Vazhdon procesi i çkyçjeve në terren.

KRU “Gjakova” ka vijuar me procesin e çkyçjeve në terren, këtë herë në Njësinë e Rahovecit.
Vetëm brenda ditës së sotme janë ekzekutuar 15 çkyçje të konsumatorëve me borxhe të papaguara. Ky proces po realizohet përmes vendosjes së bllokuesve, ndërsa çdo tentativë për dëmtimin apo heqjen e tyre përbën vepër penale dhe do të trajtohet sipas ligjit. Ftojmë të gjithë konsumatorët që të kryejnë obligimet e tyre me kohë, për të shmangur ndërprerjen e shërbimit.
Çkyçjet do të vazhdojnë në baza ditore në të gjithë zonën tonë të shërbimit.
Për një furnizim të qëndrueshëm me ujë, të gjithë duhet të përmbushim detyrimet ndaj ujit të shpenzuar!

Pikat e Shitjes së KRU “Gjakova” SH.A.

Pikat e Shitjes së KRU “Gjakova” SH.A.
KRU “Gjakova’’ në të gjithë zonën e saj të shërbimit posedon 11 pika arkëtimi, në mënyrë që konsumatorët të kenë qasje më të afërt në kryerjen e pagesave si dhe të marrin shërbimet që ju nevojiten.
Në Komunën e Gjakovës ndodhen Zyrat Qendrore të KRU “Gjakova” saktësisht në Rr: ”UÇK”.
Po ashtu në Komunën e Gjakovës kompania posedon dhe 4 pika të shitjes ku ju mundë të kryeni pagesat tuaja.
1. Pika e shitjes, Rr: ”Mbretëresha Teuta” (Te Keds).
2. Pika e shitjes, Rr: ”Anton Qeta” (Banesat Kineze).
3. Pika e shitjes, Rr: ”Abedin Tërbeshi”(Lagjja e Hadumit).
4. Pika e shitjes, Rugovë në Rr: “Haxhi Hoti”.
– Reka e Keqe,
KRU “Gjakova” posedon Objektin Administrativ në Fshatin Batushë si dhe Piken e shitjes në Fshatin Ponoshec, saktësisht në Rr: ”Ramiz e Shefqet Rexha”.
-Njësia Rahovec,
Objekti i Drejtorisë së KRU “Gjakova” në njësinë e Rahovecit ndodhet në Rr: “Shejh Myhedini”.
Pika të shitjes:
1. Pika e shitjes në qendër të qytetit të Rahovecit, Rr: ”Avdullah Bugari” (Përball Keds).
2. Pika e shitjes në fshatin Ratkoc. (Qendër te Rrethi).
3. Pika e shitjes në Xërxë. (Qendër).
-Njësia Prizren,
Objekti i Drejtorisë në Njësinë e Prizrenit ndodhet në Rr: ”Wesley Clark” (Ortakoll).
Pika të Shitjes;
1.Pika e shitjes në Krushë të Madhe, Rr: ”Fitim Duraku”.
2. Pika e shitjes në Piranë, Rr: ”Çlirimi”.
3. Pika e shitjes në Romaj, Rr: ”Gjimnazisti”.
Kryeni ç’do muaj pagesat obligative kundrejt ujit të shpenzuar.
KRU “Gjakova” SH.A.
03.03.2025.

Aksion për çkyçje nga rrjeti i Ujësjellësit!

Ekipet e çkyçjes nga KRU “Gjakova” kanë nisur një aksion për çkyçjen nga rrjeti i ujësjellësit për të gjithë konsumatorët të cilët kanë borxhe të grumbulluara dhe nuk kanë kryer obligimet.
Vetëm gjatë ditës së sotme janë realizuar rreth 30 çkyçje në terren, duke përfshirë biznese dhe amvisëri. Aksioni do të vazhdojë edhe në ditët në vijim në të gjithë zonën tonë të shërbimit: Gjakovë, Rahovec dhe Prizren.
Për të shmangur ndërprerjen e furnizimit, ftojmë të gjithë konsumatorët debitorë që të kryejnë pagesat sa më parë ose të ri programojnë borxhin e tyre me këste në të kundërtën jemi të obliguar që të aplikojmë çkyçjen nga rrjeti i ujësjellësit.

Drejtë finalizimit të një tjetër projekti të rëndësishëm.

