Njoftim

Njoftohen të gjithë konsumatorët e KRU Gjakova se siç e dini uji i pijshëm është i cilësisë së lartë, dhe i dëshmuar sipas analizave të bëra në laboratorin tonë por dhe nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik - të cilët bëjnë rregullisht analizat e ujit.

Cilësia e Ujit tonë gjithmonë ka qenë dhe është shembull në Kosovë dhe Rajon.

Me vërejtjen e disa konsumatorëve tanë, të cilët i kemi të shenjtë, ne gjithmonë mundohemi maximalisht që të ju kthejmë përgjigje në kërkesat e tyre.

Ata këtë herë kanë kërkuar sqarime përse në disa lokale në Gjakovë, kualiteti i ujit nuk është i cilësisë së lartë. Ne ishin në ato lokale, dhe i bëmë analizat, ku konstatuam që uji që ato lokale përdorin nuk është ujë nga rrjeti jonë i ujësjellësit por nga puset e tyre vetanake.

Si Kompani për këtë qështje i kemi njoftuar Inspektorat Sanitarë, dhe si Kompani lusim Konsumatorët që të bëjnë mirë përzgjedhjen e lokaleve, ose të pyesin për burimin e tyre të furnizimit me ujë, sepse në të kundërten ne nuk mbajmë përgjegjësi për ujin që nuk është nën kontrollën tonë.

TETORI – Muaj Feste për mijëra banorë të Rekës së Keqe

Menaxhmenti i KRU Gjakova në krye me Kryeshefin Ekzekutiv z.Ismet Ahmeti falenderon të gjithë të pranishmit që dje na nderuan me pjesëmarrje në debatin publik të organizuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësiror.

Z.Ahmeti falenderon Kryetarin e Komunës së Gjakovës z.Ardian Gjini, përfaqësuesit e MMPH-së, e veçanërisht përfaqësuesit e 32 Fshatrave të Rekës së Keqe që me prezencën dhe debatin e tyre i dhanë jehonë këtij projekti madhor dhe dhanë përkrahjen e tyre në punën e palodhshme të Kryeshefit Ekzekutiv të KRU Gjakova i cili premtoj që ky projekt do të finalizohet në Tetor 2019.

Ëndërra e dhjetra viteve, e cila këtyre mijëra banorëve iu ka mbetur vetëm një premtim i thyer në sirtar do të bëhet realitet në pak muaj, dhe shumë shpejtë ata do të marrin epitetin e Ri - Konsumatorë të KRU Gjakova.

Njoftim për Konsumatorë

KRU Gjakova njofton konsumatorët që Autoriteti Rregullator i Ujit, ka marrur vendim që të gjitha Kompanitë të bëjnë largimin e kutive të ankesave të konsumatorëve me datë 20.07.2019, të cilat janë të vendosura me nenin 16 paragrafin 2 të Rregullores 01/2016 për Komisionin Këshillues të konsumatorëve për Shërbime të Ujit në Kosovë.

Më poshtë gjeni vendimin dhe arsyetimin për këtë vendim.

​30 fshatra të Rekës së Keqe në Tetor kyçen në ujësjellës

Kryetari i komunës së Gjakovës Ardian Gjini paralajmëroi se më 1 tetor të këtij viti rreth 30 fshatra të Rekës së Keqe do të kyçen në sistemin e ujit të pijes për herë të parë nga KRU Gjakova.

Këto komente kryetari Gjini i ka bërë në debatin publik për raportin e vlerësimit të ndikimit në mjedis për ndërtimin e ujësjellësit për rajonin e Rekës së Keqe dhe lugut Cërragojës. Edhe Ismet Ahmeti kryeshef ekzekutivi  i KRU Gjakova, vlerësoi se projekti do të jetë i gatshëm deri në Tetor, i cili nuk paraqet implikime negative.

Ndërsa, Demë Haziri qytetar shprehet optimist se premtimi i dhënë nga kryetari i Gjakovës do të realizohet 100 përqind, dhe vlerësoi se ky projekt ka qenë mjaft i nevojshëm.

Ndërsa, banorët tjerë shprehën frikën se komuna e Junikut do të jetë pengesë në realizimin e këtij projekti, por kryetari i Gjakovës theksoi se nuk do të ketë as një pengesë nga Juniku.

Edhe përfaqësues të Ministrisë së Mjedisit deklaruan se projekti në fjalë është i lejuar dhe nuk paraqet ndikime negative.

Ndërsa, Selim Gola qytetar ka pyetur rreth ndikimeve për rrjetin e ujërave të zeza, ku për këtë kryetari Gjini tha se deri në vitin 2021 do të zgjidhet edhe çështja e ujërave të zeza. /KosovaPress/

Apel për konsumatorët që të mos e keqpërdorin ujin

Gjatë stinës së verës rritet përdorimi i ujit të pijshëm por edhe keqpërdorimi i tij.

