Kujdesuni për ujëmatësit!
Kujdesuni për ujëmatësit!
Me rënjen e temperaturave, KRU “Gjakova” apelon që të shtoni kujdesin ndaj ujëmatësve , sidomos ju që ujëmatësit i keni të vendosur në ambiente të hapura.
Mbështillni mirë ujëmatësit tuaj dhe pjesët përcjellëse sepse ngrirja e tyre mundë të shkaktojë defekte-dëmtime të pjesëve hidro-teknike. Rreziku i dëmtimit të ujëmatësve mund të jetë i madh (plasaritja e xhamave nga ngricat), kjo ndikon përveç tjerash edhe në humbjen e një sasie të konsiderueshme të ujit.
Ndërmerni masat e nevojshme për sigurimin e pusetave (pastrimin nga uji, mbështjelljen e ujëmatësve me lesh xhami apo edhe në mënyra të tjera rrethanore).
Njëkohësisht apelojmë te konsumatorët që mos të bëjnë shpenzime të panevojshme duke lënë krojet hapur në mënyrë që furnizimi të jetë i barabartë për të gjithë.
KRU “Gjakova” falënderon të gjithë konsumatorët për bashkëpunim dhe mirëkuptim.
KRU “Gjakova” SH.A.
08.02.2023
Comments for this post are closed.