Po vazhdojnë punimet e projektit; “Ndërtimi i Rrjetit dhe Stacioni i Pompave Shtytëse për SPK në Qafë Morinë”!
Deri më tani është realizuar shtrirja e gypit PE 100 RC type 2 DN 63/10 bar, prej L=3340 m’.
Pas shtrirjes së gypit do realizohet, ndërtimi i Stacionit të Pompimit. Sipas planit dinamik punimet pritet të finalizohen me 21 Mars 2025.
Ky projekt jetik për Pikën Doganore realizohet si bashkëfinancim, në mes të KRU “Gjakova” me 51% dhe Policia e Kosovës me 49%, vlera totale e projektit 79,362.96€.
KRU Gjakova mbetet e përkushtuar për të sjellë zgjidhje të qëndrueshme aty ku është e nevojshme!

Kryeni pagesat obligative kundrejt ujit të shpenzuar!



Departamenti Komercial ju njofton se gjatë gjithë kohës është në përgatitje dhe dërgim të lëndëve tek përmbaruesi po ashtu çkyçje nga rrjeti i ujësjellësit për konsumatorët borxhlinj.
Ftojmë të bëni pagesat për arsye të mos grumbullimit të borxhit, po ashtu ekziston mundësia e ri programimit të borxhit me këste deri në 36 muaj.
Për çdo informacion shtesë mund të drejtoheni në zyrat tona për Shërbime me Konsumatorë,
Gjakovë. Rr: “Uçk-së”. Nr.7.
Rahovec. Rr: “Sheh Myhedini”.
Prizren. Rr: “Wesley Clark”.
Po ashtu mund të telefononi në numrat tanë kujdestar,
0390-310-513 si dhe 0390-310-201.
Adresa elektronike;
[email protected]

Një nga objektivat e mbikëqyrjes nga laboratorët e akredituar të KRU “Gjakova” sh.a

Një nga objektivat e mbikëqyrjes nga laboratorët e akredituar të
KRU “Gjakova” sh.a është edhe sigurimi i kualitetit të ujit në rrjetin shpërndarës. Kësaj mbikëqyrje i paraprin procedura e mostrimit, e më pas ajo e testimit dhe analizimit të mostrave sipas metodave standarde.
Procesi i mostrimit përveç se bëhet në Stacionin e Filtrimit gjatë 24 orëve në të gjitha fazat e trajtimit të ujit, ky proces kryhet edhe në mbi 100 pika mostrimi të rrjetit shpërndarës, duke përfshirë komunën e Gjakovës, Rahovecit dhe një pjesë të komunës së Prizrenit, po ashtu dhe ujërat e disa burimeve në këto komuna. Numri i këtyre pikave është proporcional me numrin e konsumatorëve.
Testimet më të rëndësishme që përdoren në mbikëqyrjen e cilësisë së ujit janë:
-Mostrimet mikrobiologjike (hetimi i kualitetit të ujit përmes indikatorëve bakteriologjikë).
-Mostrimet për kualitetin fizik të ujit (temperatura, era, ngjyra, shija, turbiditeti, konduktiviteti, ph, etj).
-Mostrimet për hulumtimin e kualitetit kimik të ujit të pijes (klori i lirë, amoniaku, nitratet, nitritet, hekuri, mangani, alumini, kloridet etj).
Vazhdojmë angazhimin përmes stafit tonë profesional duke sjellë ujë të pastër dhe cilësorë në krojet tuaja.

Vazhdojnë punimet nga fshati Zojzë në drejtim të fshatit Medvec të Komunës së Prizrenit.

Vazhdojnë punimet nga fshati Zojzë në drejtim të fshatit Medvec të Komunës së Prizrenit.
Në vazhdën e projekteve si bashkëfinancim me Ministrinë e Ekonomisë, KRU “Gjakova” dhe Komuna e Prizrenit, vazhdojnë punimet në realizimin e projektit – “NDËRTIMI I RRJETIT TË UJËSJELLËSIT PËR FSHATRAT; KRUSHË E MADHE, PIRANË, ZOJZË DHE MEDVEC”! Deri më tani nga shtrirja e gypit furnizues nga profili DN 400mm deri në DN 25mm/16 bar janë ekzekutuar L=4.450m gjatësi.
Sipas marrëveshjes në realizimin e këtij projekti Ministria e Ekonomisë do të participojë me 700.000.00 euro, KRU “Gjakova” me 300.000.00 euro po ashtu Komuna e Prizrenit me 300.000.00 euro. KRU “Gjakova”, mbetet e përkushtuar në realizimin e synimeve të saja, në zgjerimin dhe përmirësimin e zonës së furnizimit me ujë cilësorë si dhe shërbime efikase për të gjithë konsumatorët e saj.