UFAGJ dhe KRU-Gjakova nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi për zhvillimin e zgjidhjeve teknologjike në kuadër të programit Informatika Inxhinierike

Universiteti “ Fehmi Agani” në Gjakovë ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit  (KRU-Gjakova), duke synuar kështu hapjen e një kapitulli të ri në krijimin aftësive akademike dhe praktike për studentët.

Me theks të vecantë u diskutua mbi rëndësinë dhe ndikimin që pritet të ketë programi i ri në UFAGJ, Informatika Inxhinierike në kuadër të Fakultetit të Shkencave Aplikative.

Përfaqësuesit e të dyja institucioneve u dakorduan se përmes këtij bashkëpunimi do të adresohen nevojat të cilat janë vazhdimisht në rritje për specialistë të kësaj fushe në sektorin e ujësjellësit dhe më gjerë.

Udhëheqësi i KRU “Gjakova” Z. Hasan Krasniqi, vlerësoi rëndësinë e një profili të tillë akademik në tregun e punës, duke theksuar se kjo marrëveshje jo vetëm që ndihmon studentët të aftësohen por pritet që në të ardhmen të kontribuojë edhe në të mirë të kompanisë në aspektin e avancimit teknologjik  të proceseve të kompanisë

Rektori i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, Prof. Ass. Dr. Drilon Bunjaku u shpreh se ky bashkëpunim është dëshmi e përkushtimit të UFAGJ-së për të përgatitur studentët tanë për tregun e punës.

Programi i Informatikës Inxhinierike do të i’u jep  studentëve jo vetëm njohuri të avancuara, por edhe një mundësi të jashtëzakonshme për t’i vënë ato në zbatim praktik, duke ndihmuar në zhvillimin ekonomik dhe teknologjik të rajonit tonë.

Ky është vetëm fillimi i një bashkëpunimi që synon të sjellë përfitime të ndërsjella për studentët, universitetin dhe sektorin e ujësjellësit, duke krijuar ura të reja të bashkëpunimit.

Njoftim

Punëtorët e Rekës së Keqe të cilët, pavarësisht sfidave të shiut, borës dhe terrenit të vështirë malor në lartësi mbidetare, të angazhuar me përkushtim në pastrimin e Veprës Marrëse në Bjeshkën e Babaj të Bokës nga ku furnizohen me ujë të pijes banorët e zonës. Ky përkushtim i tyre për një shërbim efikas dhe cilësi të lartë, meriton respekt të thellë. Faleminderit për punën tuaj të jashtëzakonshme!

 

Defekt.

Të nderuar konsumatorë, ju njoftojmë se kemi defekt në gypin kryesor fi 300 në Gradish, Komuna e Rahovecit!
Për arsye të punimeve në lokalizimin dhe sanimin e defektit, jemi detyruar të ndërpresim furnizimin me ujë për fshatrat Gexhë, Radostë, Ratkoc, Vranjak, si dhe një pjes e fshatit Dejnë.
Ekipet tona janë duke punuar në sanimin e defektit duke ndërmarrë të gjitha masat e duhura, mirpo për shkak të natyrës së defektit, madhësisë së gypit si dhe terenit jo të përshtatshëm mundë të ketë vonesë në sanim të defektit.
Kërkojmë mirëkuptimin e banorëve të zonës!
K.R.U.”Gjakova” SH.A.
01.11.2024.

Po realizohet një tjetër projekt i rëndësishëm për banorët e Komunës së Rahovecit.

Kanë filluar punimet në realizimin e projektit: “REHABILITIMI I UJËSJELLËSIT PËR FSHATRAT RATKOC DHE BRATOTIN”, në Komunën e Rahovecit.
Kostoja totale e projektit përfshinë vlerën: 60,000.00€, e cila do bashkë financohet nga KRU “Gjakova” SH.A dhe Komuna e Rahovecit.
Me realizimin e këtij projekti, është paraparë shtrirje e rrjetave të reja të ujësjellësit dhe kanalizimeve si dhe rehabilitimin e atyre ekzistuese.
Njëkohësisht do realizohet ndërtimi i Stacionit të Pompimit në fshatin Bratotin duke rritur nivelin prodhues të ujit në këto lokacione.
KRU “Gjakova” SH.A.
09.10.2024.

GJENDJE E TMERRSHME NË RRJETIN E KANALIZIMIT

Pas një pune mjaftë të mundimshme për ditë me radhë, Ekipet e KRU “Gjakova” kanë arritur të debllokojnë kanalizimin në rrugën “Yll Morina”-Gjakovë. Dëmtimet që po shkaktohen në rrjetin e kanalizimit janë serioze.
Hedhja e mbeturinave inerte në rrjet, në të shumtën e rasteve bën bllokimin e kanalizimit duke paraqitur probleme të shumta për kthimin e rrjetit në gjendje normale, gjegjësisht debllokimin e kanalizimit.
KRU Gjakova vazhdon të apelojë që të keni kujdes se çka hidhni në kanalizim!
Bashkangjitur gjeni fotot e gjendjes së kanalizimit në teren.
KRU “Gjakova” SH.A.

Intervenimet aktuale gjatë ditës së sotme në zonën e shërbimit të KRU “Gjakova”

Intervenimet aktuale gjatë ditës së sotme në zonën e shërbimit të KRU “Gjakova”.
Po punohet vazhdimisht ne sanimin e defekteve sekondare nga ekipet tona në të gjithë zonën tonë të shërbimit.
Intervenime aktuale po zhvillohen në këto zona: Njësia Gjakovë- eliminim i defekteve në fshatrat Rezina dhe Dejnë. Ekipet e Rekës së Keqe të angazhuar në eliminimin e defektit në gypin fi 40 në fshatin Meje.
Në njësinë e Prizrenit po intervenohet në fshatin Piran, eliminim defekti në gypin fi 63.
KRU “Gjakova” SH.A.
19.09.2024.

Apel i rëndësisë së lartë

Të ndalen urgjentisht keqpërdorimet e ujit të pijes dhe shpenzimi i panevojshëm.
Niveli i rezervuarve ka rënë në minimum, të ndalet shpenzimi i panevojshëm, do aplikohen reduktime rigoroze në të gjithë zonën e shërbimit. Reduktimet do aplikohen kryesisht në orët e mbrëmjes deri në stabilizim të gjendjes.
Prodhimi nuk mjafton, ngase shpenzimi është enorm.
Urgjentisht të ndalet shpenzimi i panevojshëm, uji i pijes të përdoret vetëm për nevoja esenciale.
KRU “Gjakova” Sh.A.
05.09.2024.