarifës në fuqi e cila është e aprovuar nga Autoriteti.
4. Përcaktimi i pikës së lidhjes në rrjetin e ujësjellësit dhe në rrjetin e kanalizimit si dhe përcaktimi i diametrit të gypit të lidhjes dhe të ujëmatësit bëhet nga ofruesi ishërbimeve.
Për çdo informacion shtesë mund të drejtoheni në zyret tona për Shërbime me Konsumatorë, e njejta vlen për gjithë zonën tonë operative, Gjakovë, Rahovec dhe Prizren.
KRU “Gjakova” sh.a.
05.08.2020.
Comments for this post are closed.