Andaj me qëllim të furnizimit me sasi të mjaftueshme dhe të barabartë për të gjithë konsumatorët kompania rajonale e ujësjellësit Gjakova apelon që të racionalizojnë shpenzimin e ujit të pijes nga rrjeti i ujësjellësit me qëllim të furnizimit në sasi të nevojshme dhe shpërndarjes së barabartë për të gjithë konsumatorët në këtë periudhë të verës dhe që konsumatorët në pika më të larta të mund të furnizohen rregullisht me ujë të pijes nga KRU Gjakova në apelojmë që të gjithë këta konsumatorë që të racionalizojnë shpenzimin e ujit të pijes nga rrjeti i ujësjellësit.

Ne me theks të veçantë duhet të njoftojmë konsumatorët e zonës së Cermianit, të Hoqës së Madhe, të Opterushës, të Damian 3, të Drenocit, që kohët e fundit janë ngritur disa shqetësime për shpenzim enorm të ujit në këto zona, tha Kaltrina Rudi-Nikoliqi, zëdhënëse e KRU Gjakova. Rudi-Nikoliqi tha se ekipet përgjegjëse janë mobilizuar dhe po bëjnë inspektimin e gjendjes në terren.

Njoftojmë konsumatorët që janë në fuqi ndalesat për keqpërdorimin e ujit të pijes dhe veçanërisht në këtë stinën e verës që gjatë periudhës së emergjencës dhe për shkak të thatësirës duhet respektuar aplikimi i ndalesave të përdorimit të ujit të pijes nga rrjeti i ujësjellësit për ujitjen e arave, spërkatjen e paautorizuar të rrugëve dhe trotuareve, ujitjen e kopshteve, autolarje dhe çfarëdo shfrytëzimi jo i domosdoshëm, tha ajo.

Për mosrespektimin ndaj këtyre ndalesave, personat që identifikohen duke keqpërdorur ujin e pijes nga rrjeti i ujësjellësit do të pasojnë gjobat e parapara sipas akteve ligjore. /KosovaPress/

Njoftim

KRU Gjakova njofton konsumatorët që sot me dt. 03.07.2019 prej orës 10:00 - 15:00 jemi të detyruar të bëjmë ndërprerjen e ujit në fshatin Doblibare.

Ndërprerja bëhet për shkak të ekzekutimit të punimeve në fshatin Doblibare nga ana e CDI Zvicerane për zvogëlimin e ujit të pafaturuar, ku është paraparë ekzekutimi i pusetës së re me të gjitha pjesët fazonike, me ç'rast do të bëhet prerja e gypit të vjetër dhe lidhja në pusetë me pjesët e reja.

Ju faleminderit per mirëkuptim.

Faleminderit Blerina Radonqi

Kur njerëzit si Blerina Radonqi largohen duke lënë pas falenderime.

Sot Blerina Radoniqi e cila punon që 6 Vite në KRU Gjakova, me vetë dëshirë shkëput marrëdhënjen e punës me KRU Gjakova.

Më poshtë gjeni letër falenderimin që Blerina ja adresoi Kryeshefit të KRU Gjakova z.Ismet Ahmeti, i cili u shpreh shumë i kënaqur që një punëtore e zellshme si Blerina largohet me plot falenderime.
Kryeshefi nuk u shpreh shumë i lumtur që punëtorë meritor si Blerina të na largohen nga Kompania, por i uroj asaj suksese në jetë dhe punë.

Pak biografi nga punëtorja Blerina Radoniqi.

Blerina u lind dhe u rrit në Gjakovë ku dhe kreu shkollën fillore dhe të mesme. Studimet universitare dhe pas universitare i përfundoi në Prishtinë - dega Inxhinieri e Mjedisit.

Në KRU Gjakova u punësua në vitin 2013.
Fillimisht punoi si Ekologe, pastaj ishte Shefe e Stacionit të Filtrimit, pastaj Shefe e Digës dhe Liqenit, pastaj si Zëdhënëse dhe vitet e fundit punoi si Menaxhere e Zyrës për Marrëdhënie me Konsumatorë.

Blerina njihet në Kompani si grua e thjeshtë dhe shumë Punëtore.
Punët dhe detyrat e saj i ka kryer gjithmonë me shumë përgjegjësi.

Menaxhmenti dhe gjithë kolegiumi duke ndarë fjalët më të mira për të, sot përshëndeten duke i uruar jetë të mbarë dhe gjithmonë suksese në secilën detyrë që merr përsipër.

Sot është mbajtur takim me përfaqësuesit e fshatrave

Sot është mbajtur takim me përfaqësuesit e fshatrave të Rekës së Mirë me ftesë të Kryeshefit Ekzekutiv z.Ismet Ahmeti.

Kryeshefi Ekzekutiv uron të gjithë banorët e fshatrave të Rekës së Mirë për jetësimin e ëndërrës së kahmotshme.

Më gjërësisht se çka u urua dhe u udhëzua në këtë takim ju ftojmë ta ndiqni edicionin e lajmeve në Tv Syri Vision.